Author: korrektpress

Një lajm i trishtë ka prekur familjen e këngëtareve të njohura Motrat Mustafa, të cilat kanë njoftuar se babai i tyre ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit.Lajmi u bë i ditur përmes rrjeteve sociale, ku ato ndanë dhimbjen me ndjekësit, duke theksuar se kjo është një humbje shumë e rëndë për familjen. Lule Mustafa u shpreh se kujtimi i tij do të mbetet gjithmonë në zemrat e tyre, ndërsa detajet e ceremonisë së varrimit pritet të publikohen në vijim. Për shkak të kësaj ngjarjeje, motrat kanë anuluar edhe koncertin e planifikuar për sot në Graz të Austrisë,…

Read More

Katër punëtorë, ndër ta tre kosovarë humbën jetën të martën e kaluar në një aksident tragjik në kantierin e ndërtimit në qarkun Alsergrund të Vjenës. Pas tronditjes dhe pikëllimit, pyetja e cila vazhdon të parashtrohet gjithnjë e më shumë është: Kush është përgjegjës për këtë tragjedi?Çfarë ndodhi saktësisht në kantierin e ndërtimit në Porzellangasse pranë Bauernfeldplatz(Bezirk 9), ku gjashtë apartamente të reja po ndërtohen në çatinë e një pallati klasik vjenez, mbetet kryesisht e paqartë. Dëshmitarët kanë thënë se punëtorët pas punimeve të betonit, ishin ulur së bashku në skela duke pirë duhan në oborrin e ngushtë kur u rrënua…

Read More

A e dinit se në Itali në vitin 2020, u ndërtua një veturë me një ulëse të vetme të vendosur në qendër — dhe u miratua për përdorim të ligjshëm në rrugë? Tani Dallara po shitet në ankand nga RM Sotheby’s me një vlerësim prej më shumë se 700,000 euro.Vetura ka një histori të pazakontë. Projekti u krijua gjatë COVID-19, në 2020. Giampaolo Dallara, me ndihmën e një grupi inxhinierësh të rinj dhe ekipit të projektimit, vendosi të sillte në jetë një veturë të re me një vend.Nëse kjo veturë jashtëzakonisht e rrallë ju pëlqen, mund të bëni një ofertë…

Read More

Qeveria sot në një mbledhje të jashtëzakonshme ka miratuar një paketë masash me qëllim që të parandalohet kërcimi drastik i çmimeve të karburanteve në pikat e karburantit në Maqedoni. Pas përfundimit të mbledhjes, kryeministri Hristijan Mickoski në një konferencë për shtyp njoftoi vendimin me të cilin shteti do të ndërhyjë në tregun e derivateve të naftës.Sipas kryeministrit Mickoski, qëllimi kryesor është mbrojtja e standardit të qytetarëve në kushtet kur çmimet në bursat botërore po rriten për shkak të krizës në Lindjen e Mesme.Kryeministri Mickoski njoftoi se kanë vendosur që Tatimi mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) të ulet nga 18% në…

Read More

Barcelona ka marrë një mundësi të rrallë në tregun e transferimeve, pasi kapiteni i Manchester Cityt, Bernardo Silva, raportohet se i është ofruar klubit katalunas para vitit të fundit të kontratës së tij.Disponueshmëria e tij si lojtar i lirë e bën lëvizjen shumë tërheqëse. Reprezentuesi portugez dëshiron të largohet nga Liga Premier dhe po shqyrton opsionet, me oferta që thuhet se kanë ardhur nga Arabia Saudite, Juventusi dhe Benfica.Agjenti i tij, Jorge Mendes, ka sugjeruar se lojtari do të pranonte edhe ulje page për ta lehtësuar transferimin te Barcelona. Megjithatë, Barcelona përballet me një dilemë. Pozicionet e preferuara të Silvës…

Read More

Për një kundërvajtje ose gjobë, për të cilën qytetari nuk është informuar ose e ka lënë anash, të paguhet më pak se aktualisht, kërkojnë sindikalistët. Marjan Risteski nga LSM thotë se ka pasur raste kur për një borxh prej 25 deri në 500 denarë, qytetarët kanë marrë gjoba deri në 15 mijë denarësh. Ai shton se për momentin ka mbi një million raste të tilla dhe mbi 150 mijë llogari të bllokuara të qytetarëve.“Ne do të kërkojmë vjetërsim. Ju e shikoni se çfarë lloj lëndësh vjetërohen. Do të kërkojmë sistem „shtëpi e vetme“ që qytetarit të mos mund t’i merret…

Read More

Dy ndërtesa janë shembur në lagjen Fatih të Stambollit, me shumë mundësi për shkak të një shpërthimi gazi, dhe ekipe të shumta shpëtimi janë në vendngjarje duke nxjerrë njerëzit e bllokuar nën rrënoja, shkruan Turkiye Gazetesi .Sipas informacioneve të fundit, nëntë persona kanë mbetur të bllokuar nën rrënoja. Shtatë u nxorën dhe u dërguan në spital, një person u gjet dhe po shpëtohet, ndërsa një person tjetër është ende në kërkim. Operacioni i shpëtimit ka vazhduar që nga mesdita dhe disa të lënduar u nxorën në orët e para.Ekipe shtesë zjarrfikëse, policore dhe të shërbimeve të emergjencës (AFAD) nga pjesë…

Read More

E ardhmja e Enzo Fernandez te Chelsea mund të jetë në dyshim këtë verë, por Paris Saint-Germain nuk do të jetë destinacioni i tij i ardhshëm, sipas Fabrizio Romanos.Gazetari italian raporton se gjiganti francez është i kënaqur me opsionet e mesfushës, andaj edhe nuk po e konsideron një afrim të argjentinasit.“Paris Saint-Germain janë të kënaqur me opsionet aktuale në mesfushë, pasi në janar shtuan në skuadër edhe Dro Fernandez”. “Për momentin, ata nuk po punojnë për një marrëveshje për Enzo Fernandez”, tha Romano në kanalin e tij në YouTube.Romano konfirmoi gjithashtu raportimin e mëhershëm se mesfushori argjentinas dëshiron të nënshkruajë…

Read More

Kim Kardashian ka përjetuar një moment të sikletshëm gjatë rrugës për në festën e Vanity Fair pas Oscars, kur u rrëzua teksa ecte me taka shumë të larta.Ylli 45-vjeçar, i veshur me një fustan të artë Gucci, humbi ekuilibrin për shkak të këpucëve me taka ekstreme dhe shtrembëroi kyçin e këmbës. Gjatë rënies, ajo u mbështet te një kalimtare, duke kërkuar menjëherë falje, shkruan DailyMail. “Ahhh më fal, kyçin tim të këmbës! Më fal!”, dëgjohet të thotë ajo në video.Kim u ndihmua menjëherë nga ekipi i saj për t’u ngritur, ndërsa më pas pranoi: “Jam nervoze për tapetin”. Në një…

Read More

Instruktorët e fitnesit theksojnë se yndyra në bark nuk largohet me qindra ushtrime klasike për barkun, por me ushtrime të zgjedhura mirë që aktivizojnë muskulin e duhurHarrojini ushtrimet klasike për barkun. Sipas trajnerëve të jogës dhe pilatesit, shumë më efektive janë ushtrimet që aktivizojnë muskujt e thellë të barkut, sepse ata e tërheqin barkun brenda dhe i japin një pamje më të sheshtë.Shumë njerëz ushtrojnë rregullisht, por barku mbetet i njëjtë, arsyeja është se bëjnë ushtrimet e gabuara. Sekreti nuk qëndron te numri i përsëritjeve, por te aktivizimi i saktë i muskujve, sidomos i muskulit transversal të barkut, i cili…

Read More