KORREKT / SOT21 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Policia konfiskon mbi 14 kilogramë marihuanë, arrestohen katër persona në tri lokacione

Policia konfiskon mbi 14 kilogramë marihuanë, arrestohen katër persona në tri lokacione

Katër persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin për përfshirje në veprimtari penale që lidhen me narkotikët.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, aksioni është zhvilluar në tri lokacione të ndryshme, në Prishtinë, Gjakovë dhe në Pikëkalimin Kufitar në Mutivodë.

Gjatë këtij operacioni, zyrtarët policorë kanë gjetur dhe konfiskuar gjithsej 14 kilogramë e 815 gramë substancë narkotike të llojit marihuanë.

Janë sekuestruar katër telefona celularë, dy pistoleta, 62 fishekë, si dhe 9 mijë e 120 euro dhe 350 franga zvicerane para të gatshme.

“Rr. Isa Kastrati, Prishtinë 20.11.2026 – 12:00. Nën dyshimin për përfshirje në veprimtari penale, njësitë relevante të policisë, në tri vende të ndryshme: Prishtinë, Gjakovë dhe PKK Mutivodë, kanë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë. Policia ka gjetur dhe konfiskuar  14 kg e 815 gram substanca narkotike të llojit marihuanë, 4 celularë, dy pistoleta, 62 fishek, para të gatshme 9120 € dhe 350 franga zvicerane. Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhe në raportin 24-orësh të policisë./IndeksOnline/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.