Author: korrektpress

Sot (e mërkurë) është hedhur shorti për fazën e 1/8-tës në Kupën e Kosovës, ku janë mësuar tashmë tetë çiftet që kërkojnë një vend në çerekfinale.Në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) është hedhur shorti i Kupës së Kosovës, i cili ka prodhuar duele të zjarrta, me dy super-derbi që spikasin menjëherë. Prishtina – Ballkani është dueli që tërheq vëmendjen më të madhe. Fituesit në fuqi të Kupës, Prishtina përballet me Ballkanin që kërkon rikthimin te ky trofe të cilin e fitoi para dy sezonesh pikërisht në një përballje ndaj kryeqytetasve.Atmosfera pritet të jetë elektrizuese ndaj këtyre dy…

Read More

Shtetet e Bashkuara po rishikojnë mënyrën se si shpërndajnë ndihmën e huaj për të prioritizuar investimet direkte në vendet partnere dhe për të eliminuar mbeturinat, duke anashkaluar “kompleksin industrial të OJQ-ve”, njoftoi të enjten Sekretari i Shtetit, Marco Rubio.Rubio zbuloi politikën e re gjatë nënshkrimit të një Kornize Bashkëpunimi Shëndetësor prej 2.5 miliardë dollarësh me Kenian, transmeton Telegrafi.Shtetet e Bashkuara do të ofrojnë deri në 1.6 miliardë dollarë gjatë pesë viteve të ardhshme për të mbështetur programet prioritare shëndetësore, ndërsa Kenia do të rrisë shpenzimet e brendshme shëndetësore me 850 milionë dollarë për të nxitur vetëbesimin e saj afatgjatë në…

Read More

Poezi nga: Hamlet Lima Quintana Përktheu: Bajram KarabolliVdekja gënjen kur shpall se do të vjedhë jetën, thua se nuk do të ketë më pranverë, sepse në fund të fundit, vdekja mund të na vjedhë vetëm kohën, mundësinë për të buzëqeshur, apo për të ngrënë një mollë, për të mbajtur një fjalim, apo për të shkelur mbi tokën që duam, për të dhënë dashuri e çdo dite, apo për të shtrënguar duart, për të luajtur kitarë, për të përjetuar shpresën; ajo vetëm ndryshon hapësirat tona, vendet ku shtrijmë trupin e lodhur, për të vallëzuar nën hënë, ose për të notuar nëpër…

Read More

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Myrto Uzuni, është rikthyer në qendër të vëmendjes mediatike, por këtë herë jo për golat apo performancat në fushë. Futbollisti u komentua gjerësisht në rrjetet sociale pas publikimit të disa pamjeve nga dasma e motrës së tij, ku shihet duke hedhur shumë para gjatë festës.Ky moment gëzimi familjar u interpretua ndryshe nga një pjesë e opinionit publik dhe u shoqërua me kritika, disa prej të cilave e cilësuan gjestin si të tepruar. Foto: InstagramI njëjti bëri një reagim në rrjete sociale për të sqaruar të gjithë këtë bujë.Më poshtë sqarimi i plotë:“Sqarim. Familja numër 1. Videoja…

Read More

Burimet ujore të Kosovës, ndër më të çmuarat natyrore të vendit, po përballen me presion të madh si nga aktivitetet njerëzore, ashtu edhe nga ndryshimet klimatike. Raporti i ri i organizatës “Ec Ma Ndryshe”, me titull “Vlerësimi i Politikave dhe Praktikave për Menaxhimin e Ujërave të Pellgjeve Lumore”, nxjerr në pah sfidat kryesore për menaxhimin e qëndrueshëm të ujërave dhe ruajtjen e biodiversitetit në vend.Sipas raportit, menaxhimi i ujërave mbetet i dobët për shkak të mungesës së koordinimit institucional, ndotjes së vazhdueshme, shfrytëzimit të pakontrolluar të burimeve natyrore dhe zbatimit të dobët të ligjeve ekzistuese. Ndryshimet klimatike, përmbytjet e shpeshta,…

Read More

Në Qendrën e Trajnimeve të Regjimentit të Mjekësisë të Komandës së Logjistikës, Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë përfunduar me sukses kursin “Medik Luftarak/Cobat Medik” për pjesëtarët e Regjimentit të parë të Komandës së Forcave Tokësore.Ky trajnim, i zhvilluar sipas standardeve të NATO-s, ka për qëllim pajisjen e personelit ushtarak me njohuri dhe shkathtësi bazike dhe të avancuara mjekësore për të ofruar kujdes urgjent dhe efektiv në fushëbetejë. Në ceremoninë e certifikimit ishin të pranishëm zëvendëskomandanti i Logjistikës, kolonel Mehmet Lladrovci, komandanti i Regjimentit të Mjekësisë, kolonel Xhevdet Tahiraj, si dhe komandanti i Regjimentit të parë të KFT-së, nënkolonel…

Read More

Lideri i LSDM-së, Venko Filipçe në një konferencë për shtyp sot njoftoi protesta nëse Kuvendi nuk miraton një rezolutë kundër pranimit të emigrantëve që partia e tij planifikon ta paraqesë së shpejti, përcjell Telegrafi Maqedoni.Filipçe tha se pas peticionit online të publikuar nga partia e tij, hapi tjetër do të jetë një projektrezolutë në Kuvend me të cilën deputetët do të konfirmojnë se Maqedonia nuk do të pranojë emigrantë.Nëse shumica nuk e mbështet një rezolutë të tillë, ai njoftoi se do të thërrasë protesta masive.”Ne do të kërkojmë që Kuvendi të votojë një rezolutë për ta ndaluar këtë. Nëse rezoluta…

Read More

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, deklaroi se do të bëjë një telefonatë për të ndaluar tensionet midis Tajlandës dhe Kamboxhias.Trump në muajin korrik ndërmjetësoi një armëpushim që përfundoi konfliktet midis këtyre dy vendeve, të cilat tani janë intensifikuar sërish.Nga Tajlanda kanë bërë me dije se nuk shohin potencial për negociata dhe se situata nuk është e përshtatshme për ndërmjetësim nga një palë e tretë, ndërsa nga Kamboxhia është njoftuar se janë të gatshëm për bisedime në çdo kohë. – YouTube www.youtube.com Duke folur në një tubim në Pensilvani, Trump përmendi një sërë luftërash të cilat pretendon…

Read More

Kompania Rajonale e Menaxhimit të Mbeturinave “Pastrimi” falënderon punonjësit për angazhimin e tyre në mbajtjen e pastërtisë në qytet dhe apelon tek të gjithë qytetarët që të mos hedhin mbeturina jashtë kontejnerëve.Kujdesi i secilit është i rëndësishëm, pasi mbeturinat e hedhura në mënyrë të gabuar përfundojnë në deponi ilegale, duke rritur ndotjen dhe krijuar probleme për komunitetin.“Kujdesi dhe respekti për ambientin është përgjegjësi e përbashkët. Bashkë mund ta mbajmë qytetin tonë pastër dhe të sigurt për të gjithë,” thuhet në njoftimin e KRM “Pastrimi”. /Telegrafi/

Read More

Jonathan HargreavesJavën e shkuar, ministrja e financave e Mbretërisë së Bashkuar [MB], kancelarja Rachel Reeves, publikoi buxhetin për vitin 2026 dhe janë tri gjëra që duhet t’i dini për mënyrën si po e përmirëson Mbretëria e Bashkuar ofertën e saj për biznesin dhe investimet ndërkombëtare. Së pari, rritja mbetet misioni numër një i qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar.Që nga marrja e detyrës, qeveria i ka rritur investimet kapitale për më shumë se 120 miliardë funta – në infrastrukturë, inovacion dhe energji të gjelbër – duke krijuar kushtet për lulëzim të industrive kyçe.Ky buxhet konfirmoi investimet publike në nivelin më të…

Read More