- Makina bie në greminë, një viktimë dhe dy të lënduar në Mirditë
- “Sulmi ndaj njërit është sulm ndaj të gjithëve” – aleanca e re e mbrojtjes mblidhet nesër në Stamboll
- Betim Fazliji drejt largimit nga St. Gallen, në negociata me klubin tjetër zviceran
- U përfol se janë rrahur me Jozin, Edi shfaqet me fashë në kokë në Tiranë një ditë pas aludimeve
- Kostovski dhe Kryeziu arsyetojnë mbylljen e paraleles, zëvendësministri Sulejmani: Paralelja shqipe në Penko s’duhet të mbyllet
- Bebe Rexha feston ditëlindjen e 37-të me fotografi provokuese nga New Yorku, shfaq me krenari linjat e trupit në pozat me bikini
- Vetëm 12 metra mbi stadium, aeroplanët dhurojnë spektakël për tifozët në Afrikën e Jugut
- Zjarr në deponinë e mbeturinave në Trokan, kryetari i Dragashit bën apel për ndihmë
Author: korrektpress
Me rastin e sezonit veror dhe ardhjes së mijëra bashkatdhetarëve në Kosovë, Prishtina Mall organizoi aktivitete të veçanta mirëseardhjeje në Pikën Kufitare të Merdarës, Morinë dhe në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.Në një atmosferë mikpritëse, bashkatdhetarët u pritën me pije freskuese “Lemon Soda” dhe morën informacione rreth aktiviteteve, ofertave dhe mundësive të argëtimit që ofron Prishtina Mall gjatë sezonit veror. Kjo iniciativë kishte për qëllim të shprehë mirënjohjen dhe vlerësimin për diasporën, e cila vazhdon të japë një kontribut të rëndësishëm për Kosovën.Aktiviteti tërhoqi vëmendjen e një numri të madh të bashkatdhetarëve, të cilët ndaluan për t’u freskuar dhe…
Pas gati një muaji, qytetarët e Gostivarit mund ta përdorin sërish ujin nga ujësjellësi për pije. – YouTube www.youtube.com Nga Shtabi Kryesor për Menaxhimin e Krizave njoftuan se rezultatet më të fundit të analizave kanë konfirmuar se uji është mikrobiologjikisht dhe bakteriologjikisht i rregullt.Me këtë janë plotësuar kushtet që uji në Gostivar të përdoret përsëri për konsum. Drejtori i Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari tha se rezultatet e fundit kanë konfirmuar sigurinë e ujit, ndërsa autoritetet u rekomandojnë qytetarëve që, para se ta përdorin për pije, ta lënë ujin të rrjedhë mirë nga çezmat.“Nga sot uji në Gostivar është i…
Mes aromës së detit dhe ritmit dinamik të ditëve verore, Green Coast riktheu për të pestin vit radhazi një prej traditave më të dashura kulturore, Panairin e Librit.Për 4 ditë radhazi, shëtitorja buzë detit u kthye në një hapësirë të hapur leximi dhe takimi, ku pushuesit dhe vizitorët patën mundësi të zbulonin tituj të rinj, të riktheheshin te autorët e tyre të preferuar dhe ta bënin librin pjesë të natyrshme të pushimeve. I organizuar nga Green Coast në bashkëpunim me shtëpinë botuese “Albas” dhe shkrimtaren Rita Petro, panairi solli një përzgjedhje të larmishme titujsh nga letërsia shqipe dhe ajo e…
Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka caktuar një muaj paraburgim ndaj Fehim Salit, i cili dyshohet për kryerjen e veprës penale “Spiunazhi”, sipas nenit 124, paragrafi 3 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.Vendimin e ka marrë më 14 gusht gjyqtari i procedurës paraprake, Kushtrim Shyti, pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.Sipas aktvendimit, paraburgimi do të llogaritet nga 13 gushti 2026, kur Sali ishte arrestuar, dhe do të zgjasë deri më 13 shtator 2026.Gjykata ka vlerësuar se ekziston dyshim i bazuar se Sali ka hyrë në shërbim informativ të huaj, ka mbledhur të dhëna për…
Sistemi i ri ATM (Air Traffic Management-Menaxhimi i Trafikut Ajror) në M-NAV është vënë në përdorim të plotë, përcjell TV21. Sipas autoriteteve, kjo mundëson rritjen e sigurisë, besueshmërisë dhe efikasitetit në menaxhimin e trafikut ajror.Ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski, bëri të ditur se gjatë gjashtë muajve të parë të vitit 2026, mbi hapësirën ajrore të Maqedonisë së Veriut janë realizuar rreth 173 mijë fluturime, 12.2 për qind më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Vetëm gjatë korrikut janë regjistruar rreth 42 mijë fluturime.“Sistemi ATM është një zgjidhje teknologjike që do të kontribuojë drejtpërdrejt në një nivel…
Komunikimi me adoleshentët ndonjëherë mund të jetë sfidues, veçanërisht kur fëmija juaj fillon të tërhiqet dhe të flasë gjithnjë e më pak me prindërit e tij. Ndërsa është e natyrshme të duash të zbulosh se çfarë po ndodh dhe të bësh më shumë pyetje, kjo qasje mund të ketë efekt të kundërt. Psikologia Jaimie Bloch ka përshkruar pesë gjëra që prindërit mund të bëjnë kur fëmija i tyre ndalon së foluri me ta.Pesë mënyra për të rivendosur komunikiminSipas Bloch, tërheqja dhe nevoja për privatësi mund të jenë një pjesë normale e zhvillimit të adoleshencës. Në vend që të këmbëngulin në…
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka denoncuar në Inspektoratin Policor të Kosovës një zyrtar policor, të cilin e akuzon se e ka cenuar fizikisht gjatë seancës plenare në Kuvendin e Kosovës. Musliu ka kërkuar hetim për veprimet e policit, por edhe sqarim institucional se kush e ka urdhëruar ose ftuar Policinë në sallën e Kuvendit.Musliu tha se ka kërkuar hetim për policin i cili siç tha “më cenoi fizikisht në vendin tim të punës, saktësisht në sallën e seancës plenare”.“Sot, së bashku me Sekretaren e Përgjithshme të Partisë, Vlora Çitaku, denoncuam në Inspektoratin Policor të Kosovës…
Feronikeli 74’ do të jetë nikoqir i Gjilanit me fillim nga ora 16:30 në kuadër të ndeshjes hapëse për sezonin 2026/2027 në Superligën e Kosovës.Skuadra nga Drenasi pasi e siguroi rikthimin në elitën e futbollit kosovar, synon që ta nis sezonin e ri me fitore.Gjilani në anën tjetër me shumë ndryshime në përbërje pasi pati disa largime dhe prurje të reja, kërkon po ashtu ta nis me këmbë të mbarë kampionatin.Të dy trajnerët Elon Berisha dhe Debatik Curri kanë vendosur ta nisin ndeshjen me lojtarët më të mirë në dispozicion.Formacionet zyrtare:Feronikeli ’74: Pas pak…Gjilani: Coric; Limani, Krivanjeva, Jashari; Thaqi, Boshnjaku,…
Edhe automjetet e përdorura, të vjetra deri në 20 vjet, mund të kenë funksionin Auto Hold, i cili e lehtëson ndjeshëm drejtimin e përditshëm, veçanërisht në rrugët me pjerrësi.Edhe pse disa shoferë nuk janë të familjarizuar me të, butoni Auto Hold është një funksion shumë praktik që ofron më tepër rehati dhe siguri. Në praktikë, ai funksionon si një lloj frenimi automatik që e mban automjetin të palëvizshëm pasi të ndaloni, për shembull në semafor, në kolonë apo në një të përpjetë.Kur Auto Hold është aktivizuar, sistemi e mban automjetin të frenuar derisa shoferi të nisë lëvizjen. Ndryshe nga Hill…
Pas eklipsit diellor më 12 gusht, mediat sociale u mbushën me foto të qiellit, si dhe me disa postime të pazakonta. Disa përdorues pohuan se në ditët përreth eklipsit ata flinin më keq, zgjoheshin gjatë natës, kishin parë ëndrra të çuditshme ose ndiheshin të rraskapitur në mënyrë të pashpjegueshme.Në Instagram, nën një postim kushtuar eklipsit, një përdorues shkroi shkurt: “As unë nuk munda të flija mbrëmë”.Pretendime të ngjashme u shfaqën në Threads përpara eventit. Një përdoruese shkroi se kishte qenë “zgjuar deri në orën 5:30 gjithë javën”, ndërsa një tjetër tha: “Gjumi im është ndërprerë dhe kam parë ëndrra të…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari