Author: korrektpress

Në vitet e fundit, në hartën e preferencave të pensionistëve italianë që zgjedhin të jetojnë jashtë vendit po përfshihet gjithmonë e më shumë Shqipëria. Mediat italiane raportojnë se, ndërkohë që fluksi drejt Portugalisë po bie ndjeshëm, sidomos pas heqjes së lehtësimeve fiskale për të ardhurit pas vitit 2024, Shqipëria po ngjitet si një ndër destinacionet më të leverdishme për shkak të politikave fiskale shumë konkurruese dhe kostos së ulët të jetesës.Sipas të dhënave të fundit, numri total i pensionistëve italianë që transferohen jashtë vendit është ulur me 23.8% gjatë periudhës 2018–2024. Megjithatë, mes vendeve që po fitojnë terren, Shqipëria ka…

Read More

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka bërë një sërë emërimesh dhe riemërimesh në kabinetin ekzekutiv komunal, duke finalizuar përbërjen e udhëheqjes për mandatin e ri qeverisës.Me këtë vendimmarrje, Fahri Restelica është emëruar Nënkryetar i Komunës së Podujevës. Ai ka përfunduar studimet në Fakultetin e Shkencave Politike dhe prej vitit 2008 ka ushtruar detyrën e zyrtarit të lartë në Agjencinë për Barazi Gjinore, në kuadër të Zyrës së Kryeministrit. Restelica për disa vite ka qenë edhe koordinator i Lëvizjes Vetëvendosje në Besianë. Kryetari Bulliqi e ka uruar për detyrën e re, duke i dëshiruar suksese në punë.Në vazhdën e…

Read More

Ekonomisti dhe profesori Muhamet Mustafa nga Instituti Riinvest ka paraqitur një listë të qartë rekomandimesh strategjike për rimëkëmbjen ekonomike të Kosovës, duke theksuar se vendi mund të ketë përparim të qëndrueshëm vetëm nëse ndërmerren reforma të thella dhe të bazuara në analizë profesionale. Mustafa në “Përballje Podcast” tha se Kosova ka nevojë për një qasje të re dhe një model të ri ekonomik të ndërtuar nga ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë, të cilët mund të krijojnë një strategji afatgjatë të rritjes.“Modeli aktual i rritjes i bazuar në konsum dhe importe, e ka kufizuar përparimin ekonomik të vendit”, ka deklaruar ai. Ai…

Read More

Me afrimin e dimrit, shumë familje po e ndezin më shpesh ngrohjen. Në muajt e ftohtë, tharja e rrobave bëhet më e vështirë.Për këtë arsye, shumë njerëz vendosin rrobat e lagura direkt mbi radiator për t’i tharë. Por ky zakon shfaq disa probleme. Jo vetëm që rrit rrezikun e mykut në shtëpi, por mund të shkaktojë edhe probleme me frymëmarrjen.Sipas ekspertëve të Plumbworld, kur rrobat nxehen, lagështia që avullon rrit nivelin e lagështisë në shtëpi dhe krijon kondensim. Kjo e rrit rrezikun e mykut, sidomos në dhoma të vogla ose me ajrosje të dobët.Lagështia e lartë mund të përkeqësojë alergjitë,…

Read More

MPB njofton se rrugën Kavadar-Negotinë ka ndodhur një aksident në trafik, në të cilën ka mbetur i lënduar një person.”Më 07.12.2025, në Sektorin e Punëve të Brendshme të Kavadarit është raportuar se në orën 10:50 të mëngjesit, në rrugën rajonale Kavadar-Negotinë, në afërsi të fshatit Marena, një automjet pasagjerësh “Geli” i Kavadarit me targa të Shkupit, i drejtuar nga S.A. (46) nga Strumica, ka dalë nga rruga.Shoferi në aksident ka pësuar lëndime të rënda, të cilat janë diagnostikuar në Spitalin e Përgjithshëm të Kavadarit. Një ekip inspektimi nga Sektori i Punëve të Brendshme të Kavadarit ka kryer inspektim”, thuhet në…

Read More

Oficeri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Kapiteni Ymërdin Hasani, ka diplomuar me sukses në Kursin e Çështjeve Civile në Fort Bragg, Karolina e Veriut, në Qendrën dhe Shkollën e Luftës Speciale “John F. Kennedy” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Siç njofton FSK, gjatë trajnimit, Kapiten Hasani është vlerësuar për rezultatet e larta dhe është nderuar me Medaljen për Arritje Ushtarake, një shpërblim që u jepet pjesëtarëve të cilët shfaqin performancë të jashtëzakonshme gjatë programeve të specializuara.Ky kurs përqendrohet në përgatitjen e oficerëve për bashkëpunim me komunitete lokale, vlerësim të nevojave civile dhe koordinim të projekteve që kontribuojnë në stabilitetin…

Read More

Një sfidë e re mendore po bëhet virale në internet, duke testuar shpejtësinë e perceptimit vizual të përdoruesve. Përdoruesit sfidohen të identifikojnë tri fytyra të fshehura në një imazh brenda dhjetë sekondash. Shumë kanë pranuar sfidën, duke ndarë rezultatet e tyre në rrjetet sociale. Ekspertët thonë se këto lojëra stimulojnë përqendrimin dhe vëmendjen vizuale. /Telegrafi/

Read More

Brighton është i gatshëm të dëgjojë ofertat për mesfushorin e talentuar Carlos Baleba verën e ardhshme, por klubi anglez kërkon rreth 85 milionë euro për 21-vjeçarin kamerunas, një shifër që deri tani ka zbehur interesimin e Bayern Munich.Burime pranë situatës kanë konfirmuar për disa media evropiane se “Pulëbardhat” janë të hapura për ta lejuar largimin e lojtarit në vitin 2026, nëse merret një ofertë pranë kësaj vlere, pavarësisht se Baleba ka edhe tre vite kontratë. Bayern, ku e ardhmja e Leon Goretzkës mbetet e paqartë, e ka Baleban në listën e objektivave. Megjithatë, brenda klubit gjerman ka hezitim për të…

Read More

Hollywood-i po përgatitet për nominimet e çmimeve Golden Globe, që do të shpallen më 9 dhjetor. Këto çmime hapin sezonin e madh të ndarjes së çmimeve për filmat dhe televizionin, para Oscars në mars.Filmat kryesorë që pritet të nominohen: Wicked: For Good Avatar: Fire and Ash Hamnet Sinners Marty Supreme One Battle After Another Aktorët kryesorë në garë: Leonardo DiCaprio (One Battle After Another) Timothée Chalamet (Marty Supreme) Emma Stone dhe Jesse Plemons (Bugonia) Jessie Buckley dhe Paul Mescal (Hamnet) Sydney Sweeney (Christy) Dwayne Johnson (The Smashing Machine) George Clooney dhe Adam Sandler (Jay Kelly) Julia Roberts, Ethan Hawke, Michael…

Read More

IBM thuhet se po zhvillon bisedime të avancuara për të blerë kompaninë e infrastrukturës së të dhënave Confluent për rreth 11 miliardë dollarë. Confluent ofron një platformë open-source që përpunon rrjedha të mëdha të dhënash në kohë reale, duke përfshirë transaksionet bankare dhe klikimet në ueb. Marrëveshja mund të shpallet që në ditët e ardhshme, por asnjëra nga kompanitë nuk e ka konfirmuar ende lajmin. Kapitalizimi i tregut të Confluent është rreth 8.09 miliardë dollarë, ndërsa vlera e IBM është afërsisht 287.84 miliardë dollarë. Interesi i IBM vjen pas raportimeve për rritje më të ngadaltë në biznesin e saj kryesor…

Read More