KORREKT / SOT23 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Mbi 450 shkolla në Gjermani marrin kërcënime për bombë

Mbi 450 shkolla në Gjermani marrin kërcënime për bombë

Mbi 450 shkolla në landin Baden-Wurttemberg, në jugperëndim të Gjermanisë, kanë pranuar kërcënime me bombë përmes postës elektronike. Megjithatë, autoritetet policore bëjnë të ditur se deri më tani nuk ka indikacione për ndonjë rrezik konkret.

Kërcënime të ngjashme janë raportuar edhe në landin lindor të Thuringenit, ku policia ka konfirmuar se një numër i madh shkollash kanë pranuar mesazhe kërcënuese, të cilat deri më tani nuk konsiderohen të besueshme, raporton Euronews, transmeton IndeksOnline.

Raste të ngjashme janë regjistruar edhe në Danimarkë, ku policia po heton kërcënimet me bombë të dërguara në disa shkolla në vende të ndryshme të shtetit. Edhe autoritetet daneze kanë deklaruar se nuk ka arsye për shqetësim në këtë fazë.

Këto zhvillime vijnë pas një vale kërcënimesh të rreme me bombë në disa vende evropiane gjatë javëve të fundit.

Më herët gjatë këtij muaji, mbi 300 shkolla në Itali u evakuuan pas marrjes së kërcënimeve përmes emailit. Në mesazhet kërcënuese pretendohej gjithashtu se një mjet shpërthyes ishte vendosur në veturën e kryeministres italiane, Giorgia Meloni.

Kryeministrja Meloni reagoi përmes një postimi në Facebook, duke deklaruar se kontrollet e kryera deri në atë moment nuk kishin zbuluar asnjë element që do të tregonte për ekzistimin e një rreziku konkret.

Sipas raportimeve të mediave italiane, gjithsej 312 shkolla kishin pranuar kërcënime të tilla.

Policia në vendet e prekura po vazhdon hetimet për të zbardhur origjinën e mesazheve dhe për të identifikuar personat përgjegjës.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.