Dy aktoret e njohura të serialit “Desperate Housewives”, Teri Hatcher dhe Vanessa Williams, ishin ndër emrat që spikatën në tapetin e kuq të “Royal Variety Performance 2026”, organizuar të premten në mbrëmje në Royal Albert Hall të Londrës.
Teri Hatcher, 61 vjeçe, zgjodhi një fustan të gjatë në ngjyrë mustardë, me pelerinë elegante që i zgjatej pas shpine.
Aktorja, e njohur për rolin e Susan Mayer, e kompletoi paraqitjen me një gjerdan argjendi dhe bizhuteri me diamante, shkruan DailyMail.
Ndërsa Vanessa Williams, 63 vjeçe, e cila interpretoi Renee Perry në serial, u shfaq me një fustan të purpurt pa rripa, të kombinuar me një shall të gjatë në të njëjtën ngjyrë.
Këngëtarja ishte gjithashtu pjesë e programit artistik të mbrëmjes, ku pritej të performonte hitin e saj “Save The Best For Last”.
Në këtë event morën pjesë edhe emra të tjerë të njohur, mes tyre Mbretëresha Camilla dhe Mbreti Charles III.
Camilla zgjodhi një fustan blu të errët, të shoqëruar me një shall të gjatë, ndërsa Emma Weymouth u paraqit me një fustan blu me detaje të punuara në pjesën e jakës dhe doreza të gjata.
Mes të ftuarve dhe artistëve të mbrëmjes ishin gjithashtu Sam Ryder, Idina Menzel, James Blunt, Jason Manford dhe anëtarët e grupit Steps. /Telegrafi/

