KORREKT / SOT26 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

Aksident me motor në Cërrik, humb jetën 21-vjeçari

Aksident me motor në Cërrik, humb jetën 21-vjeçari

Një aksident tragjik ka ndodhur në lagjen nr. 3 të Cërrikut, ku një 21-vjeçar ka humbur jetën pasi motomjeti me të cilin udhëtonte është përplasur me një shtyllë.

Sipas informacionit paraprak të policisë, shtetasi O. M., 21 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit, duke u përplasur me një shtyllë. Për pasojë, ai ka humbur jetën në vendngjarje.

Në motomjet ndodhej edhe një 17-vjeçar, shtetasi D. C., i cili është transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Sipas policisë, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit dhe për të përcaktuar shkakun e përplasjes./Top Channel

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.