Author: korrektpress

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një aksident trafiku ka ndodhur në orët e mëngjesit në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku si pasojë dy persona janë lënduar.Lajmin e konfirmoi për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi. “Policia në ora 07:47 është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradë, kilometri i 27 drejtimi Suharekë-Duhël. Sipas njësisë policore në aksident janë përfshirë dy automjete dhe si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime”, tha ai. Ndryshe, edhe një ditë më parë ndodhi një aksident trafiku në këtë autostradë, ku si pasojë dy shtetase të Shqipërisë humbën jetën. Policia…

Read More

Artisti i ri Lisi ka shënuar një hap të rëndësishëm në karrierën e tij muzikore, duke publikuar EP-në (mini-albumin) e tij më të ri, të titulluar “lisi”. Ky projekt përfaqëson prezantimin më të plotë artistik të tij deri më tani dhe vjen si një dëshmi e qartë e potencialit dhe identitetit të tij muzikor.Me këtë EP, Lisi sjell tetë këngë të reja, secila me përmbajtje dhe atmosferë të veçantë, duke theksuar stilin e tij autentik dhe eksperimentimin me tinguj modernë. Lista e këngëve përfshin: “Mars”, “U Lala”, “Cataleya”, “Adrenalina”, “Granate”, “Qa Qa”, “Edhe pak” dhe “All Eyes On Me”.Në realizimin…

Read More

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, pasi u takua me homologun rus, Vladimir Putin në Turkmenistan, ndihet optimist në përfundimin e luftës midis Ukrainës dhe Rusisë. Ai tha se dëshiron të diskutojë planin për paqe edhe me presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump. “Paqja nuk është larg, ne e shohim atë”, tha lideri turk në një deklaratë gjatë kthimit nga udhëtimi, raporton reuters.A Turkish cargo ship is burning in the port of Odesa after reportedly being hit by Russian missiles. pic.twitter.com/e2eOIssqSt— Clash Report (@clashreport) December 12, 2025 Gjatë bisedimeve, Erdogan theksoi rëndësinë e një armëpushimi të kufizuar, veçanërisht për të…

Read More

Situata e Bruno Fernandes po e trondit sërish skenën evropiane, veçanërisht tani që Manchester United po e shqyrton seriozisht shitjen e tij për shkak të interesit të vazhdueshëm të Al Hilal.Klubi saudit, i menaxhuar nga Simone Inzaghi, është në kërkim të një udhëheqësi krijues për të mbështetur një projekt që tashmë përfshin yje si Darwin Nunez, Ruben Neves dhe Sergej Milinkovic-Savic. Bruno Fernandes, një lojtar kyç për Manchester United që nga mbërritja e tij, është bërë një lloj barometri konkurrues për ekipin, kështu që largimi i tij i mundshëm po gjeneron debate në Old Trafford. Oferta e Al Hilal, afër…

Read More

Koalicioni VLEN ka përshëndetur opinionin pozitiv të Komisionit të Venecias për Ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, të prezantuar nga zëvendëskryeministri Arben Fetai, duke i dhënë dritë jeshile procesit që mbyll një pritje 24-vjeçare.Sipas tyre, ky ligj është dëshmi se kur ka vullnet politik, parimi i përfaqësimit të drejtë nuk mbetet në fjalë, por shndërrohet në ligj.”Përfaqësimi i drejtë po ecën përpara, i bazuar në standarde evropiane dhe në parimin e meritokracisë. VLEN është i vendosur që kjo çështje të mos mbetet më peng i lojërave politike, por të marrë zgjidhje të plotë ligjore, për një administratë publike profesionale,…

Read More

Drenica dhe Ferizaj kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 17-të të Albi Mall Superligës së Kosovës.Drenicasit janë nikoqir të ferizajasve në ndeshjen që pritet të zhvillohet në stadiumin “Bajram Aliu”, me fillim nga ora 13:00.Klubi nga Skenderaj dëshiron të rikthehet te fitoret pas një serie prej tri humbjeve radhazi dhe këtë synon ta bëjë nën drejtimin e trajnerit të emëruar para disa ditësh, Thomas Brdaric.Në anën tjetër, ekipi i Nevil Dedes është gjithashtu në një formë jo të mirë dhe synon të marrë pikë nga ky udhëtim shumë i vështirë.Trajnerët e të dyja skuadrave…

Read More

Prishtina e Re dhe Dukagjini kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 17-të të Albi Mall Superligës së Kosovës.Kryeqytetasit janë nikoqir të klinasve në ndeshjen që pritet të zhvillohet në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan me fillim nga ora 13:00.Ekipi i drejtuar nga Qëndrim Kida ka ngritur formën në ndeshjet e fundit dhe synon të marrë pikë nga kjo ndeshje si vendas.Në anën tjetër, ekipi i Ndue Pergjokajt është skuadra më në formë në kampionat me tri fitore dhe një barazim në katër ndeshjet e fundit, kështu që synon një rezultat tjetër pozitiv për të…

Read More

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person në Prizren është gjetur pa shenja jete në banesën e tij.Rasti ka ndodhur të premten. “Është raportuar se viktima mashkull kosovar, në banesën e tij është gjetur pa shenja jete, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku. Në vendin e ngjarjes përveç njësive relevante policore kanë dalë edhe zjarrfikësit të cilët në prezencë të familjarëve me forcë e kanë hapur derën e banesës ku është gjetur viktima”, thuhet në raport.Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/

Read More

Zyrtarët e inteligjencës amerikane nën administratën e presidentit Joe Biden ndaluan përkohësisht ndarjen e disa informacioneve të caktuara me Izraelin për shkak të shqetësimeve mbi mënyrën se si Izraeli po e çonte përpara luftën në Gaza. Kjo ndodhi në gjysmën e dytë të vitit 2024. Përfshihej pezullimi i transmetimit të drejtpërdrejtë të pamjeve nga një dron amerikan që Izraeli përdorte për të ndjekur pengjet dhe militantët e Hamasit, si dhe kufizime në përdorimin e disa inteligjencave në vendimet për objektivat ushtarake. Kjo u bë për shkak të shqetësimeve mbi viktimat civile në Gaza dhe raporteve për trajtim të keq të…

Read More

Milani thuhet se është ndër klubet e interesuara për sulmuesin e Arsenalit, Gabriel Jesus, i cili do të kërkojë më shumë kohë loje në pjesën e dytë të sezonit.Rossonerët do të kërkojnë një qendërsulmues të ri muajin e ardhshëm, dhe mediat italiane kanë përmendur tashmë disa objektiva për Rossonerët, duke përfshirë Joshua Zirkzee të Manchester United, Niclas Fullkrug të West Ham dhe Andrea Pinamonti të Sassuolo.Sipas Corriere dello Sport, pronarët e Milanit nuk janë të gatshëm të bëjnë një investim të madh në një sulmues të ri në afatin e janarit, por largimet e mundshme të Santiago Gimenez dhe Ruben…

Read More