- Kylian Mbappe synon të hyjë në histori, kërkon ta thyejë rekordin e famshëm të Miraslov Klose
- Mijëra marinsa dhe ushtarë amerikanë mbërrijnë në Lindjen e Mesme
- Oficeri i policisë izraelite e quajti ministrin Ben-Gvir me 13 vepra penale, kriminel të dënuar – ballafaqohet me masa disiplinore
- Prindërit e viktimave të diskotekës “Pulse” kërkojnë kthimin e prokurores Ivana Aleksova – Trajçeva
- Vetura godet këmbësorët në qendër të qytetit anglez, raportohet për disa të lënduar
- Spurs vazhdojnë shkëlqimin në NBA, marrin fitoren e tetë radhazi
- “Mos i flisni këtij regjimi”, i kërkon princi i kurorës në mërgim Trumpit
- Arrestohen dy persona në Lipjan, njëri kapet me kokainë dhe marihuanë
Author: korrektpress
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka deklaruar se angazhimi i mëtejshëm diplomatik mund të pasojë së shpejti përpjekjet e udhëhequra nga Moska dhe Washingtoni, si dhe ka shprehur optimizëm në lidhje me perspektivat për paqe në Ukrainë, pasi zhvilloi bisedime me homologun e tij rus, Vladimir Putin.Duke me gazetarët në bordin e fluturimit të kthimit nga Turkmenistani, Erdogan tha se Ankaraja shpreson të angazhohet edhe me presidentin amerikan, Donald Trump, për të vlerësuar një plan të mundshëm të paqes.“Pas këtij takimi me Putinin, shpresojmë të kemi mundësinë të diskutojmë edhe planin e paqes me presidentin amerikan Trump. Paqja nuk është…
Vetëm dy rekomandime janë zbatuar tërësisht, nga 11 sosh, sa Zyra Kombëtare e Auditimit ua kishte përcjellë Ministrisë së Pushtetit Lokal, dhe tri komunave në mars të vitit 2024 në raportin e auditimit të performancës. Raporti i ri i ZKA-së nxjerr në pah se komunat kanë përdorur të dhëna të ndryshme nga njëra-tjetra për raporti, veprim i vlerësuar se sjell pasoja negative.Në mars të vitit 2024, Zyra Kombëtare e Auditimit, e kishte publikuar raportin e auditimit të performancës “Mekanizmat e sigurimit të cilësisë së të dhënave të raportuara për Sistemin e Menaxhimit të Performancës Komunale dhe Grantin e Performancës Komunale…
Amanda Seyfried dhe shoqja e saj, Selena Gomez, u panë duke shkëmbyer një përqafim të ngrohtë gjatë premierës së filmit të ri të Amandës, The Testament of Ann Lee, në Los Angeles të premten mbrëma.Ylli i “Mamma Mia”, 40 vjeçe, luan rolin kryesor të Ann Lee, udhëheqëses së Lëvizjes Shaker në shekullin e 18-të, e cila u shpall si Krishti femër nga ndjekësit e saj. Amanda u shfaq elegante me një fustan midi të zi pa mëngë dhe dekolte të thellë, ndërsa Selena zgjodhi një fustan të shkurtër të zi me supe të zbuluara, të kombinuar me geta dhe taka…
Dy shtetase nga Kolumbia kanë rënë në prangat e Policisë së Durrësit, pasi kishin marrë një apartament me qira në zonën e Shkëmbit të Kavajës dhe e shfrytëzonin për prostitucion.“Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme të realizuara nga strukturat e DVP Durrës, Seksioni për Hetimin e Trafiqeve së bashku me Forcën e Posaçme Operacionale, u finalizua faza e 11-të e operacionit policor të koduar “Storm”, i ndjekur me metoda speciale të hetimit për një periudhë disa javore, për veprat penale “Prostitucion” dhe “Përshtatja e ambienteve për prostitucion”. Në kuadër të kësaj faze të operacionit “Storm”, të zhvilluar në zonën e…
Arsenali ka fituar me shumë mund pikët e plota në shtëpi ndaj Wolves, në kuadër të xhiros së 16-të në Ligën Premier.“Topçinjtë” e dominuan në përgjithësi ndeshjen, por që fitoren e siguruan në minutën e fundit, me epilogun përfundimtar që rezultoi të jetë 2-1.Arsenali e nisi më mirë për të rrezikuar me Jurrien Timber dhe disa herë falë Gabriel Martinellit, por asnjëri nuk i finalizuan aksionet.“Topçinjtë” mbajtën mbi 75 për qind të posedimit, derisa raste shënimi kishin edhe Victor Gyokeres e Declan Rice, sidoqoftë, portieri mysafir rezultoi të jetë gjithnjë në vendin e duhur për të mos lejuar befasi.Sidoqoftë, e…
Këtë të shtunë, më 13 dhjetor, policia e Pogradecit ka shoqëruar tre persona të cilët po kryenin gërmime të paligjshme, tek varret ilire në zonën e Selcës, në zonën e Mokrrës.Tv Klan raporton se policia ka sekuestruar në vendin e ngjarjes një metalkërkues dhe mjetin me të cilin tre personat kanë shkuar në këtë sit arkeologjik, që i përket shekullit IV para Krishtit.Incidente si ky i sotmi, nuk ndodhin për herë të parë. Varret Ilire të Selcës janë bërë shpesh objekt i gërmimeve të paligjshme nga ata që kërkojnë metale të çmuara por edhe objekte arkeologjike.
Ministria e Punëve të Brendshme, Sektori i Tetovës ka njoftuar se pas përplasjes së dy veturave në magjistralen Tetovë-Gostivar, janë lënduar tetë persona dhe të njejtët po trajtohen në spitalin e Tetovës, njofton Telegrafi Maqedoni.”Sot (13.12.2025), në orën 20:05, në rrugën Gostivar-Tetovë, pas nyjës “Kamenjan”, ka ndodhur një aksident rrugor mes një automjeti pasagjerësh “Mercedes” me targa austriake dhe një automjeti pasagjerësh “BMW” me targa të Tetovës. Në këtë aksident janë lënduar tetë persona, të cilët me autoambulanca janë dërguar në Qendrën Klinike të Tetovës. Për shkak të kryerjes së kqyrjes inspektuese në vendngjarje, trafiku zhvillohet nëpër një korsi lëvizëse”…
Boksieri shqiptar Eris Bajra ka regjistruar edhe një tjetër sukses të madh në karrierën e tij, duke dalë fitues në përballjen e zhvilluar mbrëmjen e sotme në Stamboll. Kampioni i kategorive IBO Youth dhe WBO Youth Welterweight konfirmoi formën e shkëlqyer, duke mposhtur boksierin nga Tanzania, Makaveli Mponji.Në rikthimin e tij në ring, Bajra u shfaq dominues gjatë gjithë meçit, duke kontrolluar ritmin dhe treguar siguri në çdo raund. Paraqitja e tij bindëse i siguroi një fitore të pastër dhe të merituar, duke dëshmuar edhe një herë potencialin e madh që ka në skenën ndërkombëtare të boksit.Me këtë sukses, 24-vjeçari…
Sot, banorët e Big Brother VIP Kosova organizuan një festë të veçantë për Dolcen, e cila shënoi ditëlindjen e saj brenda shtëpisë. Atmosfera ishte e ngrohtë dhe plot gëzim, ndërsa banorët u bashkuan për të festuar momentin.Dolce u shfaq si gjithmonë elegante, me një fustan të zi që përqafonte linjat e trupit dhe një grim të thjeshtë që nxirrte në pah tiparet e saj. Eleganca dhe stili i saj nuk kaluan pa u vënë re nga të gjithë të pranishmit.Një moment që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve ishte dhurata e Edit për Dolcen. Ai solli një unazë dhe çifti shkëmbeu…
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se të dielën më 14.12.2025, do të nisë dërgimi i pakove me fletëvotime për votimin me postë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të datës 28.12.2025.Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, tha se dërgimi do të nisë në ora 10:45.“Ju njoftoj se gjatë ditës së nesërme (e diel, 14 dhjetor 2025, ora 10:45) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, përmes operatorit ekonomik, do të nisë dërgimin e pakove me fletëvotime për votuesit e regjistruar jashtë Kosovës për të votuar përmes postës në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës”, ka bërë të ditur Elezi më 13.12.2025.Sipas të dhënave…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari