Author: korrektpress

Shtatori pritet të jetë një nga muajt më të rëndësishëm në proceset gjyqësore që po zhvillohen në Dhomat e Specializuara në Hagë, ndërsa më 16 shtator 2026 është caktuar shpallja e aktgjykimit në rastin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.Telegrafi do ta përcjellë këtë zhvillim me një ekip special dhe me raportim të drejtpërdrejtë, duke sjellë në kohë reale informacionet, reagimet dhe zhvillimet kryesore para, gjatë dhe pas shpalljes së aktgjykimit.Lexuesit do të mund t’i ndjekin të gjitha zhvillimet përmes këtij LIVE feed-i, me raportime të vazhdueshme nga Haga dhe…

Read More

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj një personi, i cili dyshohet se ka kanosur tre punëtorë të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Mitrovica” dhe ka shkrepur armë me gaz në drejtim të automjetit zyrtar të kompanisë.Sipas Prokurorisë, kërkesa për paraburgim është paraqitur në Gjykatën Themelore në Mitrovicë – Dega në Vushtrri, ndaj të pandehurit me inicialet F.Sh., për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Kanosja”.Rasti dyshohet se ka ndodhur më 29 korrik 2026, në fshatin Pantinë të Komunës së Vushtrrisë. KRU…

Read More

Trajneri i Milanit, Ruben Amorim, ka folur për të ardhmen e sulmuesit anësor Rafael Leao, duke lënë të kuptohet se portugezi nuk e ka të garantuar një vend në formacionin e skuadrës kuqezi.“Leao është lojtari ynë. E kam thënë edhe më parë se jemi të lumtur që e kemi në skuadër. Ai është një lojtar shumë i vlefshëm. Do të shohim, por ai do të duhet të luftojë për një vend në skuadër”, deklaroi Amorim. Trajneri portugez theksoi se konkurrenca për vendet në repartin ofensiv do të jetë e fortë, veçanërisht pas paraqitjeve të mira të Cisses dhe ndryshimit të…

Read More

Një rast i dhunës në familje është raportuar në Gllogoc gjatë orëve të hershme të mëngjesit.Sipas Policisë së Kosovës, rreth orës 02:30, një i dyshuar kosovar, në gjendje të dehur, ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij dhe dy viktima femra kosovare. Njëra nga viktimat ka marrë tretman mjekësor.I dyshuari dyshohet se ka dëmtuar edhe orenditë e shtëpisë, ndërsa më pas ka tentuar t’ia vërë flakën shtëpisë. Gjatë këtij veprimi, edhe ai ka pësuar lëndime dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKMF.Pas trajtimit mjekësor, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.Rasti po trajtohet nga organet kompetente.

Read More

Aleanca ka paralajmëruar se do të dorëzojë kallëzim penal në Prokurori lidhur me 18 vendimet e marra nga Qeveria në detyrë më 12 gusht, me të cilat janë themeluar 18 komisione për procedura emërimi në agjenci ekzekutive e qeveritare dhe pozita publike.Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, në një konferencë për media të hënën i ka cilësuar këto vendime si të kundërligjshme. Sipas tij, Qeveria në detyrë nuk ka mandat për të nisur procedura të reja për emërime në pozita publike.“Qeveria e Republikës së Kosovës ka marrë 18 vendime duke themeluar 18 komisione, dikund me njerëz të njëjtë,…

Read More

Policia Rajonale e Ferizajt ka shqiptuar 1,904 gjoba kundërvajtëse dhe ka pezulluar 19 patenta shoferi gjatë javës së kaluar, si pjesë e aktiviteteve për parandalimin e aksidenteve në komunikacion.Sipas njoftimit të Policisë, masat janë shqiptuar gjatë periudhës 10–16 gusht 2026, ndërsa në të njëjtën periudhë në rajonin e Ferizajt janë regjistruar gjithsej 68 aksidente.Prej tyre, 33 aksidente kanë qenë me lëndime trupore, ku janë lënduar 53 persona, ndërsa 35 aksidente kanë përfunduar vetëm me dëme materiale.“Policia Rajonale e Ferizajt ka ndërmarrë një sërë aktivitetesh për parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor”, thuhet në komunikatë.Sipas Policisë, 19 patentë shoferë janë pezulluar…

Read More

Evropa po përballet me një valë zjarresh të shkaktuara nga temperaturat e larta dhe kushtet e thata si era për shkak të një vere historikisht të nxehtë që tashmë ka kontribuar në vdekjen e mijëra njerëzve.Shkencëtarët ia hedhin fajin ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga njeriu, për valët e të nxehtit gjithnjë e më të nxehta dhe më të shpeshta.Ja zhvillimet më të fundit.Shiu i jep forcë BelgjikësTë hënën në Belgjikë filluan të bien reshje shiu për të ndihmuar në luftën kundër zjarrit më të madh të ditëve të sotme në vend, i cili ka shkatërruar rreth 3,000 hektarë të parkut…

Read More

Nëse jeni në kërkim të një prone për banim në Prishtinë, përzgjedhja e kësaj jave në Telegrafi Real Estate sjell disa alternativa në zona të ndryshme të kryeqytetit, me sipërfaqe dhe karakteristika që u përshtaten nevojave të ndryshme familjare.Nga një banesë e bollshme te Rruga C dhe një pronë pranë qendrës në Lakrishtë, deri te penthouse me tarraca në Lagjen e Spitalit dhe Dragodan, këto janë disa nga pronat që kanë tërhequr më shumë interes gjatë javës.Banesë 158m² për shitje te Rruga CNë Rrugën C ofrohet për shitje një banesë me sipërfaqe prej 158m²158m², me çmim prej 180,000 euro.Banesa ndodhet…

Read More

Një person është arrestuar në Gjakovë pasi dyshohet se ka tentuar t’u japë 50 euro zyrtarëve policorë, me qëllim shmangien e masës për një kundërvajtje në trafik.Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur rreth orës 03:20 të 17 gushtit, në rrugën “Nënë Tereza” në Gjakovë.Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Gjakovë ka ndërmarrë veprime hetimore pas informatave të pranuara nga Stacioni Policor në Gjakovë, lidhur me dyshimin për rastin “dhënie ryshfeti”.“Një person i dyshuar se kishte kryer kundërvajtje në trafik, gjatë kontrollit nga zyrtarët policorë ka tentuar t’u japë një kartëmonedhë prej 50 eurosh, me qëllim…

Read More

Një person është gjetur pa shenja jete në veri të Mitrovicës.Rasti është raportuar rreth orës 15:30, ndërsa viktima është një mashkull kosovar.Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.Rasti është cilësuar si vdekje e dyshimtë dhe po hetohet nga organet kompetente. /Telegrafi/

Read More