La Liga sjell sot katër përballje mjaft interesante në programin e së shtunës, me emocione që nisin që në orët e hershme të pasdites dhe kulmojnë në mbrëmje.
Programi hapet nga ora 14:00, ku Alaves është nikoqir i Deportivo La Corunës në një duel ku të dyja skuadrat synojnë pikë të rëndësishme.
Nga ora 16:15 luhet sfida mes Rayo Vallecanos dhe Valencias, në një përballje që pritet të jetë e luftuar dhe me ritëm të lartë, transmeton IndeksOnline.
Vëmendja kryesore e pasdites shkon te derbi i zjarrtë i Andaluzisë mes Sevillës dhe Real Betisit, i cili zhvillohet duke filluar nga ora 18:30 dhe tradicionalisht sjell atmosferë të jashtëzakonshme dhe rivalitet të madh.
Ndërkohë, mbrëmja mbyllet nga ora 21:00, ku Real Madridi pret Celta Vigon në “Santiago Bernabeu”, me “Mbretërit” që kërkojnë fitoren përpara tifozëve të tyre.
Orari i plotë i ndeshjeve të sotme në La Liga:
- 14:00 Deportivo Alavés – Deportivo La Coruña
- 16:15 Rayo Vallecano – Valencia
- 18:30 Sevilla – Real Betis
- 21:00 Real Madrid – Celta Vigo

