Author: korrektpress

Sekretari i Përgjithshëm i BDI-së, Arbër Ademi, ka reaguar ashpër ndaj draft-ligjit të ri për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, të ashtuquajturit “Ligji i Karakamishevës”, të hartuar nga OBRM-PDUKM dhe të mbështetur nga koalicioni VLEN.Sipas Ademit, bëhet fjalë për një akt të pastër regresi politik dhe etnik, që përbën rrezik serioz për barazinë dhe për themelet e Marrëveshjes së Ohrit.“Skandal mbi skandal. Kur mendon se kanë arritur fundin, ata gjejnë mënyrë të bien edhe më poshtë. Ky është një ligj për ta vajtuar, jo për ta votuar”, thekson Ademi.Ai vlerëson se ligji në fjalë nuk garanton aspak përfaqësim të drejtë…

Read More

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim të ngarkuarën me punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Anu Prattipati.Gjatë takimit u diskutua për anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes, si dhe për zhvillimet e fundit politike dhe institucionale në vend.Me këtë rast, Presidentja Osmani theksoi se linjëzimi i Republikës së Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka qenë dhe mbetet një vendim i drejtë dhe strategjik. Ajo nënvizoi se Kosova beson në lidershipin e Presidentit Donald Trump dhe shprehu gatishmërinë e vendit për të dhënë kontribut konkret dhe të përgjegjshëm në përpjekjet ndërkombëtare për…

Read More

Afati kalimtar veror 2026 ka nisur tashmë të marrë formë në zyrat katalanase, me një emër konkret mbi tryezë. Drejtoria sportive e Barcelonës ka identifikuar nevojën për të përforcuar krahun e djathtë me një profil fizik dhe depërtues gjatë afatit kalimtar të ardhshëm veror.Sipas burimeve të ndryshme pranë ambientit blaugrana, zgjedhja për këtë rol që kërkon forcë dhe shpejtësi është Denzel Dumfries. Reprezentuesi holandez përshtatet në mënyrë ideale me skemën e presionit të lartë dhe tranzicionit të shpejtë që po propozohet aktualisht nga trajneri gjerman Hansi Flick.Qëllimi kryesor është sigurimi i një lojtari që ofron një alternativë të besueshme dhe…

Read More

Tre persona janë arrestuar në flagrancë nën dyshimin për shitje të narkotikëve, gjatë një aksioni të zhvilluar nga Njësia Antidrogë në komunën e Suharekës.Lajmin e ka konfirmuar Prokuroria Themelore në Prizren. Kryeprokurori Petrit Kryeziu, bëri të ditur se arrestimet janë realizuar pas aplikimit të masave të veçanta hetimore.Sipas tij, gjatë aksionit janë sekuestruar sasi të narkotikëve të llojit kokainë dhe marihuanë, armë zjarri, para të gatshme, si dhe dy vetura, të cilat dyshohet se janë përdorur si mjete për kryerjen e veprës penale.“Janë arrestuar tre persona, të kapur në flagrancë me aplikimin e masave të veçanta hetimore, për shitje të…

Read More

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës – Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Prizren, si dhe me Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prizren, ka zgjeruar hetimet lidhur me procesin e rinumërimit të rezultateve të votimit në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR), përkatësisht në Qendrën Komunale të Numërimit (QKN) në Prizren.Sipas njoftimit, hetimet janë zgjeruar pas pranimit të informatave publike dhe kanë përfshirë një grup të dytë të të dyshuarve. Me autorizim të Prokurorisë, në kuadër të këtij zgjerimi janë intervistuar gjithsej 28 të dyshuar dhe 6 dëshmitarë.Pas intervistimit, me…

Read More

Ministri i Drejtësisë Igor Filkov mori pjesë sot në një aktivitet kushtuar Paketës së re të Migracionit dhe Azilit, të organizuar nga Konventa Kombëtare për Bashkimin Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut.Në fjalimin e tij, Ministri theksoi se kontrabanda e imigrantëve është një nga format e krimit të organizuar me rritjen më të shpejtë në botë – një sfidë serioze sigurie dhe humanitare që asnjë vend nuk mund ta adresojë i vetëm.Republika e Maqedonisë ka ratifikuar të gjitha instrumentet ndërkombëtare përkatëse, përfshirë Protokollin e Kombeve të Bashkuara kundër Kontrabandës së Migrantëve. Megjithatë, sfida kryesore mbetet zbatimi konsistent i standardeve…

Read More

“La Gazzetta dello Sport” raporton se Randal Kolo Muani është i hapur për një rikthim te Juventusi në afatin kalimtar të janarit, ndaj “Zonja e Vjetër” shpreson të gjejë një marrëveshje me Tottenhamin dhe PSG-në.Kolo Muani, aktualisht i huazuar te Tottenham, do të ishte i lumtur të kthehej në Torino, kështu që Juventusi do të vazhdojë negociatat me Spurs dhe PSG-në, me shpresën për ta rikthyer francezin në “Allianz Stadium” vetëm gjashtë muaj pas largimit të tij.Sipas gazetës italiane, Juventusi shpreson që dëshira e vetë lojtarit të luajë një rol kyç në bisedimet me klubin francez dhe atë anglez. Kolo…

Read More

Ish-ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Joschka Fischer, ka deklaruar se Evropa duhet të rishikojë rrënjësisht strategjinë e saj të sigurisë dhe të shqyrtojë seriozisht mundësinë e krijimit të një kapaciteti të përbashkët bërthamor evropian. Sipas tij, realitetet gjeopolitike të ditëve të sotme kanë treguar se kontinenti nuk mund të mbështetet më në arkitekturën e vjetër të sigurisë.Fischer theksoi se garancitë e sigurisë nga Shtetet e Bashkuara nuk janë më të sigurta dhe të besueshme si më parë. “Garancitë amerikane të sigurisë nuk janë më të besueshme që nga ky moment”, u shpreh ai në një intervistë për gazetën gjermane Tagesspiegel.…

Read More

Më shumë se dy vjet pasi mori përgjegjësinë për sulmin e armatosur ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë, Milan Radoiçiq është ende i lirë dhe me vendbanim të regjistruar në Beograd.Koordinatori i Konventës Kombëtare për Bashkimin Evropian për Kapitullin 35, Dragisha Mijaçiq, ka deklaruar se Serbia nuk mund t’i shmanget përgjegjësisë për rastin e konfliktit të armatosur në fshatin Banjska, duke e cilësuar këtë çështje si një detyrim ndërkombëtar dhe një njollë serioze për institucionet e sigurisë dhe drejtësisë në Serbi.Sipas Mijaçiqit, rasti i Banjskës nuk përbën vetëm një problem të pazgjidhur ligjor, por edhe një çështje që rëndon mbi…

Read More

Muzikanti Robbie Williams ka kujtuar një nga periudhat më të vështira të jetës së tij gjatë kulmit të famës së grupit Take That, duke folur për problemet e tij me depresionin dhe varësinë në një dokumentar të ri të Netflix për grupin.Seriali dokumentar “Take That”, i cili u shfaq premierë të martën, më 27 janar, hedh një vështrim prapa në ngjarjet e mesit të viteve ’90, kur kantautori anglez po kalonte probleme serioze me shëndetin mendor dhe alkoolizmin.Këngëtari kryesor i grupit, Gary Barlow, deklaron në dokumentar se gjithmonë ndihej në siklet sepse nuk i vinte re gjërat e pazakonta që…

Read More