Një banesë është përfshirë nga zjarri në orët e para të së dielës në Ferizaj.
IndeksOnline ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet banesa duke u përfshirë nga flakët.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë zjarrfikësit, të cilët pas intervenimit kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin dhe të parandalojnë përhapjen e tij në banesat e tjera të objektit kolektiv.
Nga zjarri janë shkaktuar dëme materiale, ndërsa, sipas informacioneve të para, nuk raportohet për persona të lënduar.
Rrethanat dhe shkaku i zjarrit ende nuk janë bërë të ditura. /IndeksOnline/
Burimi: indeksonline.net ↗

