Author: korrektpress

Ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska thotë se në kushte të pasigurisë globale, korrigjime të caktuara në parashikimet buxhetore janë të mundshme, por përparësia mbetet ruajtja e stabilitetit fiskal dhe mbrojtja e standardit të jetesës së qytetarëve.Ajo tregoi se Ministria e Financave është e fokusuar në mbajtjen e deficitit buxhetor brenda kornizës së planifikuar, dhe fondet do të drejtohen drejt prioriteteve kryesore – pagesa e rregullt e pagave, pensioneve dhe ndihmës sociale.”Fakti është se këtë vit duhet të paguajmë detyrimet prej mbi dy miliardë eurosh dhe kjo është diçka që duhet bërë në kohë. Si çdo familje, kur merrni një kredi,…

Read More

Aleanca ushtarake NATO ka njoftuar se ka tërhequr të gjithë trupat e saj nga misioni këshillues në Irak, një vendim që pasqyron ndryshimet e fundit në prezencën ushtarake ndërkombëtare në rajon.Një zyrtar i NATO-s, i cili foli në kushte anonimiteti, tha se tërheqja përfshinte “disa qindra” trupa, shkruan skynews. Ky vendim vjen pasi disa vende anëtare, përfshirë Poloninë, Spanjën dhe Kroacinë, kanë njoftuar së fundmi se kanë tërhequr trupat e tyre nga Lindja e Mesme, duke treguar një trend të reduktimit të prezencës ushtarake të huaj në rajon.Megjithatë, NATO nënvizon se misioni i saj nuk është ndërprerë plotësisht. Aktivitetet këshillimore…

Read More

Traileri i filmit “Spider-Man: Brand New Day” është shënuar tashmë në histori si traileri më i shikuar i të gjitha kohërave.Videoja e publikuar nga kompania Sony Pictures të mërkurën në mëngjes arriti deri në 718.6 milionë shikime në 24 orët e para (gjithsej në të gjitha platformat).Kjo tejkaloi rekordin e mëparshëm të mbajtur nga trailer-i i “Deadpool & Wolverine” me 365 milionë shikime.Është interesante që filmi i ri “Spider-Man” ka mbledhur tashmë 373 milionë shikime në tetë orët e para, duke tejkaluar kështu rezultatin e filmit “Deadpool 3”, traileri i të cilit u prezantua gjatë Super Bowl në vitin 2024.Përpara…

Read More

Një punonjës i shërbimit të kontrollit të parkimit në komunën e Thônex, me shtetësi zvicerane dhe origjinë shqiptare, pretendon se ka qenë viktimë e racizmit dhe diskriminimit për shkak të prejardhjes dhe fesë së tij. Lajmi është raportuar nga Blick.Sipas tij, ai është përballur me komente fyese dhe sjellje diskriminuese nga kolegët dhe eprorët, përfshirë edhe drejtues të shërbimit. Punonjësi, i cili ndodhet në pushim mjekësor që nga dhjetori, ka paralajmëruar se do të paraqesë kallëzim penal.“I izoluar dhe i poshtëruar”Në një nga incidentet e përshkruara, gjatë një darke mes kolegësh në nëntor 2024, ai refuzoi të konsumonte mish derri…

Read More

Barcelona është në kërkim të një mbrojtësi qendror të ri dhe në këtë fazë objektivi kryesor është Alessandro Bastoni i Interit.Megjithatë, ekzistojnë dyshime serioze nëse reprezentuesi italian mund të transferohet në ‘Camp Nou’, pasi çmimi i tij pritet të jetë shumë më i lartë sesa mundësitë financiare të klubit katalanas.Edhe pse është raportuar se Interi mund të pranojë oferta mbi 50 milionë euro, sipas Estadio Deportivo, klubi italian kërkon një paketë totale rreth 100 milionë euro, një shumë që Barcelona nuk mund ta përballojë, sidomos duke pasur parasysh se planifikon edhe transferimin e një sulmuesi qendror.Për këtë arsye, Barcelona ka…

Read More

Përfaqësues të Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane, të kryesuar nga Martin Vulaj, kanë qëndruar sot për një vizitë në Departamentin Amerikan të Shtetit ku kanë biseduar për rreth dy orë për Kosovën, Serbinë e Shqipërinë.Në këtë takim ka marrë pjesë zyrtari i DASH, Andrew Caruso, i cili ka marrë portofolin e Kosovës pas largimit të Anne Morrison.AARC ka njoftuar se në këtë takim është përfaqësuar nga Presidenti Martin Vulaj dhe Vehbi Bajrami, ish-shefi i Shërbimit në Zërin e Amerikës dhe anëtari më i ri i Bordit të AARC-së.“Ndër temat kryesore të diskutuara ishin shqetësimet e përbashkëta të sigurisë, rruga e mundshme…

Read More

Brenda 12 orëve, mbi 20.000 qytetarë të Maqedonisë vendosën të kalojnë festën jashtë vendit. Nga MPB thonë se 3040 shtetas të Maqedonisë dhe 4430 shtetas të huaj kanë lëshuar vendin nga kufiri i Bllcës.“Në vendkalimin kufitar Bllacë nga ora 12:00 dje deri sot deri në orën 12:00, në vend kanë hyrë 1979 shtetas të Maqedonisë dhe janë larguar 3040 shtetas të Maqedonisë. Sa i përket shtetasve të huaj, në të njëjtën periudhë 6339 kanë hyrë në vendin tonë dhe 4430 janë larguar nga vendi ynë,” deklaroi Goce Andreevski, zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Brendshme.Përmes vendkalimit Bogorodicë, 7945 shtetas tanë…

Read More

Mesfushori shqiptar Granit Xhaka, ka ndarë një rrëfim emocional për të kaluarën e tij, duke folur për sakrificat e mëdha të prindërve dhe vështirësitë e fëmijërisë që, sipas tij, kanë ndikuar drejtpërdrejt në formimin e karakterit të tij si futbollist dhe si njeri.Në një intervistë të gjatë të publikuar nga faqja zyrtare e Ligës Premier, Xhaka u shpreh se përvojat e hershme e kanë ndihmuar të zhvillojë ndjenjën e përgjegjësisë dhe lidershipit që në moshë shumë të re.Gjatë intervistës, mesfushori rrëfeu momentet e vështira të fëmijërisë, duke treguar për jetën e përditshme dhe angazhimin e prindërve të tij për të…

Read More

Chuck Norris, mjeshtër i arteve marciale dhe një nga ikonat më të njohura të filmave aksion, ka ndërruar jetë në moshën 86-vjeçare.Sipas njoftimit të familjes së tij, Norris ishte shtruar në spital në Havai të enjten, ndërsa sot është bërë e ditur se ai ka ndërruar jetë në orët e mëngjesit. Në deklaratë thuhet se ai u nda nga jeta i rrethuar nga familjarët dhe në paqe.“Edhe pse do të donim t’i mbanim rrethanat private, duam që ta dini se ai ishte i rrethuar nga familja dhe u largua në paqe”, thuhet në reagimin e familjes.Lajmi për vdekjen e tij…

Read More

Një grup besimtarësh myslimanë në Prizren kanë zgjedhur një mënyrë të veçantë për ta falur Namazin e Fitër Bajramit, duke i dhënë kësaj dite një dimension simbolik përtej aspektit fetar.Gjatë faljes, imami që udhëhoqi ceremoninë u pa me plis në kokë, në të cilin mbante simbolin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), një element që tërhoqi vëmendjen e të pranishmëve.Ky veprim u interpretua nga disa si një ndërthurje e identitetit fetar me atë kombëtar, ndërsa të tjerë e panë si një formë shprehjeje simbolike në një ditë feste për besimtarët myslimanë.Fitër Bajrami, një nga festat më të rëndësishme në kalendarin…

Read More