Policia e Kosovës ka shqiptuar 449 gjoba për kundërvajtje të ndryshme gjatë aksionit të kontrollit të mjeteve të transportit të mallrave dhe udhëtarëve, të realizuar në kuadër të planit ROADPOL 2026.
Aktiviteti është zhvilluar nga data 16 deri më 22 nëntor 2026, në kuadër të javës së aksioneve të Rrjetit Evropian të Policive Rrugore (ROADPOL), me fokus të veçantë kontrollin e kamionëve dhe autobusëve, transmeton IndeksOnline.
Sipas njoftimit të Policisë, gjatë kësaj periudhe është shtuar prezenca policore dhe kontrolli në të gjitha rrugët e vendit, me qëllim të rritjes së sigurisë në trafikun rrugor dhe parandalimit të aksidenteve.
Në kuadër të këtij aksioni, njësitë e trafikut kanë realizuar gjithsej 1,206 pika kontrolli, ku janë kontrolluar 1,901 mjete të transportit të mallrave dhe udhëtarëve.

