Author: korrektpress

Trafiku në rrugët shtetërore në vend po zhvillohet pa probleme, në rrugë kryesisht të thata, ndërsa intensiteti jashtë zonave urbane është mesatar, informon Lidhja e Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM).”Që nga ora 11:00, trafiku në hyrje dhe dalje nga vendkalimi kufitar Evzoni është bllokuar plotësisht. Në vendkalimin kufitar Niki (Mexhitli), trafiku është i bllokuar për kamionë dhe autobusë, ndërsa automjetet e tjera po lëvizin normalisht.Në vendkalimin kufitar Dojran, trafiku po zhvillohet pa probleme, por për shkak të intensitetit të shtuar, priten vonesa të herëpashershme gjatë hyrjes në vend”, thonë nga LAMM./Telegrafi/

Read More

Aktorja e njohur shqiptare, Olta Gixhari, ka tërhequr vëmendjen me një paraqitje plot stil dhe vetëbesim. E veshur me një kostum ngjyrë të kuqe të thellë, me prerje elegante dhe detaje të guximshme, ajo shfaqi një kombinim të përsosur mes finesës dhe sensualitetit.Flokët e lëshuara lirshëm dhe grimi i butë, me theks tek buzët dhe konturimi natyral i fytyrës, i dhanë një ndjesi të përkryer harmonie pamjes së saj. Olta Gixhari/InstagramDrita e ambientit dhe atmosfera intime e vendit ku ndodhej, e bënë çdo detaj të paraqitjes së saj të spikasë edhe më shumë.Qëndrimi i sigurt, shikimi i vendosur dhe eleganca…

Read More

Agjencia për Ushqim dhe Veterinari nga 6 dhjetori filloi me fushatën e dytë vjetore për vaksinim oral të dhelprave dhe mishngrënësve të egër kundër sëmundjes së tërbimi.Siç informojnë nga AUV, fushata do të zbatohet deri në fund të dhjetorit me spërkatje me aeroplan të kurtheve vaksinave nga aeroporti sportiv në Shtip, me mbështetje financiare nga Agjencia Ekzekutive Evropiane Shëndetësore dhe Digjitale (HADEA). Vlera e mbështetjes nga Agjencia për periudhë prej tre vjetëve për vaksinimin oral pranveror dhe vjeshtor është rreth 2,5 milionë euro.Kurthet hidhen në gjithë territorin e shtetit, me përjashtim të vendeve të banuara, sipërfaqeve ujore dhe majave malore…

Read More

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka vlerësuar lartë rolin historik të diasporës në mbështetje të Kosovës, duke e cilësuar atë si një forcë të pandashme nga vendi.Në deklaratën e tij, Haradinaj tha se diaspora ka qenë shtylla kryesore e Kosovës që nga vitet e rezistencës paqësore.“Në kohën e rezistencës paqësore, ata ishin hambari i Kosovës, mbështetja jonë ekonomike dhe morale”, ka shkruar Haradinaj.Ai theksoi se kontributi i diasporës ishte vendimtar edhe gjatë luftës.“Gjatë luftës, diaspora ishte aktivisht e angazhuar, duke u bërë pjesë përbërëse e luftës për liri dhe logjistikës së UÇK-së”, tha Haradinaj.Sipas Haradinajt, zëri i diasporës në arenën…

Read More

Përplasja mes Mohamed Salahut dhe klubit vijon të thellohet. Sipas asaj që raporton RMC Sport, e cituar nga gazetari i njohur Fabrizio Romano, sulmuesi egjiptian është lënë jashtë skuadrës për ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Interit. Vendimi është marrë nga drejtuesit e Liverpoolit në bashkëpunim me trajnerin Arne Slot.Ky zhvillim vjen pas disa javësh tensioni. Salah i ka nisur tre ndeshjet e fundit të Ligës Premier nga stoli, ndërsa në barazimin e fundjavës kundër Leeds nuk u aktivizua fare. Situata ka sjellë pakënaqësi të hapur nga ana e futbollistit. Së fundmi, Salah ka deklaruar se marrëdhënia e tij me…

Read More

Në vitet e fundit, në hartën e preferencave të pensionistëve italianë që zgjedhin të jetojnë jashtë vendit po përfshihet gjithmonë e më shumë Shqipëria. Mediat italiane raportojnë se, ndërkohë që fluksi drejt Portugalisë po bie ndjeshëm, sidomos pas heqjes së lehtësimeve fiskale për të ardhurit pas vitit 2024, Shqipëria po ngjitet si një ndër destinacionet më të leverdishme për shkak të politikave fiskale shumë konkurruese dhe kostos së ulët të jetesës.Sipas të dhënave të fundit, numri total i pensionistëve italianë që transferohen jashtë vendit është ulur me 23.8% gjatë periudhës 2018–2024. Megjithatë, mes vendeve që po fitojnë terren, Shqipëria ka…

Read More

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka bërë një sërë emërimesh dhe riemërimesh në kabinetin ekzekutiv komunal, duke finalizuar përbërjen e udhëheqjes për mandatin e ri qeverisës.Me këtë vendimmarrje, Fahri Restelica është emëruar Nënkryetar i Komunës së Podujevës. Ai ka përfunduar studimet në Fakultetin e Shkencave Politike dhe prej vitit 2008 ka ushtruar detyrën e zyrtarit të lartë në Agjencinë për Barazi Gjinore, në kuadër të Zyrës së Kryeministrit. Restelica për disa vite ka qenë edhe koordinator i Lëvizjes Vetëvendosje në Besianë. Kryetari Bulliqi e ka uruar për detyrën e re, duke i dëshiruar suksese në punë.Në vazhdën e…

Read More

Ekonomisti dhe profesori Muhamet Mustafa nga Instituti Riinvest ka paraqitur një listë të qartë rekomandimesh strategjike për rimëkëmbjen ekonomike të Kosovës, duke theksuar se vendi mund të ketë përparim të qëndrueshëm vetëm nëse ndërmerren reforma të thella dhe të bazuara në analizë profesionale. Mustafa në “Përballje Podcast” tha se Kosova ka nevojë për një qasje të re dhe një model të ri ekonomik të ndërtuar nga ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë, të cilët mund të krijojnë një strategji afatgjatë të rritjes.“Modeli aktual i rritjes i bazuar në konsum dhe importe, e ka kufizuar përparimin ekonomik të vendit”, ka deklaruar ai. Ai…

Read More

Me afrimin e dimrit, shumë familje po e ndezin më shpesh ngrohjen. Në muajt e ftohtë, tharja e rrobave bëhet më e vështirë.Për këtë arsye, shumë njerëz vendosin rrobat e lagura direkt mbi radiator për t’i tharë. Por ky zakon shfaq disa probleme. Jo vetëm që rrit rrezikun e mykut në shtëpi, por mund të shkaktojë edhe probleme me frymëmarrjen.Sipas ekspertëve të Plumbworld, kur rrobat nxehen, lagështia që avullon rrit nivelin e lagështisë në shtëpi dhe krijon kondensim. Kjo e rrit rrezikun e mykut, sidomos në dhoma të vogla ose me ajrosje të dobët.Lagështia e lartë mund të përkeqësojë alergjitë,…

Read More

MPB njofton se rrugën Kavadar-Negotinë ka ndodhur një aksident në trafik, në të cilën ka mbetur i lënduar një person.”Më 07.12.2025, në Sektorin e Punëve të Brendshme të Kavadarit është raportuar se në orën 10:50 të mëngjesit, në rrugën rajonale Kavadar-Negotinë, në afërsi të fshatit Marena, një automjet pasagjerësh “Geli” i Kavadarit me targa të Shkupit, i drejtuar nga S.A. (46) nga Strumica, ka dalë nga rruga.Shoferi në aksident ka pësuar lëndime të rënda, të cilat janë diagnostikuar në Spitalin e Përgjithshëm të Kavadarit. Një ekip inspektimi nga Sektori i Punëve të Brendshme të Kavadarit ka kryer inspektim”, thuhet në…

Read More