Rita Ora ka tërhequr vëmendje me postimin e fundit në Instagram, ku ndau me ndjekësit disa momente nga java e saj.
Këngëtarja 35-vjeçare publikoi një selfie të realizuar në makinë, ku shfaqej e veshur me një triko të zezë dhe pantallona të kuqe, duke vënë në pah linjat e saj.
Mes fotografive ishte edhe një pamje nga studioja muzikore, ku Rita po punon për albumin e saj të katërt.
Foto: Instagram
Ajo gjithashtu festoi kalimin e testit të vozitjes me një fotografi ku shfaqej e buzëqeshur.
Postimin, të cilin e përshkroi me fjalët “Ka qenë një javë”, e kompletoi me një selfie në ashensor dhe disa momente më spontane nga përditshmëria.
Foto: Instagram
Ndërkohë, Rita ka folur sërish për thashethemet e vjetra që e lidhën me personazhin “Becky with the good hair” nga kënga “Sorry” e Beyonce.
Artistja me origjinë nga Kosova i ka mohuar vazhdimisht këto pretendime.
Foto: Instagram
Rita ka sqaruar se fotografia me veshje me motive limoni dhe varësja që u interpretua si shkronja “J” ishin thjesht rastësi dhe nuk kishin lidhje me këngën e Beyonce.
Këngëtarja deklaroi se do të preferonte që vëmendja të përqendrohej te muzika dhe karriera e saj, derisa aktualisht vazhdon punën për albumin e katërt. /Telegrafi/