Author: korrektpress

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është gjetur pa shenja jete në një lokal në Prizren.Policia njofton se trupi i pajetë është dërguar për obduksion. “Prizren 07.12.2025 – NN. Më 08.12.2025 është raportuar se viktima mashkull është gjetur në një lokal pa shenja jete”, thuhet në raport.Policia tutje njofton se ekipi i urgjencës ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar vdekjen e viktimës.Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. /Telegrafi/

Read More

Feministet shprehën zemërim të hënën pasi qarkulluan pamje të zonjës së parë të Francës, Brigitte Macron, duke përdorur fjalë fyese ndaj aktivistëve që ndërprenë shfaqjen e një aktori-komedian i cili dikur ishte akuzuar për përdhunim.Ekipi i zonjës së parë tha se ajo kishte ndërmend të kritikonte “metodën e tyre radikale” të protestës, transmeton Telegrafi.Aktivistët ndërprenë të shtunën shfaqjen stand-up të 51-vjeçarit Ary Abittan, duke mbajtur maska të aktorit me fjalën “përdhunues” dhe duke bërtitur “Abittan përdhunues”.Një grua në vitin 2021 akuzoi aktorin për përdhunim, por në vitin 2023 hetuesit e hoqën çështjen, duke përmendur mungesën e provave.Brigitte Macron të dielën…

Read More

Policia e Kosovës ka bërë të ditur për një rast të vjedhjes së rëndë në Prishtinë.Rasti ka ndodhur të hënën, në ora 21:56 në rrugën “Fatime Sokoli” në Prishtinë. “Viktima mashkull kosovar, ka raportuar se kishte vërejtur një person brenda shtëpisë së tij. Njësitë policore në vendin e ngjarjes kanë arrestuar të dyshuarin, mashkull kosovar i cili është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe ka pranuar se kishte hyrë brenda në shtëpi dhe kishte vjedhur mjete pune”, thuhet në raport.Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

Read More

Sot (e martë), tifozët e futbollit evropian do të përballen me një nga mbrëmjet më dramatike. Në programin e xhiros së gjashtë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve, shumë skuadra kryesore luajnë për kualifikim dhe për disa prej tyre edhe për mbijetesë në garë.Ndeshja kryesore e mbrëmjes së sotme padyshim se do të zhvillohet në “Giuseppe Meazza”, me Interin që është nikoqir i Liverpoolit. Për skuadra si Barcelona dhe Atletico Madrid, kjo natë është thuajse “jetë a vdekje”: një fitore apo mundësi për të shpëtuar sezonin evropian. Barça pret Eintracht Frankfurt në “Camp Nou”, me presion maksimal për…

Read More

Japonia ka refuzuar ofertën e BE-së për t’u bashkuar me planin e saj për të përdorur asetet shtetërore të ngrira ruse për të financuar Ukrainën – duke i shkatërruar shpresat e bllokut për të siguruar mbështetje globale për iniciativën, shkruan Politico.Gjatë një takimi të ministrave të Financave të G7 të hënën, Tokio i hodhi ujë të ftohtë një kërkese nga Brukseli për të kopjuar planet e saj për t’i dërguar Ukrainës vlerën monetare të aseteve sovrane ruse të mbajtura në bankën belge Euroclear.Japonia sinjalizoi se nuk është në gjendje të përdorë rreth 30 miliardë dollarë asete të ngrira ruse të…

Read More

Gjatë spektaklit të natës së kaluar në Big Brother VIP Kosova, u transmetua një klip që ndezi debate të forta si brenda shtëpisë ashtu edhe jashtë saj. Në video shihej një konflikt mes Labinot Rexhës dhe Londrimit, ku situata u tensionua veçanërisht kur Londrimi e quajti Labin “Noti”, një pseudonim që, sipas Labinotit, i shkaktonte trauma personale.Labinoti reagoi ashpër, duke ngritur zërin dhe duke e paralajmëruar Londrimin: “Familja ime do të ketë problem me ty jashtë”.Në Prime, Labi dha një sqarim emocional për arsyen e reagimit të tij, duke treguar se fjala “Noti” i kujtonte një moment dramatik nga e…

Read More

Një tren është përplasur me një makinë të hënën në periferinë perëndimore të Hinsdale, Illinois – duke e lënë shoferin e makinës të lënduar.Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, aksidenti ndodhi rreth orës 11:34 të paradites në kalimin hekurudhor të Rrugës Monroe, sipas Departamentit të Policisë së Hinsdale.Aksidenti u filmua në video, të cilën policia e Hinsdale e publikoi në rrjetet sociale. – YouTube youtube.com Videoja tregon makinën duke u ngjitur në kryqëzim me pjesën e përparme pak mbi shina dhe duke u kthyer pak prapa përpara se të goditej nga treni.Pas kësaj, thuhet se treni mbeti “mekanikisht i paaftë”…

Read More

Kryetari i ri i Fushë Kosovës, Valon Prebreza, ka nisur formimin e kabinetit të tij drejtues, duke emëruar një sërë zyrtarësh në pozita kyçe të administratës komunale.Në mesin e emërimeve të para, Prebreza ka prezantuar Shpend Bardiqin si Nënkryetar të Komunës. Bardiqi, i njohur si aktivist i hershëm dhe ish-kryetar i Qendrës së Fushë Kosovës, ka qenë edhe asamblist aktiv dhe një prej kontribuuesve kryesorë në fitoren e subjektit të tij në zgjedhje. Kryetari e uroi atë për detyrën e re, duke theksuar sfidat dhe proceset që presin komunën në ditët në vijim, raporton Telegrafi.Ndërkohë, Ylber Kelmendi ka njoftuar se…

Read More

Pas përfundimit të spektaklit, Labinot Rexha, ka dhënë një deklaratë të bujshme që ka tërhequr vëmendjen e publikut. I revoltuar dhe i vendosur, ai u shpreh se është gati të shesë të gjithë pasurinë e tij, të cilën e vlerësoi rreth 20 milionë euro, vetëm që të sigurojë fitoren kundër Londrim Mekajt dhe Klodian Mihajt.“Të gjithë pasurinë do ta shes. Këta të dy pa i fituar nuk do t’i lë. Pasurinë komplet, nja 20 milionë janë. Pasha Zotin. Të gjithë”, tha Rexha. Foto: YouTubeDeklarata e tij ka shkaktuar reagime të forta në rrjetet sociale, ku përdoruesit janë ndarë mes atyre…

Read More

Moti sot në Maqedoni në orët e mëngjesit do të shoqërohet me mjegull në lugina. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell dhe i qetë, përveç në pjesët juglindore ku do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriperëndimi.Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga -2 deri në 5, ndërsa maksimale do të arrijë nga 9 deri në 15 gradë Celsius.Në Shkup, në mëngjes në pjesë të luginës do të ketë mjegull të lehtë. Gjatë ditës me diell me vranësira të ulëta deri mesatare. Do të fryjë erë e dobët veriore. Temperatura minimale do të bjerë në…

Read More