KORREKT / SOT23 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Bashkimi veç 3 treshe nga 31 tentativa, efikasitet i ‘tmerrshëm’ në derbin me Trepçën

Bashkimi veç 3 treshe nga 31 tentativa, efikasitet i ‘tmerrshëm’ në derbin me Trepçën

Derbi i javës së dhjetë në Superligën e Kosovës në basketboll, mes Trepçës dhe Bashkimit, përfundoi me fitoren e kampionit mitrovicas, me rezultat 61:50.

Përballja në palestrën “Minatori” nuk prodhoi shumë pikë, ndërsa statistikat e ndeshjes nxorën në pah efikasitetin e ‘tmerrshëm’ të Bashkimit në gjuajtjet për tri pikë, raporton Klankosova.tv

Skuadra prizrenase pati një mbrëmje për t'u harruar nga distanca, duke realizuar vetëm tri nga 31 tentativat për tri pikë, apo me saktësi prej vetëm nëntë për qind.

As Trepça që triumfoi s’ishte për lëvdatë, me tetë treshe të realizuara nga 29 tentime, apo 27 për qind.

Në përgjithësi, Bashkimi e përfundoi ndeshjen me vetëm 28 për qind saktësi në gjuajtjet nga loja, duke realizuar 20 nga 71 tentime.

Në anën tjetër, Trepça kishte 23 realizime nga 62 tentime, me saktësi prej 37 për qind.

Megjithatë, mitrovicasit ishin më të mirë në asistime, me 15 kundrejt 10 të Bashkimit, ndërsa prizrenasit kishin epërsi të lehtë në kërcime, 46:44, transmeton Klankosova.tv

Ja'cori Payne ishte shënuesi më i mirë i Trepçës me 18 pikë, ndërsa te Bashkimi më efikasi ishte Shanon Shorter me 13 pikë.

Me këtë fitore, Trepça vazhdon të mbajë pozitën e parë në tabelë, me tetë fitore e dy humbje. /Klankosova.tv

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.