- LVV beson se mund t’i ndryshojë nënshkrimet për president, ekspertët kanë dyshime
- Ora ndryshon, por trupi jo: Pse ndiheni të lodhur dhe si ta kaloni më lehtë këtë ndryshim
- Ndryshimet e mëdha në mesfushë, Man Utd i nis negociatat me yllin e Newcastle
- Apple zgjeron prodhimin e iPhone në SHBA me partnerë të rinj
- Ram prezanton tri kamionçina speciale për 250-vjetorin e SHBA-së
- 80-vjeçari pjek tortë gjigante me karrota për ditëlindjen e tij – synon Guinness
- Houthit zotohen të mos i ndërpresin sulmet pasi u bashkuan në luftë
- Debat i tensionuar mes Brikenës dhe Mateos, banorja sheh klipin kur Mateo kap nga dora Selin
Author: korrektpress
Futbollisti i Real Madridit, Dean Huijsen, po numëron ditët e fundit para se të rikthehet në fushë pas më shumë se dy javësh pushim dhe pesë ndeshjeve të humbura.Ndërkohë, babai i tij, Don Huijsen, tërhoqi vëmendjen duke postuar një foto të Dean duke iu nënshtruar fizioterapisë dhe rehabilitimit intensiv.Në foto, llamba speciale që supozohet se përshpejton rigjenerimin e trupit tërheq vëmendjen.Është një pajisje për bio-optimizim, e cila me dritën infra të kuqe stimulon punën mitokondriale dhe prodhimin e ATP-së, zvogëlon inflamacionin, lodhjen dhe dhimbjet muskulore, si dhe përmirëson metabolizmin duke aktivizuar leptinën.Përveç kësaj, ndihmon në rregullimin e gjumit, humorit dhe…
Fushata zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit ka hyrë në fazën e prezantimit të mesazheve kryesore, ndërsa partitë politike kanë publikuar slloganet me të cilat synojnë t’i drejtohen elektoratit.Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka dalë me slloganin “Siguri dhe begati. Mos lësho pe!”, duke u bërë thirrje qytetarëve që të këmbëngulin në kërkesën për siguri, zhvillim dhe mirëqenie. LVV thekson se synon forcimin ekonomik të vendit, mbështetjen e familjeve punëtore dhe garantimin e sigurisë së përgjithshme në çdo aspekt të jetës.Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka zgjedhur slloganin “Bashkë. Përpara.”, të shoqëruar me mesazhin “Për të gjithë qytetarët. Për Kosovën”, duke…
Pas vitesh të tëra duke i shpëtuar udhëtarët në vende ku nuk flasin gjuhën lokale, Google Translate lansoi një mjet për mësimin e gjuhëve gjatë verës. Tani, Google ka shtuar në heshtje disa gjuhë të reja që mund t’i praktikoni me aplikacionin.Google lansoi versionin beta të Modalitetit Practice në aplikacionin Translate me mundësi për t’u mësuar spanjisht dhe frëngjisht folësve të anglishtes, si dhe anglisht për njerëzit që flasin frëngjisht, spanjisht ose portugalisht. Siç raportohet, aplikacioni tani po shton portugalisht dhe gjermanisht në gjuhët që mund të mësojnë folësit e anglishtes.Ndoshta edhe më e rëndësishme është se aplikacioni tani mund…
Një shfaqje spektakolare dimërore e ka transformuar Liqenin e Kripur Sambhar të Rajasthanit të Indisë në një det rozë, ndërsa mijëra flamingo kanë mbërritur për këtë sezon, duke tërhequr turistë nga e gjithë rajoni. Migrimi vjetor ka sjellë një numër jashtëzakonisht të madh flamingosh në liqenin pranë Jaipurit, duke i shndërruar ujërat e tij të cekëta të kripura në një spektakël të gjallë.Ekspertët thonë se kushtet e favorshme këtë vit, duke përfshirë nivelet e mira të ujit dhe ushqimin e bollshëm, kanë inkurajuar tufa të mëdha zogjsh të vendosen në liqen. View this post on Instagram A post shared by…
Ferdinand Alexander Porsche është një legjendë e markës.I njohur më së miri si babai i 911, ai solli në jetë edhe ikona si 904 Carrera GTS dhe 804 e Formula 1. Dje, ai do të mbushte 90 vjeç – dhe për të shënuar këtë rast, Porsche zbuloi një edicion shumë të veçantë.Njihuni me 911 GT3 FA Porsche, të frymëzuar nga G-Body 911 që Ferdinand e drejtoi gjatë viteve 1980. Ajo vesh një ngjyrë metalike FA Green të personalizuar, një version modern i ngjyrës metalike Oak Green të veturës së tij origjinale. Brenda, kabina e personalizuar është zbukuruar me një pëlhurë…
Këshilli i prokurorëve publikë e ka përcaktuar Natasha Kërstevska Caleva si ushtruese e detyrës së Prokurores së lartë publike në Prokurorinë e lartë publike të Shkupit, deri në zgjedhjen e kryetarit të ri të kësaj prokurorie, por jo më gjatë se gjashtë muaj.Përcaktimi i ushtruesit të detyrës së Prokurorit të lartë publik në Prokurorinë e lartë publike të Shkupit ishte pika e parë dhe e vetme në rendin e ditës së seancës së sotme të 33-të të Këshillit të prokurorëve publik.Këshilli i prokurorëve publik në fillim të kësaj jave, më 9 dhjetor, mori vendim për përfundimin e detyrës së prokurorit…
Pas publikimit të videos nga debati mes Shkurtës dhe Fjolla Morinës, tensioni mes dy figurave ka marrë një kthesë më të ashpër. Situata në studio u përshkallëzua shpejt pasi Shkurta tentoi të sqarojë qëndrimin e saj.Shkurta mohoi akuzat e Fjollës, duke theksuar se nuk ka tentuar kurrë të viktimizojë familjen e saj, siç pretendon kjo e fundit. – YouTube youtu.be Megjithatë, Fjolla nuk ia lejoi as të mbaronte fjalën, duke reaguar me tone të forta: “Ti po e viktimizon familjen tënde, ti po mundohesh me përfitu dhe me e ndërtu një karrierë mes këtyre gjërave. Për këtë kurrë nuk mundesh…
Mesfushori Medon Berisha ka pësuar një lëndim të rëndë gjatë përballjes mes Lecces dhe Pisas.Ylli shqiptar që po kalonte formë të jashtëzakonshme në Serie A është larguar mes lotësh nga fusha, ku u nevojit stafi mjekësorë që ta marrin me barrela.Sipas mediave italiane, lëndimi i Berishës duket të jetë shumë serioz, pasi ka frikë që ka këputur muskujt aduktorë. “Përshtypja fillestare për Medon Berishën është një këputje në muskujt aduktorë”, thuhet në raportin e mediumit italian.Në rast që konfirmohet, Berisha do të jetë jashtë fushës për disa muaj dhe mund të rrezikojë edhe play-offin e Kampionatit Botëror 2026.Berisha ishte mesfushori…
Mandati i Ruben Amorim si trajner i Manchester United është karakterizuar nga këmbëngulja e tij për të përdorur një sistem me tre mbrojtës, gjë që ka zemëruar legjendën e klubit, Paul Scholes.Amorim respektohet për suksesin e tij me formacionin 3-4-3 te Sporting, por Scholes e ka kritikuar ashpër portugezin për refuzimin e tij për të luajtur në një stil më të përshtatur me “mënyrën e Man United”.Sistemi i Amorim përdor tre qendërmbrojtës dhe mbrojtës anësorë që avancojnë lart, i cili përbën një largim nga mbrojtja tradicionale me katër që është e rrënjosur në historinë e klubit.Dhe Scholes ka qenë veçanërisht…
Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti komunikacioni që ka ndodhur sot në fshatin Gllarevë të Klinës.Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili ka bërë të ditur se në aksident janë përfshirë dy vetura.“Një aksident mes dy veturave ka ndodhur në Gllarevë. Si pasojë kanë mbetur të lënduar tre persona, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor”, ka deklaruar Gashi.Policia është duke e hetuar rastin për të sqaruar shkaqet e aksidentit./Telegrafi/
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari