KORREKT / SOT22 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Më 18 dhjetor mbahet Samiti i 6-të i Gruas Shqiptare në Diasporë

Më 18 dhjetor mbahet Samiti i 6-të i Gruas Shqiptare në Diasporë

Samiti i 6-të i Gruas Shqiptare në Diasporë do të mbahet më 18 dhjetor 2026, në Ditën e Diasporës, me pjesëmarrjen e grave shqiptare nga vende të ndryshme të botës.

Ngjarja organizohet nga Dhoma e Biznesit të Diasporës, në bashkëpunim me Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Agjencinë Kombëtare të Diasporës, shkruan Telegrafi.

Samiti këtë vit do të zhvillohet nën temën “Nga identiteti tek ndikimi: Fuqia e grave shqiptare në diasporë për një Shqipëri evropiane”, ndërsa do të bëjë bashkë sipërmarrëse, profesioniste dhe lidere shqiptare, me qëllim të ndarjes së përvojave, promovimit të arritjeve të tyre dhe krijimit të mundësive të reja për bashkëpunim.

Sipas njoftimit të organizatorëve, takimi synon të forcojë lidhjet mes grave shqiptare, pavarësisht vendit ku jetojnë, duke vënë në pah rolin e tyre në zhvillimin ekonomik e shoqëror, si dhe në procesin e integrimit evropian të Shqipërisë.

Dhoma e Biznesit të Diasporës ka bërë të ditur se ftesa për pjesëmarrje është e hapur për të gjitha gratë shqiptare, si në Shqipëri, ashtu edhe në diasporë, që dëshirojnë t’i bashkohen këtij rrjeti dhe të kontribuojnë në këtë platformë bashkëpunimi.

Samiti i 6-të i Gruas Shqiptare në Diasporë do të mbahet më 18 dhjetor 2026, në kuadër të Ditës së Diasporës./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.