Author: korrektpress

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, shkëmbeu mesazhe me një person që hiqej si një prej këshilltarëve më të afërt të Donald Trumpit, shkruan Politico.Kryeministri i ri komunikoi me një person që pretendonte se ishte shefja e kabinetit të Shtëpisë së Bardhë, Susie Wiles, përpara se të dyshonte se kontakti nuk ishte i ligjshëm, sipas disa zyrtarëve.“Ne nuk komentojmë çështjet e sigurisë kombëtare”, tha Downing Street. Një person i informuar për komunikimet tha se, pasi kryeministri hyri në Downing Street 10, u shkëmbyen “disa mesazhe”, por këmbënguli se ato “nuk kishin ndonjë rëndësi”.Ambasada britanike në Uashington ishte aq e…

Read More

Policia e Kosovës në Mitrovicë të Jugut ka zhvilluar aktivitete të shtuara operative dhe parandaluese gjatë javës së kaluar, me qëllim të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike, si dhe parandalimit të veprave penale.Sipas njoftimit të Policisë, gjatë kësaj periudhe janë konfiskuar 12 armë zjarri, ndërsa janë arrestuar 15 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale.Në kuadër të aktiviteteve në komunikacion, Policia ka shqiptuar gjithsej 1 mijë e 390 gjoba kundërvajtëse, ndërsa ndaj nëntë shoferëve janë shqiptuar masa mbrojtëse – ndalim i drejtimit të mjeteve me veprim motorik, për kundërvajtje të ndryshme në trafik.“Policia në Mitrovicë të Jugut ka…

Read More

Nga VLEN në një kumtesë për media thonë se edhe njerëzit nga radhët e BDI-së publikisht pranojnë se partia funksionon si një “POLITBYRO”. Sipas VLEN, një rreth i ngushtë thur skenarë, ndan role dhe dëshpërimisht përpiqet të krijojë përshtypjen se gjithçka është nën kontroll.”Por puna ka kohë që u ka dalë nga duart. Njëherë nuk duan as t’ia përmendin emrin, pastaj thonë se kundër Artan Grubit nuk ka prova. Ali Ahmeti, nga ana tjetër, gjoja i ka thënë të përgjigjet nëse e ka keqpërdorur besimin e tij, ndërsa menjëherë më pas thotë se „gjëja e parë“ është që Grubi të…

Read More

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidrodrini” në Pejë ka njoftuar konsumatorët familjarë dhe biznesorë, borxhi i të cilëve ndaj kompanisë tejkalon shumën prej 300 eurosh, që të paraqiten për ri-programim të borxhit.Sipas njoftimit, konsumatorët mund të paraqiten çdo ditë pune, nga ora 08:00 deri në 16:00, për të rregulluar pagesën e borxheve të akumuluara.KRU “Hidrodrini” ka paralajmëruar se në të kundërtën do të pasojë çkyçja e menjëhershme nga rrjeti i furnizimit me ujë, si dhe marrja e masave përkatëse ligjore.Kompania u ka bërë thirrje konsumatorëve që t’i shlyejnë obligimet dhe ta përdorin ujin në mënyrë të përgjegjshme.“Uji është jetë, ta ruajmë,…

Read More

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar se ekipet e kontrollit kanë vazhduar edhe gjatë fundjavës inspektimet në terren për identifikimin e keqpërdorimeve të ujit dhe lidhjeve të parregullta.Sipas KRU “Mitrovica”, gjatë kontrolleve janë evidentuar raste të përdorimit të ujit përmes lidhjeve që nuk janë të përfshira në sistemin e rregullt të matjes, si dhe raste të furnizimit pa matje përmes ujëmatësit.Kompania ka paralajmëruar se lidhjet e parregullta, ndërhyrjet në sistemin e furnizimit dhe keqpërdorimi i ujit nuk do të tolerohen.“Personat të cilët evidentohen duke keqpërdorur ujin ose duke pasur lidhje të parregullta do t’i nënshtrohen masave përkatëse dhe procedurave…

Read More

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka bërë të ditur se LDK-ja është tërhequr nga kërkesa për balancë të institucioneve, me qëllim që të mundësohet themelimi i institucioneve të vendit.Hoti ka thënë se kjo çështje është diskutuar gjerësisht brenda strukturave të LDK-së dhe se partia ka vendosur t’i japë mundësi procesit për të ecur përpara, në mënyrë që të tejkalohet bllokada institucionale.“Ne kemi hequr dorë nga ajo kërkesë e jona dhe kemi treguar gatishmërinë tonë që, në fazën kur vijmë tek diskutimi për të zgjedhur presidentin, të jemi konstruktivë në gjetjen e një zgjidhjeje të përshtatshme dhe të…

Read More

Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja për aksidentin e rëndë të trafikut që ndodhi mbrëmë në rrugën “Ibrahim Mazreku” në Malishevë.Sipas Policisë, rreth orës 20:20, një vozitës kosovar, duke drejtuar veturën me shpejtësi të madhe, ka goditur katër automjete, ndërsa më pas edhe një zyrtar policor që ishte duke rregulluar komunikacionin. Aksident me katër automjete në Malishevë, lëndohet një zyrtar policor dhe katër persona të tjerë Si pasojë e aksidentit, zyrtari policor ka pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa pesë persona të tjerë kanë pranuar tretman mjekësor. Për aksidentin dhe lëndimet e raportuara ka dhënë detaje edhe Policia…

Read More

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj një personi, i cili dyshohet se ka kanosur tre punëtorë të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Mitrovica” dhe ka shkrepur armë me gaz në drejtim të automjetit zyrtar të kompanisë.Sipas Prokurorisë, kërkesa për paraburgim është paraqitur në Gjykatën Themelore në Mitrovicë – Dega në Vushtrri, ndaj të pandehurit me inicialet F.Sh., për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Kanosja”.Rasti dyshohet se ka ndodhur më 29 korrik 2026, në fshatin Pantinë të Komunës së Vushtrrisë. KRU…

Read More

Shtatori pritet të jetë një nga muajt më të rëndësishëm në proceset gjyqësore që po zhvillohen në Dhomat e Specializuara në Hagë, ndërsa më 16 shtator 2026 është caktuar shpallja e aktgjykimit në rastin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.Telegrafi do ta përcjellë këtë zhvillim me një ekip special dhe me raportim të drejtpërdrejtë, duke sjellë në kohë reale informacionet, reagimet dhe zhvillimet kryesore para, gjatë dhe pas shpalljes së aktgjykimit.Lexuesit do të mund t’i ndjekin të gjitha zhvillimet përmes këtij LIVE feed-i, me raportime të vazhdueshme nga Haga dhe…

Read More

Trajneri i Milanit, Ruben Amorim, ka folur për të ardhmen e sulmuesit anësor Rafael Leao, duke lënë të kuptohet se portugezi nuk e ka të garantuar një vend në formacionin e skuadrës kuqezi.“Leao është lojtari ynë. E kam thënë edhe më parë se jemi të lumtur që e kemi në skuadër. Ai është një lojtar shumë i vlefshëm. Do të shohim, por ai do të duhet të luftojë për një vend në skuadër”, deklaroi Amorim. Trajneri portugez theksoi se konkurrenca për vendet në repartin ofensiv do të jetë e fortë, veçanërisht pas paraqitjeve të mira të Cisses dhe ndryshimit të…

Read More