Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti nga protesta për çlirimtarët në Shkup, deklaroi se populli nuk mund t’i dënoj çlirimtarët e vet.
Ahmeti tha se këto aktivitetet do të vazhdojnë në tërë Kosovën por edhe në tërë hapësirat ku jetojnë shqiptarët në Maqedoni.
“Sot në Sheshin Skënderbeu është vetëm fillimi dhe shqiptarët në Maqedoni, krahas shqiptarëtve të Kosovës do të demonstrojnë pakënaqësinë e tyre, revoltën e tyre se në emër të popullit shqiptarë nuk mund të dënohen çlirimtarët”, deklaroi Ahmeti.
Ai tha se kjo çështje nuk është dashur të filloj fare me aktin e, siç e cilësoi ai, të turpshëm të Dik Martit.
“Për të njollosur tërë popullin shqiptar, dhe përderisa kemi ardhur këtu, sigurisht që duhet një aktivitet dhe punë e palodhur e institucioneve të Kosovës edhe të Shqipërisë në aktivitete të forta diplomatike për të sqaruar, shpjeguar tërë situatën para kancelarive të Evropës si financuese të kësaj Gjykata Speciale dhe shpalljen e tyre si të pafajshëm”, tha Ahmeti.