Author: korrektpress

Real Madridi po përjeton një atmosferë të tensionuar në dhomën e zhveshjes, ndërsa raportohet edhe për një përplasje mes dy lojtarëve, identitetet e të cilëve nuk janë bërë të ditura.Gazetari Anton Meana, duke folur në emisionin El Larguero të Cadena SER, ka pohuar se situata brenda skuadrës mbetet po aq e ftohtë sa ishte disa muaj më parë, pavarësisht ardhjes së Jose Mourinhos në stol gjatë kësaj vere.Sipas Meanas, problemi kryesor nuk ka ndryshuar dhe trajneri portugez ende nuk ka arritur të ndryshojë dinamikën brenda grupit.“Problemi i vetëm është se unë ende e shoh dhomën e zhveshjes po aq të…

Read More

Kryesuesi i grupit të asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, Gëzim Sveçla, i ka reaguar kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, lidhur me situatën në Ndërmarrjen Publike Banesore (NPB) dhe kërkesën e tij drejtuar Gjykatës Supreme për shqyrtimin me prioritet të rastit.Rama sot ka bërë të ditur se i është drejtuar Gjykatës Supreme për rastin e NPB-së, duke thënë se çështja është adresuar në gjykatë që nga fillimi i qeverisjes së tij. Ai ka pretenduar se një vendim i marrë para mandatit të tij është i paligjshëm dhe ka rrezikuar ndërmarrjen. “Ne nuk e kemi krijuar këtë problem. Kemi vepruar për…

Read More

Prokurorët në Nju Jork pritet të ngrenë akuza të reja kundër ish-presidentit venezuelian Nicolás Maduro dhe bashkëshortes së tij, Cilia Flores, lidhur me pretendimet për torturimin e shtetasve amerikanë që mbaheshin në paraburgim nga qeveria venezueliane vitet e fundit.Kjo, sipas CNN, është bërë e ditur nga disa persona të njohur me hetimin, sipas të cilëve, një njoftim mund të bëhet që të enjten. Akuzat e reja lidhen me atë që qeveria amerikane e ka cilësuar si ndalim të padrejtë të më shumë se një duzine shtetasish amerikanë në burgjet venezueliane, gjatë kohës kur Maduro drejtonte një regjim shtypës në Venezuelë,…

Read More

Gati 800,000 të moshuar në Zvicër dëshirojnë të kenë më shumë shoqëri. Kjo është sipas një ankete përfaqësuese të kryer nga instituti kërkimor GFS Cyrih në emër të Pro Senectute. Vetmia tenton të rritet me moshën. Ndërsa shumica e të moshuarve mbeten të integruar mirë shoqërisht, fenomeni është larg të qenit margjinal, thekson Peter Burri Follath, zëdhënës i Pro Senectute Zvicër. “Disa qindra mijëra njerëz vuajnë vërtet prej saj. Dhe shumë prej tyre kanë vështirësi të flasin për të ose të dalin nga kjo situatë”, shpjegon ai, raporton RTS, transmeton Telegrafi. Kur vetmia ndikon negativisht në shëndet Studimi tregon në…

Read More

Modelja e njohur, Adrola Dushi, njëherësh partnerja e reperit Capital T, ka mbështetur vendimin e këtij të fundit për t’u tërhequr përkohësisht nga koncertet gjatë këtij viti.Gjatë ditës së djeshme, reperi bëri të ditur se këtë vit kishte vendosur të merrte një pauzë nga koncertet, ndërsa “Wine & Stories of Berat” ishte koncerti i vetëm i tij gjatë këtij viti.Në një shkrim të publikuar në rrjetet sociale, Capital T tha se kjo shkëputje ishte e nevojshme për të, jo vetëm për arsye profesionale, por edhe personale. Në të njëjtën kohë, ai konfirmoi rikthimin e tij të fuqishëm në skenën muzikore.…

Read More

Ndërsa brenda Kuvendi i Shqipërisë nisi seancën plenare, jashtë godinës situata është tensionuar mes protestuesve dhe forcave të policisë.Tubuesit janë përplasur fizikisht me efektivët, duke shtyrë kordonin e policisë dhe duke tentuar të shembin barrierat e vendosura përreth perimetrit të Kuvendit. Tensione edhe brenda në sallën e Kuvendit, Garda i afrohet foltores – deputetët e opozitës në këmbë Situata është përshkallëzuar më tej, teksa policia ka përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit dhe për të rikthyer kontrollin në zonën përpara godinës së Kuvendit.Protesta zhvillohet në kohën kur brenda Kuvendit po mbahet seanca, ku po diskutohet edhe çështja e territoriales…

Read More

Nëse po përpiqeni të humbni peshë dhe të reduktoni dhjamin në bark, nuk është e nevojshme të hiqni plotësisht karbohidratet nga dieta. Më e rëndësishme është të tregoni kujdes me ushqimet që përmbajnë shumë sheqer të shtuar, yndyra, përbërës të rafinuar dhe kalori.Patatinat janë ndër ushqimet që mund të pengojnë kontrollin e peshës, pasi kanë shumë yndyrë dhe kripë dhe mund të konsumohen lehtësisht në sasi të mëdha. Foto ilustrueseSi alternativa më të mira mund të zgjidhni kokoshka me pak yndyrë, qiqra të pjekura ose arra.Edhe jogurtët me fruta dhe aromatizues mund të përmbajnë më shumë sheqer nga sa mendohet,…

Read More

Kandidatja e ekstremit të djathtë për presidente të Francës, Marine Le Pen, ka paralajmëruar se bujqësia franceze do të pësonte pasoja të mëdha nëse Ukraina do të anëtarësohej në Bashkimin Evropian.Le Pen tha se Franca do të ishte vendi i parë që do të vuante nga anëtarësimi i Ukrainës në BE, duke përmendur dy arsye kryesore, transmeton Telegrafi.“Së pari, do të përballeshim me një konkurrencë të ashpër dhe të padrejtë. Së dyti, pjesa e buxhetit të Politikës së Përbashkët Bujqësore që i akordohet bujqësisë franceze do të zvogëlohej ndjeshëm”, shpjegoi ajo në një postim në X.Deklaratat e Le Pen vijnë…

Read More

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar se ekipet e mirëmbajtjes do të kryejnë intervenime në disa lokacione në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit.Sipas njoftimit, punimet në rrjetin e ujësjellësit do të zhvillohen në rrugët “Dora Negman”, “Abedin Ahmeti”, “Lumi” në Vaganicë, “Idriz Seferi”, “Sami Gashi” në Gjergj Fishta, “Hetem Voca” dhe “Krajl Petra”, si dhe në fshatrat Vinarc i Epërm dhe Shupkovc.Ndërkaq, intervenime në rrjetin e kanalizimit do të ketë në rrugët “Shaip Kalludra” në Pirç, “Xhevat Jusufi”, “Lola Ribar” dhe “Bore Stankovica”.KRU “Mitrovica” ka paralajmëruar se gjatë realizimit të punimeve mund të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit…

Read More

Ministri i Brendshëm, Pançe Toshkovski, dhe Kryetari i Këshillit Republikan për Siguri në Trafikun Rrugor (KRSTRR), Goran Angelovski, sot morën pjesë në dorëzimin zyrtar të 33 motoçikletave të reja policore dhe pajisjeve të plota mbrojtëse, të siguruara nga RSBSP për nevojat e Ministrisë së Brendshme.Bëhet fjalë për 33 motoçikleta të markës “Piaggio Beverly 310 HPE”, në performancë policore, dhe po aq komplete pajisjesh për motoçikleta, të cilat përfshijnë helmeta mbrojtëse, xhaketa, pantallona, çizme dhe doreza verore dhe dimërore.Vlera totale e prokurimit është 16.845.561 denarë, ndërsa pajisjet e reja do të kontribuojnë në lëvizshmëri më të madhe, rregullim më efikas të…

Read More