- Ngjyrat që i shqetësojnë qentë dhe ato që i qetësojnë
- Aksident në aksin Korçë-Pogradec, lëndohen 2 të mitur
- Arbër Hajdari: Qëllimi i Brikenës është që Mateo të dalë keq
- Irani ka një kërkesë të re për t’i dhënë fund luftës – dhe kjo mund t’i sjellë miliarda dollarë
- Paul McCartney njofton albumin e ri nostalgjik “The Boys of Dungeon Lane”
- Barcelona mund ta përfshijë njërin nga këta dy yje në marrëveshjen për Bastonin
- Ilaçi për diabet që përdoret prej dekadash ka një efekt të papritur edhe në tru
- “Jam shumë i qetë”, Ousmane Dembele shpjegon si ndryshoi prej Kupës së Botës 2018
Author: korrektpress
Në episodin më të ri të podcastit “Arena e Yjeve” vjen analiza nga gazetarët e Telegrafit për shortin e Kupës së Kosovës dhe kampionatin kosovar. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorëve zyrtarë Golden Eagle , Air Munich dhe Exfis.Diskutimi në studio këtë herë është zgjeruar edhe te futbolli vendor, me fokus të veçantë në Kupën e Kosovës dhe garën për titull kampion. Gazetarët e Telegrafit kanë sjellë analiza të detajuara, parashikime dhe debate rreth ndeshjeve më të rëndësishme dhe ekipeve favorite.Gazetari Lavdim Pireva ka analizuar përballjen mes Prishtinës dhe Ballkanit në Kupën e Kosovës, duke ndalur vëmendjen te momentet…
Mbi 1600 të dëmtuar dhe autorë, specialistët: Ndërgjegjësimi po çalon.“Konfliktet tek të miturit, për shkak të rrjeteve sociale, kanë ardhur në rritje nga viti në vit. Të dhënat e siguruara nga TV Klan tregojnë se në 5 vitet e fundit ka një rritje të numrit të personave të cilët janë përfshirë në konflikte me njëri‑tjetrin dhe për pasojë edhe të plagosurve të mitur”, raporton Tv Klan.Të dhënat nga Policia e Shtetit tregojnë se vetëm këtë vit kemi 2 viktima, 346 të mitur të dëmtuar dhe 420 autorë të përfshirë në konflikt me ligjin për kanosje, plagosje të rëndë, plagosje të…
Detaje të reja janë bërë publike lidhur me arrestimin e tre personave në Vlorë, të dyshuar si autorë të pengmarrjes së shtetasit nga Kosova, F.Xh, 39 vjeç.Të arrestuarit janë V.A, O.Ç. dhe J.Z. Sipas pamjeve të siguruara nga grupi hetimor, pengu shihet duke qëndruar qetësisht në një lokal, së bashku me një shokun e tij dhe një nga personat e arrestuar.Këto pamje kanë ngritur pikëpyetje mbi versionin e pengmarrjes së pretenduar, pasi personat duken se komunikojnë lirshëm dhe njihen mes tyre, raporton Tch. Mbajtën peng dhe e rrahën një shtetas të Kosovës për përfitimin e 70 mijë euro, arrestohen tre…
Massimiliano Allegri ka folur në pjesën e dytë të konferencës për shtyp në prag të përballjes shumë të rëndësishme të Milanit ndaj Sassuolos, një test kyç për Rossonerët para udhëtimit drejt Arabisë Saudite.Trajneri i Milanit u ndal te situatat individuale, gara për titull dhe vështirësitë e ndeshjes së radhës. Duke folur për Christopher Nkunku, Allegri theksoi se sulmuesi duhet të jetë më i qetë dhe më i çliruar në lojën e tij.“Ai duhet të jetë më i relaksuar. Ka ardhur në një ambient ku të gjithë e donin – shokët e skuadrës, trajneri dhe klubi kanë besim të plotë tek…
Në seancën të mbajtur sot në ora 15:30, Këshilli i Komunës së Tetovës ka miratuar me shumicë votash vendimin për zbukurimin e qytetit për festat e fundvitit 2025. Vendimi vjen pas një debati disaorësh mes këshilltarëve, ku u diskutuan aspektet financiare dhe organizative të dekorimeve festive.Shumica e këshillit, e përbërë nga grupet këshilltare të VLEN dhe OBRM-PDUKM, votuan pro, duke i hapur rrugë nisjes së përgatitjeve për zbukurimin e qytetit.Kundër vendimit votuan këshilltarët nga koalicioni AKI, ndërsa të përmbajtur ishin këshilltarët e, Më mirë për Tetovën, Levica dhe LSDM-ja.Kryetari i Këshillit të Komunës së Tetovës, Jusuf Abduli, konfirmoi miratimin e…
Kiara Tito dhe Luiz Ejlli kanë ndarë me ndjekësit një set të ri fotografik familjar, ku shfaqen së bashku me vajzën e tyre, Luna Mari, në një atmosferë të ngrohtë festive me temë Krishtlindjesh. Fotografitë u pritën me shumë reagime pozitive dhe komente dashamirëse në rrjete sociale.Detaji që tërhoqi më shumë vëmendje u bë publik nga fotografja e njohur Rrezarta Shkurta, e cila realizoi fotosesionin. Screenshot/InstagramAjo ndau me ndjekësit një kërkesë të veçantë të Kiarës, e cila lidhej drejtpërdrejt me mënyrën se si do të realizoheshin imazhet.Në mbishkrimin e saj, Rrezarta tregoi se Kiara ishte shumë e qartë në dëshirën…
Cristian Chivu doli në mbrojtje të Interit gjatë pjesës së dytë të konferencës së tij për shtyp përpara udhëtimit drejt Genoas, me “Nerazzurrët” që synojnë fitoren e tretë radhazi në Serie A.Trajneri reagoi ndaj kritikave, duke theksuar se narrativat e jashtme nuk pasqyrojnë atë që skuadra po tregon realisht në fushë.“Duhet të vazhdojmë të bëjmë të njëjtat gjëra, duke korrigjuar gabimet tona. Realiteti në fushë është ndryshe nga ajo që disa njerëz duan ta paraqesin si mungesë urie”. Ai pranoi disa pjesë loje të dobëta, duke iu referuar ndeshjeve ndaj Udineses dhe Napolit, por mbrojti qëndrimin e ekipit edhe përballë…
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sot në lagjen Aktash në Prishtinë.Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Prishtinës, Enis Pllana, i cili bëri të ditur se i lënduari ka pranuar trajtim mjekësor.Sipas tij, me rastin po merret njësia e trafikut të kryeqytetit, e cila është duke hetuar rrethanat e aksidentit.
Bjellorusia ka liruar 123 të burgosur, përfshirë aktivisten e shquar të opozitës Maria Kolesnikova, pasi SHBA ra dakord të heq sanksionet ndaj vendit të Evropës Lindore.Fituesi i Çmimit Nobel për Paqen, Ales Bialiatski, është gjithashtu midis atyre që janë liruar pas bisedimeve në Minsk me të dërguarin special të presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për Bjellorusinë, John Coale.SHBA ka rënë dakord të heq sanksionet mbi potashin, një përbërës kyç në plehrat kimike dhe një eksport i rëndësishëm për vendin, presidenti i të cilit, Alexander Lukashenko, është një aleat i ngushtë i presidentit rus Vladimir Putin.”Ndërsa marrëdhëniet midis dy vendeve normalizohen,…
Paris Saint-Germain ka shënuar një tjetër fitore në betejën ligjore me Kylian Mbappe, pasi gjykata ka refuzuar apelimin e paraqitur nga avokatët e futbollistit lidhur me sekuestrimin e llogarive bankare të klubit, raporton Mundo Deportivo.Gjykata franceze e punës pritet ende të japë vendimin përfundimtar lidhur me padinë në vlerë prej 55 milionë eurosh, të ngritur nga përfaqësuesit ligjorë të Mbappe kundër PSG-së. Sulmuesi francez këmbëngul se nuk ka pranuar kurrë të heqë dorë nga një pjesë e kontratës së tij për t’u larguar nga klubi si lojtar i lirë.Nga ana tjetër, PSG argumenton se shuma në fjalë është mbajtur mbi…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari