Author: korrektpress

Disa klube të Ligës Premier u “habitën” aq shumë nga komentet e bëra nga Andy Burnham – që duket se minimizojnë vendimin kundër Manchester Cityt – saqë tani janë “të shqetësuar” për ndërhyrjen politike në procesin e apelimit, thonë burime për BBC Sport.Zyrtarë të lartë të klubeve angleze thonë se u tronditën kur dëgjuan kryeministrin të thoshte për BBC-në se do të ishte “vërtet i shqetësuar” nëse pronarët e Cityt vendosin ta shesin klubin pasi u shpallën fajtorë për shkelje të rregullave financiare të Ligës Premier.Ata kanë vënë në pikëpyetje se çfarë synonin të arrinin komentet e tij për BBC-në…

Read More

Nga: John Lennon dhe Paul McCartney (The Beatles, 1969) Përktheu: Agron ShalaFjalët rrjedhin si shi i pafund në një gotë letre, rrëshqasin egërsisht teksa largohen nëpër gjithësi. Pellgjet e trishtimit, valët e gëzimit lundrojnë nëpër mendjen time të hapur, duke më pushtuar e duke më përkëdhelur.Xhai Guru Dejva, Om [Gjithë lavdërimi i takon Guru Dejvit – mësuesit hyjnor] Asgjë s’ka për ta ndryshuar botën time, asgjë s’ka për ta ndryshuar botën time.Pamjet e dritës së thyer vallëzojnë para meje si një milion sy, më thërrasin pareshtur nëpër gjithësi. Mendimet gjarpërojnë si një erë e trazuar brenda një kutie postare, rrokullisen…

Read More

Kuvendi i Komunës së Lipjanit ka miratuar të enjten Buxhetin Komunal për periudhën 2027–2029, në vlerë prej 29,194,275 eurosh.Buxheti u miratua me 16 vota për dhe 12 kundër, në vazhdimin e mbledhjes së rregullt të Kuvendit të Komunës.Mbledhja u udhëhoq nga kryesuesi i Kuvendit, Daut Azemi, ndërsa i pranishëm ishte edhe kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, së bashku me përfaqësues të tjerë të ekzekutivit komunal.Drejtori për Buxhet dhe Financa, Latif Ramadani, prezantoi para kuvendarëve propozim-vendimin për aprovimin e Buxhetit për vitet 2027–2029.Pas diskutimeve nga anëtarët e Kuvendit, propozimi u hodh në votim dhe u miratua me shumicë të…

Read More

Konferenca ndërkombëtare, e cila u zhvillua disa muaj pas Takimit Ministror mbi Korridorin VIII në Tiranë më 18 shkurt të këtij viti, është vazhdim i sesionit inaugurues të mbajtur në Brindisi të Italisë, më 27 korrik 2023. Fokusi i diskutimeve deri më tani ka qenë në projektet aktuale të infrastrukturës përgjatë Korridorit VIII, si dhe sfidat që kërkojnë vëmendje më të madhe politike.Në kontekstin e një realiteti të ndryshuar gjeopolitik dhe sfidave të rritura të sigurisë dhe ekonomisë, pjesëmarrësit riafirmuan qëndrimin se projektet e infrastrukturës përgjatë Korridorit VIII duhet të funksionojnë si një sistem i vetëm ndërkufitar, dhe jo si…

Read More

Real Madridi po përjeton një atmosferë të tensionuar në dhomën e zhveshjes, ndërsa raportohet edhe për një përplasje mes dy lojtarëve, identitetet e të cilëve nuk janë bërë të ditura.Gazetari Anton Meana, duke folur në emisionin El Larguero të Cadena SER, ka pohuar se situata brenda skuadrës mbetet po aq e ftohtë sa ishte disa muaj më parë, pavarësisht ardhjes së Jose Mourinhos në stol gjatë kësaj vere.Sipas Meanas, problemi kryesor nuk ka ndryshuar dhe trajneri portugez ende nuk ka arritur të ndryshojë dinamikën brenda grupit.“Problemi i vetëm është se unë ende e shoh dhomën e zhveshjes po aq të…

Read More

Kryesuesi i grupit të asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, Gëzim Sveçla, i ka reaguar kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, lidhur me situatën në Ndërmarrjen Publike Banesore (NPB) dhe kërkesën e tij drejtuar Gjykatës Supreme për shqyrtimin me prioritet të rastit.Rama sot ka bërë të ditur se i është drejtuar Gjykatës Supreme për rastin e NPB-së, duke thënë se çështja është adresuar në gjykatë që nga fillimi i qeverisjes së tij. Ai ka pretenduar se një vendim i marrë para mandatit të tij është i paligjshëm dhe ka rrezikuar ndërmarrjen. “Ne nuk e kemi krijuar këtë problem. Kemi vepruar për…

Read More

Prokurorët në Nju Jork pritet të ngrenë akuza të reja kundër ish-presidentit venezuelian Nicolás Maduro dhe bashkëshortes së tij, Cilia Flores, lidhur me pretendimet për torturimin e shtetasve amerikanë që mbaheshin në paraburgim nga qeveria venezueliane vitet e fundit.Kjo, sipas CNN, është bërë e ditur nga disa persona të njohur me hetimin, sipas të cilëve, një njoftim mund të bëhet që të enjten. Akuzat e reja lidhen me atë që qeveria amerikane e ka cilësuar si ndalim të padrejtë të më shumë se një duzine shtetasish amerikanë në burgjet venezueliane, gjatë kohës kur Maduro drejtonte një regjim shtypës në Venezuelë,…

Read More

Gati 800,000 të moshuar në Zvicër dëshirojnë të kenë më shumë shoqëri. Kjo është sipas një ankete përfaqësuese të kryer nga instituti kërkimor GFS Cyrih në emër të Pro Senectute. Vetmia tenton të rritet me moshën. Ndërsa shumica e të moshuarve mbeten të integruar mirë shoqërisht, fenomeni është larg të qenit margjinal, thekson Peter Burri Follath, zëdhënës i Pro Senectute Zvicër. “Disa qindra mijëra njerëz vuajnë vërtet prej saj. Dhe shumë prej tyre kanë vështirësi të flasin për të ose të dalin nga kjo situatë”, shpjegon ai, raporton RTS, transmeton Telegrafi. Kur vetmia ndikon negativisht në shëndet Studimi tregon në…

Read More

Modelja e njohur, Adrola Dushi, njëherësh partnerja e reperit Capital T, ka mbështetur vendimin e këtij të fundit për t’u tërhequr përkohësisht nga koncertet gjatë këtij viti.Gjatë ditës së djeshme, reperi bëri të ditur se këtë vit kishte vendosur të merrte një pauzë nga koncertet, ndërsa “Wine & Stories of Berat” ishte koncerti i vetëm i tij gjatë këtij viti.Në një shkrim të publikuar në rrjetet sociale, Capital T tha se kjo shkëputje ishte e nevojshme për të, jo vetëm për arsye profesionale, por edhe personale. Në të njëjtën kohë, ai konfirmoi rikthimin e tij të fuqishëm në skenën muzikore.…

Read More

Ndërsa brenda Kuvendi i Shqipërisë nisi seancën plenare, jashtë godinës situata është tensionuar mes protestuesve dhe forcave të policisë.Tubuesit janë përplasur fizikisht me efektivët, duke shtyrë kordonin e policisë dhe duke tentuar të shembin barrierat e vendosura përreth perimetrit të Kuvendit. Tensione edhe brenda në sallën e Kuvendit, Garda i afrohet foltores – deputetët e opozitës në këmbë Situata është përshkallëzuar më tej, teksa policia ka përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit dhe për të rikthyer kontrollin në zonën përpara godinës së Kuvendit.Protesta zhvillohet në kohën kur brenda Kuvendit po mbahet seanca, ku po diskutohet edhe çështja e territoriales…

Read More