- Avokati i Popullit: Zbatimi i Ligjit për Specialen do të ketë sfida
- Polonia rrit masat e sigurisë në shkolla pas kërcënimeve për “të premten e përgjakshme”, ndalohet një 17-vjeçar
- Vajza e shefes së stafit të Trumpit është partnere në firmën që lobon për Republika Srpska
- Fundjavë e zgjatur, e hëna ditë jo pune për të gjithë qytetarët
- Të rinjtë në Zvicër kërkojnë ndryshime në Qeveri, duan përfaqësim më të madh të gjeneratës së tyre
- Ndalohet një person në Gostivar, kapet me marihuanë
- Zvinchuk, kreu i rrjetit rus “Rybar” dhe disa bashkëpunëtorë të tij arrestohen në aksionin e shërbimeve të sigurisë malazeze
- Messi kërcen i dehur me Suarezin dhe Neymarin, braziliani tregoi një video të vjetër
Author: korrektpress
Ministri francez i Financave, Roland Lescure, i ka bërë thirrje Britanisë që të rikthehet “plotësisht” në BE, pasi kryeministri Andy Burnham la të kuptohet se një referendum i dytë për Brexit-in ishte “i mundur” në një program të ardhshëm zgjedhor të Partisë Laburiste.Lescure tha se anëtarësimi në bllok sjell disa vështirësi, por u mundëson vendeve anëtare t’u përgjigjen më mirë sfidave me të cilat përballet bota, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.Javën e kaluar, Burnham theksoi se Britania e Madhe duhet t’i “shqyrtojë opsionet”, duke filluar nga ruajtja e gjendjes aktuale, ribashkimi me bashkimin doganor ose tregun e përbashkët, e…
Tensione edhe brenda në sallën e Kuvendit, Garda i afrohet foltores, deputetët e opozitës në këmbë.Ndërsa kreu i Kuvendit Niko Peleshi iu drejtua deputetëve duke i thënë që të bëhen gati për të kaluar në Kuvend, deputeti i “Mundësia”, Erald Kapri, dhe kreu i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi, u ngritën nga karriget dhe shkuan pranë foltores duke debatuar me Peleshin.Menjëherë ka ndërhyrë Garda, por situata është qetësuar shpejt.Ndërkaq, kërkesa e Partisë Demokratike për zhvillimin e një interpelance urgjente me kryeministrin Edi Rama është rrëzuar në Kuvend me 76 vota kundër.Kërkesa e opozitës u hodh në votim në seancën…
Manchester City kishte shqyrtuar mundësinë e transferimit të Frenkie De Jongut nga Barcelona gjatë afatit kalimtar të verës, por në fund hoqi dorë nga ideja pas një raporti për gjendjen e tij fizike.Sipas Catalunya Radio, kampioni anglez e kishte konsideruar mesfushorin holandez si një nga kandidatët kryesorë për të zëvendësuar Rodrin, i cili u transferua te Barcelona.Madje, drejtuesit e Manchester Cityt kishin nisur kontakte me klubin katalanas për mundësinë e një transferimi. Barcelona ishte e gatshme të negocionte për De Jongun, por situata ndryshoi pasi City mori një raport në lidhje me dëmtimin e gjurit që holandezi pësoi gjatë Kupës…
Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar sot kërkesën e deputetëve të Partisë Demokratike, të cilët kundërshtuan dekretin e Presidentit Bajram Begaj për ngritjen dhe funksionimin e Ministres Virtuale të Inteligjencës Artificiale “Diella”.Në arsyetimin e saj Gjykata shprehet se nuk ka kompetencë për të shqyrtuar pasi nuk është as ministër e as Ministri (institucion). Nuk është pjesë e Këshillit të Ministrave.“Gjykata Kushtetuese evidenton se pavarësisht terminologjisë së përdorur në dekretet e kundërshtuara, nuk rezulton se kemi të bëjmë me një funksionar konkret kushtetues”, thuhet në vendimin e Kushtetueses e cila vendosi me shumicë votash ta rrëzojë kërkesën e opozitës, raporton a2cnn.Opozita kërkoi shfuqizimin…
Me marrjen e detyrës, Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, bëri sot homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, te varri i Presidentit historik, dr. Ibrahim Rugova, dhe te varri i veprimtarit Adem Demaçi.Në Prekaz, Presidentja Shiroka Pula nderoi sakrificën sublime të familjes Jashari dhe veprën e komandantit legjendar Adem Jashari.“Prekazi mbetet simbol i qëndresës dhe sakrificës së pashembullt për atdheun”, tha Presidentja.Gjatë homazheve te varri i Presidentit historik, dr. Ibrahim Rugova, ajo vlerësoi urtësinë dhe vizionin me të cilin ai e udhëhoqi Kosovën në një nga periudhat më vendimtare të historisë së saj.“Trashëgimia e tij politike…
Një 31-vjeçar nga Kosova është ndaluar nga Policia Federale Gjermane në Aeroportin Münster-Osnabrück, menjëherë pas mbërritjes së tij me një fluturim nga Prishtina. Sipas njoftimit të Policisë Federale, gjatë kontrollit kufitar të kryer pas mbërritjes së avionit, zyrtarët konstatuan se ndaj shtetasit kosovar kishte dy urdhër-arreste të pazgjidhura, transmeton Telegrafi.Bëhet e ditur se urdhër-arrestet ishin lëshuar në lidhje me gjoba të papaguara të vendosura nga Gjykata e Qarkut në Münster për veprat penale të vjedhjes dhe detyrimit. 31-vjeçari kishte mundësinë të shmangte vuajtjen e dënimit me burg duke paguar gjobën në shumën prej 1,800 eurosh. Sipas Policisë Federale, ai arriti…
Këngëtarja Vesa Smolica ka folur publikisht për lidhjen e saj me familjen Hila, në një kohë kur emri i kompozitorit Adrian Hila është përfshirë në një skandal që ka marrë vëmendje të madhe në publik.Në një intervistë për Kosova Today, Vesa tregoi se familjen Hila e njeh që nga mosha 12-vjeçare, kur mori pjesë në “Gjeniu i Vogël”. Ajo rrëfeu se gjatë asaj kohe udhëtonte nga Gjakova në Tiranë së bashku me prindërit për të marrë pjesë në program. Foto: YouTube“Unë e njoh familjen Hila prej moshës 12-vjeçare, kur kam marrë pjesë te ‘Gjeniu i Vogël’. Kam qenë një prej…
Kërkohet ndihma e qytetarëve për gjetjen e Hafiz Mehmetit, i lindur më 23 mars 1951, nga Prishtina, i cili është raportuar i zhdukur.Sipas njoftimit, Mehmeti është larguar nga shtëpia më 6 tetor 2026, me veturën e tij të markës Mercedes-Benz, me ngjyrë hiri dhe me targa 01-521-QN.Çdo informacion që mund të ndihmojë në lokalizimin e tij mund të raportohet në numrin 045 112 102 ose në Policinë e Kosovës në numrin 192.Qytetarët që kanë informacion për vendndodhjen e tij ftohen të kontaktojnë menjëherë autoritetet. /Telegrafi/
Liga më e çmendur në Evropë, tri ekipe me pikë të barabarta hyn në fazën finale për titullin kampion
Superliga e Irlandës po hyn në një fazë të pazakontë finale të kampionatit. St. Patrick’s, Bohemians dhe Shamrock Rovers kanë nga 59 pikë secila, dhe të tre klubet vijnë nga Dublini.St. Patrick’s është i pari me një diferencë golash prej +27, Bohemians janë të dytit me +19, dhe kampionët aktualë Shamrock janë të tretët me +18. Dy klubet e para kanë ende katër ndeshje të mbetura në kampionat, ndërsa Shamrock ka edhe pesë ndeshje të tjera për të luajtur.Dhjetë klube garojnë në ligë dhe secila luan 36 ndeshje gjatë sezonit, katër kundër secilit kundërshtar. Derry City, i vendit të katërt,…
Komuna e Drenasit, përmes Drejtorisë për Shërbime Publike dhe Emergjencë, ka shpallur konkurs publik për dhënien e 24 lejeve të operimit për ushtrimin e veprimtarisë së transportit të udhëtarëve me auto-taksi në territorin e komunës.Sipas njoftimit të komunës, të interesuarit mund të aplikojnë për këto leje gjatë periudhës 6 deri më 21 tetor 2026.Afati për aplikim përfundon më 21 tetor, në ora 16:00.Komuna e Drenasit ka bërë të ditur se konkursi është hapur për operatorët që synojnë të ushtrojnë veprimtarinë e transportit të udhëtarëve me auto-taksi në territorin e saj. /Telegrafi/
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari