KORREKT / SOT23 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Reali e kërkonte Olisen? Drejtori sportiv i Bayernit tregon sa herë e kontaktoi klubi spanjoll

Reali e kërkonte Olisen? Drejtori sportiv i Bayernit tregon sa herë e kontaktoi klubi spanjoll

Michael Olise ishte një nga emrat më të përfolur gjatë verës në lidhje me një transferim të mundshëm te Real Madridi.

Megjithatë, Max Eberl ka zbuluar se kontaktet mes dy klubeve kishin një qëllim krejt tjetër nga ai që raportohej në media.

Drejtori sportiv i Bayern Munichut tregoi se Real Madridi e kishte telefonuar në dy raste për të mohuar interesimin dhe për të siguruar klubin gjerman se nuk kishte pasur kontakte me futbollistin.

“Real Madridi telefonoi dy herë për të na siguruar se nuk kishte asnjë kontakt dhe se nuk ka as tani”, tha Eberl.

Ai zbuloi gjithashtu një episod interesant gjatë Botërorit, kur kishte marrë një mesazh nga Olise.

Fillimisht kishte hezituar ta hapte, duke menduar se futbollisti mund t'i komunikonte dëshirën për t'u larguar.

Por mesazhi ishte thjesht një fotografi e Olises me Manu Kone, të cilët i dërgonin përshëndetje.

Për Bayern Munichun, e ardhmja e Olises mbetet një çështje me rëndësi të madhe.

Francezi ka kontratë deri në vitin 2029 dhe klubi dëshiron të nisë bisedimet për rinovimin e saj, duke synuar ta mbajë një nga lojtarët më të rëndësishëm të projektit të vet. /Zëri

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.