Author: korrektpress

Çmimet e energjisë elektrike në Francë ranë përkohësisht në zero – konsumatorët morën energji falas.Më 8 dhjetor, çmimet e energjisë elektrike në tregun “day-ahead” të Francës ranë në zero, që do të thotë se për disa orë energjia ishte praktikisht falas. Kështu raportoi Bloomberg, i cili medium dha edhe disa detaje rreth kësaj ngjarje.Arsyeja ishte një tepricë e rrallë energjie: një dimër jashtëzakonisht i ngrohtë uli ndjeshëm kërkesën për ngrohje, ndërsa erërat e forta rritën prodhimin nga parqet me erë. Në të njëjtën kohë, centralet bërthamore po funksiononin me rreth 85 për qind të kapacitetit, duke shtuar edhe më shumë…

Read More

Malisheva po tregon se është një ekip që nuk dorëzohet lehtë. Pas disa javëve të para jo bindëse, skuadra ka gjetur stabilitet dhe identitet nën drejtimin e Elon Berishës. Një nga lojtarët që e ka ndier më shumë këtë ndryshim është mbrojtësi i majtë, Arlind Veliu, i cili po kontribon me gola dhe paraqitje të shkëlqyera. Në një intervistë për Telegrafin, Veliu flet për formën e tij personale, rezultatet e deritanishme të Malishevës dhe objektivat që ka me klubin këtë sezon.Pas 16 ndeshjeve të zhvilluara deri më tani, Malisheva renditet e katërta në tabelë me 25 pikë, vetëm katër më…

Read More

Dafina Zeqiri ka njoftuar se është ndryshuar lokacioni i koncertit të saj “Supernova”, i cili do të mbahet për dy net rresht, më 25 dhe 26 dhjetor.Sipas këngëtares, koncerti është zhvendosur në Pallatin e Rinisë në Prishtinë.Fillimisht ngjarja ishte paraparë të mbahej në Sallën “1 Tetori”, por lokacioni është ndryshuar për shkak të zgjedhjeve emergjente që do të zhvillohen më 28 dhjetor. View this post on Instagram A post shared by Dafina Zeqiri Gjergji (@dafina.zeqiri) “Njoftim zyrtar – Ndryshim i lokacionit të koncertit “Supernova”. Të nderuar. Ju njoftojmë se për arsye institucionale dhe të pavarura nga organizimi ynë, Salla 1…

Read More

Prokurori Publik i Republikës, Ljupço Kocevski, beson se në këtë fazë nuk duhet të ketë Komision Hetimor në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë për tragjedinë e Koçanit, sepse siç thotë ai, dëshmitarë dhe prova të caktuara mund të kompromentohen, përcjell Telegrafi Maqedoni.Kocevski mori edhe një kërkesë zyrtare nga kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Afrim Gashi, për Komisionin Hetimor.”Lidhur me formimin e një Komisioni Hetimor, pata edhe unë një kërkesë zyrtare nga kryetari Gashi dhe shpreha mendimin tim me shkrim dhe atë që thashë në disa media, për mua personalisht, besoj se në këtë fazë nuk duhet të ketë Komision Hetimor,…

Read More

Një aeroplan ushtarak i Gjermanisë, i nisur nga Berlini në orën 08:40 të mëngjesit, ka devijuar drejt aeroportit të Shkupit, pasi nuk ka mundur të aterrojë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.Lajmin e ka konfirmuar Driton Ujkani nga Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror, ndërsa aeroporti i Prishtinës ka lëshuar një komunikatë zyrtare ku sqaron arsyet teknike të devijimit. Sipas aeroportit, ANP “Adem Jashari” është i certifikuar sipas standardit ndërkombëtar ICAO Category III B, i cili mundëson aterrim edhe me dukshmëri deri në 50 metra, falë sistemit të avancuar të ndriçimit të pistës dhe pajisjeve të navigimit tokësor (ILS…

Read More

Kizilelma turke ka arritur një moment historik të vërtetë luftarak që Ghost Bat amerikan ende nuk e ka arritur.Droni luftarak Bayraktar, Kizilelma ka konfirmuar për herë të parë ndërceptimin e një rakete ajër-ajër Gokdogan. Ai e zbuloi objektivin me radarët e vet Murad Aesa, u kyç mbi të dhe e shkatërroi – dhe e gjithë ngjarja është regjistruar në video. — (@) Ndërkohë, Ghost Bat i Boeing lëshoi një AIM-120 AMRAAM pa e parë objektivin, duke u mbështetur vetëm në informacionet e dhëna nga një aeroplan E-7. Boeing nuk ofroi të dhëna radari, as gjurmim të objektivit, dhe as konfirmim…

Read More

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, beson se skuadra e tij është në një trajektore pozitive javët e fundit, pas rikthimit në krye të tabelës së La Ligës.Pavarësisht humbjes ndaj Chelseat në Ligën e Kampionëve, Barcelona ka arritur fitore ndaj Athletic Club, Alaves, Atletico Madrid dhe Real Betis në garat vendase.Duke folur para ndeshjes, Flick u përqendrua te Liga e Kampionëve, ku shpresat për të siguruar një vend mes tetë ekipeve më të mira varen në fije të perit. Konsensusi është se atyre u duhen pikët maksimale nga ndeshjet e mbetura, duke filluar me Eintracht Frankfurt të martën në mbrëmje.“Liga e…

Read More

Qytetarët dhe kompanitë i detyrohen Bashkisë së Shkupit mbi 36 milionë euro në taksa dhe tarifa, informon sot administrata e bashkisë.Për këtë arsye, ata u bëjnë thirrje të gjithë taksapaguesve që nuk kanë paguar tatimin në pronë, tatimin në qarkullim, tatimin në trashëgimi dhe dhurata dhe tatimin komunal, që të shlyejnë detyrimet e tyre sa më shpejt të jetë e mundur.”Mbikëqyrje në borxhin dhe pagesat elektronike mund të bëhen përmes platformës elektronike të Qytetit të Shkupit: https://danoci.skopje.gov.mk/gskopje/root/public/l…”, thonë nga Bashkia e Shkupit.Gjithashtu kanë ofruar edhe numër kontakti ku qytetarët mund të telefonojnë për më shumë informacion.

Read More

Lionel Messi, sulmuesi i Inter Miamit dhe i kombëtares së Argjentinës, ka pranuar se nuk është në gjendje të zgjedhë një sezon të vetëm si më të mirin e karrierës së tij, edhe pse pranoi se viti 2012 ka një vend të veçantë. Në deklaratën e tij, Messi nënvizoi se vlerësimi i performancës nuk mund të reduktohet vetëm në statistika apo rekorde personale. “Nuk e di, është e vështirë, varet nga mënyra si e sheh. Nuk më pëlqejnë statistikat; sot gjithçka lidhet me to”. “Më pëlqen të jem shumë i përfshirë në lojë. Ka pasur vite kur kemi fituar gjithçka:…

Read More

Në një treg ku siguria ushqimore dhe standardi halal janë më të rëndësishmit, MEKA Halal Food vazhdon të jetë ndër brendet më të besuara në Kosovë dhe rajon. Me përvojë, transparencë dhe përkushtim maksimal ndaj cilësisë, MEKA është bërë pjesë e përditshme e shumë familjeve. MEKA sjell një përzgjedhje të gjerë produktesh të mishit dhe të përpunuara, të krijuara për çdo shije dhe çdo vakt: Suxhukë tradicionalë, Përshutna të freskëta, Salamë dhe produkte të përpunuara, Salsiçe,gjella dhe sardele. Kombinimi i recetave tradicionale me teknologjinë moderne siguron shije konstante, freski dhe standarde të larta prodhimi. Të gjitha produktet MEKA janë të…

Read More