KORREKT / SOT23 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Vedat Bajrami zbulon prapaskenat për Edon Zhegrovën: Fabregas ka respekt të veçantë për të!

Vedat Bajrami zbulon prapaskenat për Edon Zhegrovën: Fabregas ka respekt të veçantë për të!

Aktori i njohur kosovar, Vedat Bajrami, i cili është edhe mik i afërt i Edon Zhegrovës, ka dhënë një intervistë për mediumin italian “TuttoJuve.com”, ku ka folur për paraqitjet e fundit të futbollistit kosovar te Juventusi dhe të ardhmen e tij.

Bajrami është shprehur i kënaqur me paraqitjen e Zhegrovës në ndeshjen ndaj Venezias, duke vlerësuar ndikimin e tij në lojë që nga minuta e parë. Ai theksoi se futbollisti kosovar meriton më shumë hapësirë në formacionin titullar të Juventusit, shkruan Indeksonline

Zbulon raportin e veçantë të Zhegrovës me Fabregasin

Një nga deklaratat më interesante të Bajramit kishte të bënte me trajnerin e Comos, Cesc Fabregas.

Ai shpreson që Zhegrova të jetë titullar në përballjen ndaj Comos dhe zbuloi se mes futbollistit kosovar dhe trajnerit spanjoll ekziston një raport shumë i mirë.

“Edon ka një marrëdhënie të shkëlqyer me Fabregasin. Trajneri ka një respekt të veçantë për të dhe e vlerëson shumë talentin e tij. Madje, këtë ia ka thënë personalisht”, zbuloi Bajrami.

Bajrami komenton spekulimet për të ardhmen e Zhegrovës

🇽🇰 Qui la mia chiacchierata con Vedat #Bajrami, che risponde a qualche domanda su Edon #Zhegrova: "Vorrei vederlo più spesso dal primo minuto, #Fabregas gli ha detto che lo apprezza. Futuro? Scritte cose non accurate, sulla #Juve…"https://t.co/x5xegkCSlZ

— Mirko Di Natale (@_Morik92_) November 23, 2026

Aktori kosovar ka folur edhe për lajmet e shumta që kanë qarkulluar së fundmi në mediat italiane dhe kosovare lidhur me të ardhmen e futbollistit.

Sipas tij, shumë prej këtyre raportimeve nuk bazohen në informacione konkrete, por në spekulime që qarkullojnë në ambientet sportive dhe shoqërore.

Bajrami e konsideron transferimin e Zhegrovës te Juventusi si një hap shumë pozitiv, por thekson se minutat e lojës janë thelbësore për zhvillimin dhe karrierën e çdo futbollisti.

“Ai gjithmonë do ta ketë një shtëpi te Juventusi”

Në fund, Bajrami dha edhe një mesazh të veçantë për mikun e tij, duke theksuar se Zhegrova duhet të japë gjithmonë maksimumin për klubin, bashkëlojtarët dhe tifozët e Juventusit.

“Edhe nëse një ditë do të niste një aventurë të re profesionale, ai gjithmonë do ta dijë se ka një shtëpi te Juventusi dhe se e ka merituar një vend në zemrat e tifozëve të tij”, u shpreh Bajrami./Indeksonline/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.