Author: korrektpress

Policia e Maqedonisë njofton se ka arrestuar tre vajza të reja për posedim droge.”Më 10.12.2025 në Shkup, në zonën e Karposhit, oficerët e policisë nga Sektori për Punë të Brendshme Shkup, privuan nga liria I.M. (22), D.D.S (24) dhe I.G.P (21), të gjitha nga Shkupi, sepse u është gjetur dhe konfiskuar marihuanë”, njoftoi MPB.Gjithashtu theksojnë se pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj tyre do të pasojnë raportet përkatëse.

Read More

Personi i Vitit i revistës Time për vitin 2025 nuk është një person i vetëm.Në vend të kësaj, revista ka njohur figurën më me ndikim të vitit si “arkitektët” e Inteligjencës Artificiale (IA).Shefi i Nvidia, Jensen Huang, kreu i Meta, Mark Zuckerberg, pronari i X, Elon Musk dhe Fei-Fei Li, janë ndër ata që përshkruhen në njërën nga dy kopertinat e revistës.Ekspertët thonë se kjo nxjerr në pah se sa shpejt IA dhe firmat që qëndrojnë pas saj po e riformësojnë shoqërinë, përcjell Telegrafi.Kjo vjen ndërsa një bum në teknologji, i nxitur nga lansimi i ChatGPT nga OpenAI në fund…

Read More

Sulmuesi Albion Rrahmani është i lumtur që e ka rifituar besimin dhe po bën paraqitje të mira për Sparta Pragën.Rrahmani kaloi një periudhë jo të mirë pasi në dy muajt e fundit dështoi të shënojë gol, megjithatë e tërë situata ndryshoi në dy ndeshjet e fundit – ku falë golave të tij, Sparta avancoi në Kupën e Çekisë si dhe i fitoi pikët e plota në elitë.Në konferencë për shtyp para përballjes me klubin rumun Craicova për Ligën e Konferencës, Rrahmani pranoi se kaloi një periudhë jo të mirë por tani është fokusuar.“Sigurisht është e rëndësishme për një futbollist të…

Read More

Zyrtarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar ashpër ndaj ministrit të Financave, Hekuran Murati, pasi ai ia atribuoi Qeverisë Kurti meritat për liberalizimin e vizave. Çitaku tha se Vetëvendosja po bëhet “qesharake” me këto pretendime dhe theksoi se kontributi i vetëm i tyre gjatë procesit ka qenë gazi lotsjellës dhe vonesat e shumta.Në reagimin e saj, ajo e akuzoi Muratin se po merret me “krekosje” në vend se të kryejë detyrat e tij qeveritare.“Kontributi juaj i vetëm në procesin e liberalizimit të vizave ka qenë gazi lotsjellës dhe vonesat disa­vjeçare. Asnjë kontribut tjetër nuk keni. Asnjë. Qesharak jeni bërë,” shkroi…

Read More

Aktorja Jennifer Grey, e njohur nga filmi “Dirty Dancing”, rrallëherë shfaqet në publik, por së fundmi surprizoi fansat duke marrë pjesë në një ndeshje basketbolli në Madison Square Garden. Në moshën 65-vjeçare, ajo duket e freskët dhe e re për moshën, duke rikujtuar kohën kur ishte një nga yjet më të mëdhenj të Hollywoodit në vitet ’80.Grey lindi në New York dhe u rrit në një familje artistësh, me nënën aktore dhe babanë fitues të ‘Oscar’. Jennifer GreyKarrierën e filloi që në moshën 19-vjeçare në reklama dhe role të vogla filmi.Yll i vërtetë u bë me rolin e Baby në…

Read More

Sot, Komuna e Obiliqit zgjodhi Kryesuesin e ri të Kuvendit Komunal. Me 11 vota pro dhe asnjë kundër, Kryesues i Kuvendit u zgjodh Sami Ahmeti. Në këtë mbledhje të jashtëzakonshme konstituive, mori pesë edhe kryetari i Komunës, Halil Thaçi.“Gjatë seancës u zhvillua procesi i votimit për zgjedhjen e Kryesuesit të ri të Kuvendit Komunal. Me 11 vota pro dhe asnjë kundër, Kryesues i Kuvendit u zgjodh Sami Ahmeti”, thuhet në njoftim.Ndërkaq, gjatë zhvillimit të kësaj seance, përfaqësuesit e AAK-së dhe Listës Serbe u larguan nga mbledhja, ndërsa nga radhët e LDK-së qëndruan vetëm dy anëtarë, ndërkohë që pjesa tjetër e…

Read More

Tensionet në Karaibe janë rritur ndjeshëm pasi ushtria amerikane ka kapur një tanker që po lundronte në ujërat e rajonit, i cili sipas raportimeve po transportonte një sasi të konsiderueshme nafte nga Venezuela drejt Kubës. Operacioni është kryer nga forcat detare amerikane, të cilat kanë ndërhyrë në anije dhe e kanë marrë atë nën kontroll.Sipas burimeve ushtarake, tankeri dyshohet se ishte pjesë e tregtisë së fshehtë të naftës mes dy vendeve aleate, Caracasit dhe Havanës, pavarësisht sanksioneve të ashpra të vendosura nga Shtetet e Bashkuara ndaj të dy qeverive.⚡️⚡️ U.S. MILITARY SEIZES TANKER IN THE CARIBBEAN — THE SHIP WAS…

Read More

Dosja voluminoze e Prokurorisë Speciale për rastin e sulmit terrorist në kanalin ‘Ibër- Lepenc’ në Zubin Potok ka vënë në pah edhe të kaluarën e Jovan Viçentijeviqit, i cili po pretendohet deri më tani në bazë të provave dhe materialeve që kanë siguruar institucione vendore e ndërkombëtare që ishte ai që ndezi fitilin e tritolit në mbrëmjen e 29.11.2024.Dosje elektronike, shtëpiza kompjuteri e telefona ishin marrë e ekzaminuar për t’u trajtuar dhe për të nxjerrë të dhëna e informacione të cilat do të përdoreshin për ngritjen e aktakuzës nga ana e prokurorit special Bekim Kodraliu, në rastin e sulmit terrorist…

Read More

Sipas Sky Germany dhe gazetarit Florian Plettenberg, klubi i Bundesligës VfB Stuttgart është realisht i interesuar për transferimin e Gonzalo Garcia nga Real Madridi.“Garcia është kandidati i ëndrrave për Stuttgart në afatet kalimtare të ardhshme”, ka raportuar Plettenberg, duke shtuar se lojtari i ri spanjoll plotëson pothuajse të gjitha kriteret e klubit. Madje, palët kanë zhvilluar edhe bisedimet e para, megjithatë transferimi shihet si shumë i vështirë për t’u realizuar, ndaj Stuttgart po shqyrton edhe alternativa të tjera.21-vjeçari i Real Madridit, nën kontratë deri në vitin 2030, ka tërhequr vëmendjen me katër gola në Kupën e Botës për Klube, ndërsa…

Read More

Shqipëria është renditur e para në Ballkanin Perëndimor për modernizimin dhe integritetin e sistemit të prokurimeve publike, sipas raportit më të fundit të monitorimit të SIGMA-s. Këtë e bëri të ditur Kryeministri Edi Rama gjatë aktivitetit “30 vjet Prokurime Publike – Shqipëria, lider rajonal në modernizimin e sistemeve të prokurimit”, ku theksoi se vendi ka kaluar një transformim rrënjësor.Rama u shpreh se ky progres duhet komunikuar më qartë në një mjedis të polarizuar politikisht. Ai tha se pavarësisht kritikave, të dhënat e viteve të fundit tregojnë ndryshim të dukshëm në raport me të kaluarën.Sipas tij, arritjet në këtë sektor janë…

Read More