KORREKT / SOT21 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Dita e fundit e vizitës humanitare – Jakup Krasniqi mbërrin te familja në Velani

Dita e fundit e vizitës humanitare – Jakup Krasniqi mbërrin te familja në Velani

Ish-kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, ka mbërritur edhe mëngjesin e sotëm në shtëpinë e tij në Velani të Prishtinës.

Aty do të pritet nga familjarët e tij, duke përmbyllur kështu vizitën e tij katër-ditore në Kosovë, e cila iu mundësua nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë për arsye, siç u tha, humaniare.

Është mësuar se arsye e kësaj vizite është gjendja shëndetësore e bashkëshortes së tij, Sevdijes.

Tre ditët e kaluara, Krasniqi është sjellë në shtëpinë e tij në Velani nën shoqërimin e forcave të EULEX-it.

Ditën e kalonte te familja, kurse natën në ambientet e EULEX-it.

Ish-zëdhënësi i UÇK-së do ta përfundojë vizitën në Kosovë sot në orën 14:00, teksa në orën 15:00 do të niset për në Hagë me një aeroplan special. /Klankosova.tv

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.