Author: korrektpress

Trajneri i Liverpoolit, Arne Slot është i kujdesshëm ndaj reagimit të mediave të shtunën, ndërsa ata përgatiten të përballen me Brighton në Ligën Premier.Liverpooli është nën presionin e largimit të Mohamed Salah, pasi ai kritikoi publikisht klubin dhe trajnerin.Megjithatë, pas një takimi mes tij dhe trajneri Slot, ky i fundit ka vendosur ta rikthej në skuadër për ndeshjen ndaj Brighton.Holandezi nuk dëshiron cirk mediatik në kurriz të situatës së Salah me klubin nga Anfield. Arne Slot merr vendimin për Salah pas bisedës sy më sy me yllin e Liverpoolit “Nëse mundem, dhe është gjithashtu mirë për ekipin dhe për klubin,…

Read More

Enzo Maresca ka mbrojtur me vendosmëri përzgjedhjet e tij të fundit të ekipit për Chelsean, duke deklaruar se është nën presion për të menaxhuar lëndimet, si dhe për të siguruar që ka personel të disponueshëm për ndeshje në gara të shumta.Maresca u tha mediave të klubit se shumica e lojtarëve të formacionit titullarë janë të njëjtë, por rotacioni është i domosdoshëm, pasi futbolli është një maratonë dhe jo një sprint. “Nëse e shikoni formacionin tonë të parë në ndeshje si Arsenali, Barcelona, Atalanta, Tottenham, Ëolves në shtëpi, kemi në fushë të njëjtët tetë ose nëntë lojtarë”, ka thënë fillimisht Maresca.…

Read More

Ish-prokurorja speciale Katica Janeva, e cila u dënua me 7 vjet burg dhe që nga viti 2021 vuante dënimin në Burgun “Idrizovë”, në fillim të javës është kthyer në shtëpi, duke u liruar nga burgu.Këtë informacion e ka konfirmuar drejtori i burgut “Idrizovë”, Zoran Jovanovski. “E dënuara Janeva përfitoi lirim me kusht dhe është e obliguar të paraqitet rregullisht në Gjykatën Themelore Penale Shkup deri në përfundimin e plotë të dënimit 7-vjeçar”, deklaroi për SDK.MK Jovanovski.janeva ishte nënshkruese e aktakuzës për blerjen e Mercedesit luksoz për Nikolla Gruevskin, të financuar me para të policisë, për të cilën vepër Jankullovska u…

Read More

Një rast i sulmit ndaj personit zyrtar ka ndodhur të premten në Gjilan, ku dy persona kanë sulmuar fizikisht dy policë për shkak të një tikete në trafik.Rasti ka ndodhur në fshatin Zhegër të Gjilanit, të premten në ora 10:00. “Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë për shkak se kanë sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë derisa ishin duke shqiptuar një kundërvajtje në trafik”, thuhet në raport.Zyrtarët policorë dhe të dyshuarit kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

Read More

Aktori amerikan Peter Greene (60), i njohur për rolet e tij në filmat kult “The Mask” dhe “Pulp Fiction”, u gjet i vdekur dje në apartamentin e tij në Lower East Side të Nju Jorkut.Policia njoftoi se mbërriti në adresë dje rreth orës 15:25, ku e gjeti aktorin pa shenja jete, i cili u shpall i vdekur në vend.Lajmi për vdekjen e tij u konfirmua nga menaxheri i tij prej shumë kohësh, Gregg Edwards, i cili punoi me Greene për më shumë se dhjetë vjet. Sipas informacionit të disponueshëm, nuk dyshohet për një vdekje të dhunshme dhe shkaku i saktë…

Read More

Simboli i shenjës “v” është bërë pothuajse universal në shumicën e rrjeteve sociale, edhe pse kuptimi i saj mund të ndryshojë në vartësi të platformës. Tani Reddit po i bashkohet këtij klubi dhe po fillon të testojë verifikimin për personat publikë. Reddit ka nisur një test të kufizuar alfa të këtij funksioni me një grup të vogël llogarish, përfshirë gazetarë nga media të mëdha si NBC News dhe The Boston Globe. Bizneset që tashmë përdorin etiketën “official” (zyrtare), të cilën Reddit e filloi të testojë më 2023, tani do të kenë një shenjë gri “verified” (i verifikuar) në vend të…

Read More

Një 28-vjeçar nga Vjena u bë temë e mediave ndërkombëtare pasi vendosi ta parkojë Ferrarin 296 GTB në një mënyrë krejt të pazakontë: mbi tarracën e apartamentit. Veprimi spektakolar i sipërmarrësit Amar Deziq u shoqërua me shumë vëmendje nga banorët e lagjes, por edhe me reagim të menjëhershëm nga autoritetet.Deziq, i cili në Vjenë menaxhon një kompani për pjesë automjetesh, mori vendimin e pazakontë pasi nuk arriti të sigurojë një vend parkimi në garazh për superveturën e tij. Pasi administrata e ndërtesës refuzoi kërkesën e tij për një hapësirë të re parkimi, ai punësoi një vinç të madh për të…

Read More

Parlamenti sllovak miratoi ligjin për sinjalizuesit dhe dëshmitarët e mbrojtur, i cili shkaktoi përplasje të ashpra mes deputetëve dhe reagime të forta nga opozita.Ligji i ri, i propozuar nga qeveria e kryeministrit Robert Fico, ka nxitur kritika edhe nga Komisioni Evropian. Gjatë debatit të stuhishëm të enjten në mbrëmje pati përplasje fizike dhe verbale.Konkretisht, deputetët e opozitës fishkëllenin, ndërhynin me thirrje dhe hynin në debate ballë për ballë, ndërsa një deputet hodhi një shishe plastike drejt një kolegu nga opozita.Mediat raportojnë se në rrëmujë janë dëgjuar edhe thirrje se dikë po “mbytnin”. – YouTube www.youtube.com Edhe pse presidenti i shtetit,…

Read More

Sot në Shkup do të protestohet kundër gjykimit të ish-luftëtarëve të UÇK-së në Hagë.Protesta e thirrur nga OVL-UÇK pritet të nisë nga ora 13:00 në sheshin “Skënderbe” në Shkup.Ajo është përkrahur nga shumë figura politike, nisur nga kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, i cili ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive në tubimin e sotëm.“Nesër, më 13 dhjetor, në orën 13:00, në Sheshin “Skënderbeu” në Shkup, bashkohemi për një qëllim të qartë: kërkesën për drejtësi dhe hedhjen poshtë të akuzave të fabrikuara të Serbisë dhe Rusisë. Ne dalim me përgjegjësi, për të nderuar sakrificën dhe për të mbrojtur…

Read More

Festivali Sunny Hill, një nga festivalet më të mëdha në rajon, është shpërblyer nga Oda Ekonomike e Kosovës me Çmimin për Impakt Ekonomik 2025, në kuadër të gala-mbrëmjes “THE BEST OF KOSOVA 2025”. Festivali është vlerësuar për kontributin e tij të drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik dhe për rolin e rëndësishëm që ka luajtur në forcimin e imazhit pozitiv të Kosovës në nivel ndërkombëtar, përmes muzikës dhe industrisë kreative.Si festival muzikor, Sunny Hill ka krijuar një platformë ku muzika, kultura dhe kreativiteti bashkohen, duke promovuar talentet dhe duke forcuar lidhjen e Kosovës me skenën globale të industrisë muzikore. Përveç vlerës artistike…

Read More