Author: korrektpress

Tre persona janë arrestuar në flagrancë nën dyshimin për shitje të narkotikëve, gjatë një aksioni të zhvilluar nga Njësia Antidrogë në komunën e Suharekës.Lajmin e ka konfirmuar Prokuroria Themelore në Prizren. Kryeprokurori Petrit Kryeziu, bëri të ditur se arrestimet janë realizuar pas aplikimit të masave të veçanta hetimore.Sipas tij, gjatë aksionit janë sekuestruar sasi të narkotikëve të llojit kokainë dhe marihuanë, armë zjarri, para të gatshme, si dhe dy vetura, të cilat dyshohet se janë përdorur si mjete për kryerjen e veprës penale.“Janë arrestuar tre persona, të kapur në flagrancë me aplikimin e masave të veçanta hetimore, për shitje të…

Read More

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës – Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Prizren, si dhe me Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prizren, ka zgjeruar hetimet lidhur me procesin e rinumërimit të rezultateve të votimit në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR), përkatësisht në Qendrën Komunale të Numërimit (QKN) në Prizren.Sipas njoftimit, hetimet janë zgjeruar pas pranimit të informatave publike dhe kanë përfshirë një grup të dytë të të dyshuarve. Me autorizim të Prokurorisë, në kuadër të këtij zgjerimi janë intervistuar gjithsej 28 të dyshuar dhe 6 dëshmitarë.Pas intervistimit, me…

Read More

Ministri i Drejtësisë Igor Filkov mori pjesë sot në një aktivitet kushtuar Paketës së re të Migracionit dhe Azilit, të organizuar nga Konventa Kombëtare për Bashkimin Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut.Në fjalimin e tij, Ministri theksoi se kontrabanda e imigrantëve është një nga format e krimit të organizuar me rritjen më të shpejtë në botë – një sfidë serioze sigurie dhe humanitare që asnjë vend nuk mund ta adresojë i vetëm.Republika e Maqedonisë ka ratifikuar të gjitha instrumentet ndërkombëtare përkatëse, përfshirë Protokollin e Kombeve të Bashkuara kundër Kontrabandës së Migrantëve. Megjithatë, sfida kryesore mbetet zbatimi konsistent i standardeve…

Read More

“La Gazzetta dello Sport” raporton se Randal Kolo Muani është i hapur për një rikthim te Juventusi në afatin kalimtar të janarit, ndaj “Zonja e Vjetër” shpreson të gjejë një marrëveshje me Tottenhamin dhe PSG-në.Kolo Muani, aktualisht i huazuar te Tottenham, do të ishte i lumtur të kthehej në Torino, kështu që Juventusi do të vazhdojë negociatat me Spurs dhe PSG-në, me shpresën për ta rikthyer francezin në “Allianz Stadium” vetëm gjashtë muaj pas largimit të tij.Sipas gazetës italiane, Juventusi shpreson që dëshira e vetë lojtarit të luajë një rol kyç në bisedimet me klubin francez dhe atë anglez. Kolo…

Read More

Ish-ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Joschka Fischer, ka deklaruar se Evropa duhet të rishikojë rrënjësisht strategjinë e saj të sigurisë dhe të shqyrtojë seriozisht mundësinë e krijimit të një kapaciteti të përbashkët bërthamor evropian. Sipas tij, realitetet gjeopolitike të ditëve të sotme kanë treguar se kontinenti nuk mund të mbështetet më në arkitekturën e vjetër të sigurisë.Fischer theksoi se garancitë e sigurisë nga Shtetet e Bashkuara nuk janë më të sigurta dhe të besueshme si më parë. “Garancitë amerikane të sigurisë nuk janë më të besueshme që nga ky moment”, u shpreh ai në një intervistë për gazetën gjermane Tagesspiegel.…

Read More

Më shumë se dy vjet pasi mori përgjegjësinë për sulmin e armatosur ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë, Milan Radoiçiq është ende i lirë dhe me vendbanim të regjistruar në Beograd.Koordinatori i Konventës Kombëtare për Bashkimin Evropian për Kapitullin 35, Dragisha Mijaçiq, ka deklaruar se Serbia nuk mund t’i shmanget përgjegjësisë për rastin e konfliktit të armatosur në fshatin Banjska, duke e cilësuar këtë çështje si një detyrim ndërkombëtar dhe një njollë serioze për institucionet e sigurisë dhe drejtësisë në Serbi.Sipas Mijaçiqit, rasti i Banjskës nuk përbën vetëm një problem të pazgjidhur ligjor, por edhe një çështje që rëndon mbi…

Read More

Muzikanti Robbie Williams ka kujtuar një nga periudhat më të vështira të jetës së tij gjatë kulmit të famës së grupit Take That, duke folur për problemet e tij me depresionin dhe varësinë në një dokumentar të ri të Netflix për grupin.Seriali dokumentar “Take That”, i cili u shfaq premierë të martën, më 27 janar, hedh një vështrim prapa në ngjarjet e mesit të viteve ’90, kur kantautori anglez po kalonte probleme serioze me shëndetin mendor dhe alkoolizmin.Këngëtari kryesor i grupit, Gary Barlow, deklaron në dokumentar se gjithmonë ndihej në siklet sepse nuk i vinte re gjërat e pazakonta që…

Read More

Jose Mourinho ka zbuluar se i ka thënë ish-lojtarit të tij te Roma, Dean Huijsen, se Real Madridi kishte qenë “me fat” që humbi vetëm 4-2 ndaj Benfikës.Mourinho dhe Huijsen u ritakuan të mërkurën mbrëma gjatë fitores 4-2 të Benficës ndaj Real Madridit në Ligën e Kampionëve. Skuadra portugeze kishte nevojë për një gol në minutat e fundit për të përmirësuar golavarazhin dhe për t’u kualifikuar në fazën “play-off” të eliminimit direkt. Në mënyrë dramatike, ishte portieri Anatoliy Trubin ai që shënoi në çastet e fundit, pas një skeme nga goditja e lirë.Mourinho u pa duke biseduar me Huijsen në…

Read More

Kryetari i KRRE-së, Marko Bislmoski sot ka reaguar lidhur me kallëzimin penal të ngritur ndaj tij nga.”Procedurat për heqjen e licencës për çdo aktivitet dhe çdo sektor janë të përcaktuara në mënyrë strikte në Ligjin për Energjinë dhe e gjithë kjo pasqyrohet në Rregulloren e Licencimit. Në të njëjtën mënyrë siç i zhvilluam procedurat për kompaninë që u tregua, në të njëjtën periudhë u zhvilluan të njëjtat procedura, me të njëjtat afate, edhe për kompani të tjera, jo vetëm në sektorin e derivateve të naftës, por po e bëjmë të njëjtën gjë edhe në sektorin e energjisë elektrike”, tha Kryetari…

Read More

Sipas blogerëve dhe korrespondentëve të luftës që raportojnë nga të dyja palët, ka thashetheme se forcat ruse dhe ukrainase mund të jenë urdhëruar të ndalojnë përkohësisht sulmet ndaj infrastrukturës energjetike të njëra-tjetrës, shkruan Kyiv Post.Blogeri pro-Kremlin, Vladimir Romanov, shkroi fillimisht se që nga ora 7 e mëngjesit të së enjtes, trupave ruse u është ndaluar të godasin “çdo objekt infrastrukturor në të gjithë Ukrainën”, përfshirë Kievin dhe rajonin përreth tij, me pauzën që thuhet se do të zgjasë deri më 3 shkurt, transmeton Telegrafi.Më vonë, Romanov postoi atë që ai e quajti tekstin e supozuar të urdhrit, duke shkruar: “Përjashtoni…

Read More