KORREKT / SOT21 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Jakup Krasniqi mbërrin në shtëpinë e tij në Velani në ditën e katërt të vizitës

Jakup Krasniqi mbërrin në shtëpinë e tij në Velani në ditën e katërt të vizitës

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka mbërritur sërish në shtëpinë e tij në lagjen Velania të Prishtinës, në ditën e katërt të vizitës së tij humanitare në Kosovë.

Edhe në mëngjesin e së shtunës, Krasniqi është shoqëruar nga pjesëtarë të EULEX-it, ndërsa në zonën përreth shtëpisë janë të pranishme forca të shtuara të policisë.

Krasniqi u kthye në Kosovë të mërkurën, pasi Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ia lejuan një vizitë familjare për arsye bindëse humanitare.

Gjatë tri ditëve të para, ai ka qëndruar për disa orë në shtëpinë e tij, pranë familjarëve, ndërsa në mbrëmje është dërguar në objektet e EULEX-it në Fushë Kosovë, ku e ka kaluar natën nën mbikëqyrje.

Vizita iu mundësua pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore të bashkëshortes së tij./RTK

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.