Author: korrektpress

Një debat i fortë shpërtheu ditën e fundit në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, kur Labinot Rexha deklaroi se kishte “fobi nga uji” dhe se kjo ishte arsyeja pse nuk ndihej rehat gjatë sfidave që përfshinin ujë.Menjëherë reagoi Olta Gixhari, e cila e vuri Labinotin në siklet me një pyetje të drejtpërdrejtë që u shpërnda me shpejtësi në rrjetet sociale: “Si ka mundësi të kesh fobi ujin kur ti ke pishinë në shtëpi? Të kam parë të lahesh shumë i lumtur në xhakuzin e shtëpisë”.Kjo batutë e Oltës u konsiderua si një nga momentet më të forta të mbrëmjes,…

Read More

Deputeti nga Aleanca për Shqiptarët (ASH), krahu i Arben Taravarit, Halil Snopçe, thotë pavarësisht kandidatëve kundërshtarë nga koalicioni VLEN, ASH pret fitore në të dy komunat, Gostivar dhe Vrapçisht.Lidhur me spekulimet se një kundërshtar i mundshëm i Valbon Limanit do të ishte Nevzat Bejta, Snopçe vlerësoi se kjo pasqyron logjikën aktuale politike të kundërshtarëve të tyre, duke shtuar se, sipas mendimit të tij, ndryshimet e vërteta nuk mund të arrihen me Bejtën.Snopçe për “TV21” thotë se AKI ka avantazh të madh ndaj VLEN-it.”Kemi një avantazh të madh, nuk ka dilema. Në rastin më të keq, 13 mijë vota diferencë. Edhe…

Read More

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se gjatë këtij mandati janë siguruar mbi 40 autoambulanca të reja për komunat e Kosovës, ndërsa po shpërndahen edhe tetë të fundit.“Flota e autoambulancave sot është më moderne, më e sigurt dhe më e pajisur se asnjëherë”, ka deklaruar Vitia, duke theksuar se investimet e bëra synojnë ngritjen e cilësisë së shërbimeve emergjente në të gjithë vendin.Ai ka shtuar se furnizimi me pajisje të reja do të ndikojë drejtpërdrejt në ofrimin e “shërbimeve më të sigurta dhe më të mira shëndetësore për të gjithë qytetarët e Republikës”.Sipas ministrit, ky…

Read More

Banorja Saranda Hoda ka shkaktuar emocione në Big Brother VIP Kosova pas rezultateve të televotimit dhe nominimeve të kësaj jave. Ajo u shpall më parë ndër konkurrentet më pak të preferuara nga publiku dhe më pas, gjatë procesit të nominimeve, ka shprehur dëshirën për t’u larguar nga shtëpia.Saranda, e cila kishte dhënë dy emra dhe dy arsye për nominimet, u shpreh: “Po mendoja gjatë kohës kur dola më pak e preferuar që nëse kjo është mënyra se si vlerësohem, që nuk e bëj lojën si ata”. Shtoi tutje: “Unë kisha dashur sonte të dal nga shtëpia”.Megjithatë, ajo vazhdon të qëndrojë…

Read More

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe paralajmëron peticion online kundër migrantëve në Maqedoni. Filipçe tërhoqi vërejtjen edhe për përvojat e Evropës, ndërsa siç thotë, statistikat evropiane tregojnë se me politika të gabuara të integrimit të refugjatëve, ndodhin probleme të mëdha në shtetet dhe shoqëritë ku ata vendosen. Ai nënvizoi se çmimi i këtyre politikave do të ishte i lartë dhe u bëri thirrje qytetarëve të kyçen për ruajtjen e sigurisë së vendit.“A është ky çmimi që duhet të paguhet për të marrë një kredi prej 6 miliardë eurosh, që do t’i paguajnë shumë gjenerata të ardhshme, për dekadat e ardhshme, që…

Read More

Trajneri i Liverpoolit, Arne Slot, ka konfirmuar publikisht se situata e krijuar me yllin egjiptian Mohamed Salah është tejet e tensionuar, duke e cilësuar “larg së qenit ideale” për klubin, skuadrën dhe vetë lojtarin.Konflikti shpërtheu pas barazimit me Leeds, kur Salah akuzoi klubin se ishte “hedhur nën autobus”, një deklaratë që ka shkaktuar tronditje brenda kampit të kuq. Pas kësaj deklarate të bujshme, Liverpooli ka marrë masë të menjëhershme disiplinore duke përjashtuar Salahin nga skuadra për ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Interit. Slot konfirmoi se vendimi lidhet drejtpërdrejt me komentet e futbollistit.“Situata me Salah është shumë larg së qenit…

Read More

Ambasada Amerikane në Tiranë ka bërë të ditur se javën e kaluar, kontraktorët e kompanive amerikane në fushën e mbrojtjes trajnuan ushtrinë shqiptare për të përdorur teknologjinë kundër sistemeve fluturuese pa pilotë.Sipas një postimi në rrjetin social në Facebook thuhet se këto armë të avancuara amerikane për dronë forcojnë kapacitetet mbrojtëse të Shqipërisë dhe mbështesin misionin e NATO-s për të ruajtur sigurinë kolektive.“Dronët nuk janë problem për Aleatët e NATO-s! Javën e kaluar, kontraktorët e kompanive amerikane në fushën e mbrojtjes trajnuan ushtrinë shqiptare për të përdorur teknologjinë kundër sistemeve fluturuese pa pilotë, e ofruar përmes Programit të Partneritetit Shtetëror…

Read More

Komuna e Rahovecit ka përuruar objektin e renovuar të Shoqatës së Pavarur të Gruas “Hareja”, një investim që synon përmirësimin e kushteve për fëmijët dhe komunitetin. Projekti, i cili ka përfshirë renovimin e plotë të hapësirave të brendshme dhe të jashtme, si dhe rregullimin e oborrit, krijon kushte bashkëkohore, të sigurta dhe funksionale për zhvillimin e aktiviteteve ditore.Sipas njoftimit, hapësirat e reja janë përshtatur posaçërisht për fëmijët, përfshirë ata me nevoja të veçanta, duke ofruar ambiente të rehatshme për edukim, terapi dhe programe të ndryshme zhvillimore.Shoqata “Hareja”, e cila prej vitesh luan rol kyç në fuqizimin e grave, mbështetjen e…

Read More

Manchester City vazhdon të shfaqë interes afatgjatë për mesfushorin ofensiv të Monacos, Maghnes Akliouche, pavarësisht transferimit të Rayan Cherki nga Lyoni gjatë verës së kaluar, raporton L’Equipe.23-vjeçari, tashmë me 5 paraqitje dhe 1 gol me Kombëtaren e Francës, ishte objektiv i disa klubeve të mëdha, mes tyre City, Tottenham, Bayer Leverkusen dhe PSG, por qëndroi në Monaco pasi klubi vendosi një kërkesë prej 70 milionë eurosh, duke i detyruar klubet e interesuara të heqin dorë. Edhe pse Akliouche ka kaluar një periudhë forme jo të qëndrueshme këtë sezon, ai ka regjistruar 3 gola dhe 4 asistime në 19 ndeshje në…

Read More

Komuna e Podujevës ka njoftuar se të mërkurën, më 10 dhjetor, në ora 18:00, në Teatrin “Avdush Hasani” do të shfaqet premiera e shfaqjes për fëmijë “Lepuri nga Poli i Veriut”.Shfaqja, e cila sjell një rrëfim magjik për miqësinë, solidaritetin dhe mirëkuptimin, përcjell mesazhin se dallimet nuk janë pengesë, por pasuri që na bën unikë dhe të vlefshëm.Krijuese e tekstit është Ulpianë Maloku, ndërsa regjinë e mban Armend Zeqiri. Në role paraqiten aktorët Muhamet Zeka, Besart Zeneli, Sindi Çitaku dhe Gani Morina. Ekipi realizues përfshin edhe Xheraldina Krasniqin si asistente regjie, Adelinë Mziun në kostumografi, Artan Hasanin në skenografi, si…

Read More