Author: korrektpress

Ekipet e Ndërmarrjes Publike Lokale “Ambienti” në Ferizaj kanë kryer punime mirëmbajtëse në parkingun e oborrit të shkollës “Gjon Serreqi”. Punimet kanë përfshirë shtrimin e zhavorrit dhe sanimin e disa gropave, me qëllim përmirësimin e qasjes dhe sigurisë për nxënësit, stafin dhe prindërit që e frekuentojnë këtë hapësirë.Nga kjo ndërhyrje, sipas ndërmarrjes, parkingu është bërë më i rregullt, më funksional dhe më i përshtatshëm për përdorim të përditshëm, duke krijuar kushte më të mira për komunitetin shkollor. /Telegrafi/

Read More

Çmimi i naftës pas mesnate do të lirohet për një denarë. Sipas vendimit të fundit të Komisionit Rregullator për Energjetikë, çmimet e benzinave dhe vajit ekstra të lehtë do të mbeten të njëjta.Çmimet sipas vendimit të fundit të KRRE-së, këto do të jenë çmimet e derivateve të naftës:Eurodisel – 68,5 den/lBenzina BS-98 – 77,0 den/lBenzina BS-95 – 75,0 den/lVaji ekstra i lehtë – 66,5 den/l

Read More

Sali Berisha ka deklaruar këtë të martë se PD do të tërhiqet nga procesi i zgjedhjes së Avokatit të Popullit.Sipas tij kjo është një farsë dhe PD nuk do të behët pjesë.“Ne kemi qenë të bindur në intrigat dhe banalitetet e tyre. Opozita ka tërhequr të gjithaq firmat, për kandidatura të tjera përveç kandidaturave që ka zgjedhur vetë, të cilat janë Besim Ndregjoni, Adriana Kalaja, Jola Hysaj, Aranita Brahaja, Haluci, Dardan Mustafaj. Sot futën kandidaturën e tyre. Ulusiu tha se ne nuk njohim tërheqjen e firmave. Kështu që ne tërhiqemi totalisht nga procesi”, tha ai.Ndryshe Komisioni i Ligjeve ka miratuar…

Read More

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se Rusia ka “dorën e sipërme” në negociatat e paqes me Ukrainën, dhe se Volodymyr Zelensky duhet të “merret me punët e tij dhe të fillojë të pranojë gjërat”.Në një intervistë me gazetën gjermane Bild, Trump akuzoi gjithashtu aleatët evropianë të Ukrainës se “flasin shumë” dhe nuk “po japin rezultate” për vendin e shkatërruar nga lufta, transmeton Telegrafi.Trump ka udhëhequr përpjekjen e fundit diplomatike për t’i dhënë fund konfliktit gati katërvjeçar, duke hartuar një plan paqeje prej 28 pikash të cilin as Ukraina dhe as Rusia nuk e kanë pranuar në formën e tij…

Read More

Këngëtarja e njohur shqiptare, Kida, ka uruar të dashurin e saj për ditëlindjen e 30-të.Në postim shkruan: “Sot është ditëlindja e një dhe të vetmit tim. Dashuria ime, të uroj gjithë të mirat në jetë, ti me të vërtetë e meriton botën”.Tutje, ajo shton: “Jam mirënjohës që një ditë do të të kem babanë e fëmijëve të mi. Të dua”. Foto: InstagramUrimi i saj ka tërhequr menjëherë vëmendjen e fansave dhe ka marrë shumë pëlqime dhe komente mbështetëse në rrjetet sociale, duke treguar dashurinë dhe lidhjen e fortë mes çiftit.Kida vazhdon të jetë aktive në muzikë, por edhe në jetën…

Read More

Donald Trump ka thënë se udhëheqësit evropianë janë “të dobët” në një sulm të jashtëzakonshëm ndaj disa prej aleatëve më të ngushtë të Uashingtonit.Presidenti amerikan i tha POLITICO-s në një intervistë se vendet evropiane “në rënie” nuk kishin arritur të kontrollonin migracionin ose të ndërmerrnin veprime për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, duke vënë në pikëpyetje aleancat e vjetra të Amerikës.Ai theksoi se dallimet ideologjike tani kërcënonin të prishnin lidhjet e ngushta të Uashingtonit me vendet evropiane, shkruan The Telegraph. I pyetur nëse udhëheqësit e huaj që shihen si të dobët mund të jenë ende aleatë, Trump tha: “Varet”.Ai…

Read More

Ndërsa faturat e energjisë rriten dhe nevoja për stabilitet bëhet gjithnjë e më urgjente, panelet solare po dalin si zgjidhja më e mençur për familjet dhe bizneset. Muqa Solar, kompania pionere që instaloi panelet e para solare në Kosovë që në vitin 2008, sot mbetet një nga emrat më të besueshëm në këtë industri. Me mbi 17 vite përvojë, Muqa Solar ofron projekte të personalizuara, duke analizuar çdo objekt për të garantuar prodhim maksimal të energjisë dhe kursim real. Instalimi i paneleve solare sjell ulje të faturave, pavarësi energjetike, rritje të vlerës së pronës dhe një ndikim pozitiv në mjedis.…

Read More

Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se do të shqyrtojë zgjerimin e fushatës së tij ushtarake kundër objektivave të drogës në vende si Meksika dhe Kolumbia.Trump ka autorizuar disa sulme në Detin e Karaibeve dhe në Oqeanin Paqësor lindor ndaj anijeve të vogla venezuelase të akuzuara për transportimin e drogës, si dhe një grumbullim të madh të forcave detare amerikane në rajon që nga shtatori.Presidenti i ka justifikuar këto sulme si një përshkallëzim të nevojshëm për të ndaluar rrjedhën e drogës në Shtetet e Bashkuara, duke thënë se SHBA-të janë të angazhuara në një “konflikt të armatosur” me kartelet e…

Read More

Arti i të luajturit, të kënduarit dhe bërjes së lahutës një nga thesaret më të çmuara të identitetit kulturor shqiptar është shpallur zyrtarisht pjesë e trashëgimisë kulturore jomateriale të UNESCO-s, duke u përfshirë në listën e elementeve që kërkojnë mbrojtje të menjëhershme.Ky art unik, i kultivuar ndër shekuj në hapësirat rurale shqiptare, përfaqëson një dimension thelbësor të kujtesës kulturore kombëtare. Lahuta, së bashku me Eposin e Kreshnikëve dhe baladat e traditës veriore, ka shërbyer si mjet i transmetimit të virtyteve të trimërisë, qëndresës, besës, nderit dhe mikpritjes. Kjo traditë është ruajtur brez pas brezi në krahinat e Malësisë së Madhe,…

Read More

Redaksia e sportit në mediumin më të madh online në Kosovë, Telegrafi.com do të vazhdojë traditën për të zgjedhur më të mirët e vitit në futbollin kosovar.Si gjithmonë do të ndahen çmimet për secilën pozitë: portieri, mbrojtësi, mesfushori, sulmuesi e talenti i vitit duke mos harruar edhe trajnerin e vitit dhe futbollisti i vitit.Gjithashtu në çmimet që ndahen nga Telegrafi janë edhe ‘Futbollistja e vitit’ dhe klubi më i mirë për vitin 2025. Duke marrë parasysh që lexuesit janë të shenjtë për ne, Telegrafi tanimë për vitin e tretë do të ndajë edhe çmimin e lexuesve. Telegrafi Sport zgjedh më…

Read More