Sot, shënohet Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe.
Me këtë rast, kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka reaguar përmes një mesazhi të publikuar në rrjetin social Facebook.
Përkrah një videoje të shpërndarë në faqen e tij zyrtare, kreu i qeverisë shqiptare, u ka uruar qytetarëve një fundjavë të qetë, duke vlerësuar rëndësinë historike dhe kombëtare të gjuhës shqipe.
“Mirëmëngjes, dhe në ditën e më të bukurave gërma, nën hijeshinë e së cilave jeton kujtesa e kombit tonë dhe frymon e ardhmja, ju uroj një të diel të qetë,” ka shkruar Rama. /Klankosova.tv
Burimi: klankosova.tv ↗

