- “Ka nevojë për një shtëpi”, Stenaldo kërkon ndihmë pasi jeton në kushte të vështira
- PDK mbështet protestën e nesërme të OVL-UÇK-së
- Nuk mjafton paraqitje pozitive e “makazze”, NaVi i pafuqishëm ndaj Vitalityt në finalen e Blast
- Komuna e Gostivarit fillon punimet në parkun e madh të Gostivarit
- Shembet rruga “Malush Kosova” në Prishtinë, vështirësohet qarkullimi
- “Ata thoshin ‘Ky është vendi ynë’”, rrëfehet për herë të parë Alain Giresse, zbulon si u bë përzgjedhës i Kosovës
- Çfarë i bën të qeshurat bebes në bark? Shkenca zbulon ndikimin që shumë nëna nuk e dinë
- Kylie Jenner provokon me poza në bikini nga pushimet në plazh
Author: korrektpress
Brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, marrëdhëniet mes banorëve vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes. Së fundmi, Benita Zena ka folur hapur me Klodian Mihajn rreth raportit të saj me Toneyn, duke shprehur dyshime serioze për vazhdimin e kësaj lidhjeje.Gjatë bisedës, Benita u shpreh se nuk po e ndien më veten mirë në këtë raport dhe se po e mendon seriozisht vendimin për t’i dhënë fund. Foto: Instagram“Do t’ia vë vizën. Nuk po e shoh të arsyeshme”, u shpreh ajo.Banorja shtoi se një nga arsyet kryesore që po e shqetëson është afrimiteti i tepruar nga ana e Toneyt,…
Një princeshë e vërtetë! Bukuroshja braziliane edhe një herë dëshmoi sharmin e saj të jashtëzakonshëm, që tërheq vëmendjen kudo që shfaqetModelja Alessandra Ambrosio ngjall admirim dhe psherëtima sa herë shkel në tapetin e kuq. Ajo fitoi famë të madhe në industrinë e modës si një nga fytyrat më ikonike të pasarelave botërore dhe vazhdon të radhisë suksese në evente prestigjioze ndërkombëtare.Si e ftuar e rregullt e festivaleve më të rëndësishme të filmit, Alessandra këtë herë nuk e humbi rastin të shkëlqejë në Red Sea International Film Festival në Arabinë Saudite, ku u shfaq me një elegancë që la pa fjalë…
Meqenëse telefonat e palosshëm janë kaq të popullarizuar, pritet që shumë aplikacione të palëve të treta të jenë të optimizuara për faktorin e formës së lartpërmendur.Edhe më shumë kur bëhet fjalë për aplikacionet e sistemit. Kjo është arsyeja pse Google po përmirëson përvojën e Kamerës për përdoruesit e Pixel 9 Pro Fold me një përditësim duke shtuar një veçori të këndshme të Pixel 10 Pro Fold.Ky funksionalitet i veçantë ju lejon të shikoni paraprakisht fotot tuaja në gjysmën e majtë të ekranit dhe ta mbani pamësin e kamerës në anën e djathtë, transmeton Telegrafi. Sinqerisht, është e habitshme se sa…
Juventusi ka regjistruar një fitore tepër të rëndësishme si mysafir në kuadër të javës së 15-të të Serie A, duke mposhtur Bolognën me rezultat minimal 1-0.“Zonja e Vjetër” u paraqit e organizuar dhe solide në një ndeshje të vështirë në “Dall’Ara”, ku rasti i parë serioz u takoi vendasve me Orsolinin, por Michele Di Gregorio reagoi shkëlqyeshëm. Juventusi pati disa momente të rrezikshme në pjesën e parë, madje shënoi edhe me Jonathan David, por goli u anulua pas ndërhyrjes së VAR-it për pozicion jashtë loje. Bologna ishte pranë avantazhit para pushimit, por goditja e Nadir Zorteas përfundoi në shtyllë. Momenti…
Analisti serb, Dushan Janjiq, ka folur për çështjen e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë si dhe për asociacionin. Janjiq thotë se Serbia de fakto e ka njohur Kosovën, por që me sulmin në Banjskë ka rrënuar gjithçka. Sa i përket Asociacionit të komunave me shumicë serbe, Janjiq deklaron se ai ishte ofruar keq.Dialogu për normalizimin mes Kosovës dhe Serbisë ka humbur përmbajtjen politike dhe është reduktuar në takime formale pa rezultate, vlerëson për RTK analisti politik Dushan Janjiq. Edhe pse, sipas tij, dialogu është thelbësisht i bllokuar, në marrëdhëniet e Serbisë ndaj Kosovës shumë çështje kyçe tashmë janë faktikisht të…
Bisedimet midis zyrtarëve ukrainas dhe amerikanë mbi propozimet për një zgjidhje të luftës në Ukrainë përfunduan pas më shumë se pesë orësh të dielën dhe do të rifillojnë të hënën, tha një këshilltar presidencial ukrainas.”Ato vazhduan për më shumë se pesë orë dhe përfunduan sot me një marrëveshje për të rifilluar nesër në mëngjes”, u tha këshilltari Dmytro Lytvyn gazetarëve në një bisedë në WhatsApp.Lytvyn tha se presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do të komentojë mbi bisedimet të hënën pasi ato të përfundojnë. Zyrtarët, tha Lytvyn, po shqyrtonin draft-dokumentet, transmeton Telegrafi.Ndryshe negociatat filluan pasdite dhe në takim morën pjesë presidenti ukrainas…
Në një sfidë dramatike, Sigal Prishtina shënoi fitore ndaj Bashkimit me rezultat 72:70 (17:24, 25:15, 16:18, 14:13), në javën e 11-të të ProCredit Superligës.Ndeshja ishte ndërprerë në çerekun e parë për shkak të incidenteve të tifozëve. Dhjetëra tifozë të Prishtinës, të njohur si “Plisat”, hynë në palestër dhe hodhën mjete tymosëse, duke krijuar një situatë kaotike. Protesta e tyre është për kryesinë e klubit, pas vitesh pa titull kampioni. Ndeshja vazhdoi pas më shumë se një ore. Në çerekun e parë mysafirët kishin epërsi konstante, duke fituar këtë pjesë 17:24, por kundërpërgjigja e prishtinasve erdhi menjëherë në periudhën e dytë,…
Brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 4, tensioni mes konkurrenteve Shkurte Haxhiu dhe Benita Zena ka arritur kulmin. Debati i tyre ka qenë i ashpër dhe ka përfshirë akuza dhe replika të forta.Gjatë përplasjes, Shkurta iu drejtua Benitës me fjalët: “Oj Benitë, oj Benitë oj e çmontuar, oj femër e gomës. O çmontim”. View this post on Instagram A post shared by Big Brother VIP Kosova (@bigbrothervipkosova)Benita nuk qëndroi pa përgjigje dhe i tha: “Ti je duke i ofenduar shumicën e këtyre femrave brenda”.Por Shkurta nuk u ndal: “Kush e ka mizën ndër kapelë, s’kam çfarë të bëj”. View…
Ousmane Dembele dhe Kylian Mbappe janë dy emrat që kryesojnë garën për çmimin “Lojtari më i Mirë i FIFA-s”, sipas prestigjiozes Le Parisien. Dy yjet francezë kanë pasur sezone të jashtëzakonshme dhe konsiderohen si favoritët absolutë për këtë trofe individual.Dembele vjen në këtë garë pasi u shpall fitues i “Topit të Artë” në shtator, si shpërblim për paraqitjet e tij mbresëlënëse me Paris Saint-Germain sezonin e kaluar, ku ishte një nga figurat kyçe të suksesit të klubit parisien. telegrafi.com Nga ana tjetër, Kylian Mbappé e mbylli sezonin si fitues i Këpucës së Artë Evropiane, duke shënuar më shumë gola se…
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka hedhur poshtë mundësinë e një koalicioni të lehtë me Lëvizjen Vetëvendosje, duke theksuar se LDK-ja duhet të ruajë vlerat e saj politike dhe rolin si “gardiane e shtetit”.Në Debat Plus, Haziri ka thënë se bashkëpunimi politik nuk mund të bazohet në imponim dhe kushte të njëanshme nga ana e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.“Në asnjë mënyrë nuk e shoh lehtë LDK-në në koalicion me VV-në. Ne duhet t’i ruajmë vlerat tona politike. Gardian i shtetit kemi mbetur”, ka deklaruar Haziri.Ai ka kritikuar mënyrën se si Kurti, sipas tij, e koncepton bashkëpunimin politik, duke thënë…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari