- Struga e pa përfshirë në Korridorin 8, Bekim Qoku: Fakti që kjo rrugë ka arritur deri këtu, është një arritje e jashtëzakonshme
- Kosova në arenën botërore: Futbolli që dikur vuante, sot ngrit shtetin
- Rogert Sterkaj përmend emrat që sipas tij shkojnë në finalen e Big Brother
- Mickoski: Nuk ka ndryshime kushtetuese, nëse duhet me dakada të presim
- Stenaldo Mëhilli flet për ish-partneren: Ishte shumë e bukur
- DioGuardi mesazh për Kombëtaren e Kosovës: Mezi pres t’ju takoj në Amerikë
- Netanyahu do të zgjerojë pushtimin izraelit në Libanin jugor
- Historia më e madhe e transferimeve: Kush do të nënshkruajë me Salahun?
Author: korrektpress
Kryetari i Komunës së Kamenicës ka nxjerrë Urdhëresën Nr. 02/408, me të cilën ndalohet pirja e duhanit në hapësirat e jashtme të institucioneve publike që janë në administrim të Komunës së Kamenicës. Kjo urdhëresë është marrë në mbështetje të legjislacionit në fuqi për vetëqeverisjen lokale dhe kontrollin e duhanit, si dhe të Statutit të Komunës.Qëllimi i kësaj urdhërese është mbrojtja e shëndetit publik, krijimi i një mjedisi pa tym duhani dhe rritja e rendit dhe higjienës publike në hapësirat e jashtme të institucioneve komunale, raporton Telegrafi.Urdhëresa zbatohet në të gjitha hapësirat e hapura dhe oborret e institucioneve publike komunale, përfshirë:…
Sot Ministria e Kulturës mbajti ceremoninë e dhënies së çmimeve për dramën origjinale shqipe “Katarina Josipi” për vitin 2025.Astrit Kabashi u shpall fitues i çmimit të parë për dramën “Lufta”, ndërsa fitoi edhe çmimin e dytë për dramën “Pse ke frikë”. Çmimin e tretë e mori Florent Kurtalani për dramën “Kurora”. Konkursi “Katarina Josipi” synon të vlerësojë dhe të promovojë krijimtarinë dramatike në gjuhën shqipe, duke mbështetur autorët vendorë dhe zhvillimin e dramaturgjisë bashkëkohore.Çmimi, i emëruar në nder të një prej figurave më të shquara të teatrit shqiptar, përfaqëson një nga njohjet më të rëndësishme në fushën e artit dramatik…
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) njofton se për të lehtësuar procesin e votimit jashtë Kosovës, janë funksionale kutitë postare në 23 shtete për votuesit e regjistruar për votim me postë.Sipas KQZ-së, kutitë postare janë të vendosura në: Australi, Austri, Belgjikë, Çeki, Danimarkë, Francë, Gjermani, Holandë, Hungari, Itali, Kanada, Kosovë, Kroaci, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Mbretëria e Bashkuar, Norvegji, ShBA, Shqipëri, Slloveni, Suedi, Turqi dhe Zvicër.Në lidhje me procesin e dërgimit të pakove me fletëvotime, KQZ sqaron se “Më 14 dhjetor, KQZ ka nisur procesin e dërgimit të pakove me fletëvotime për rreth 58 mijë votuesit e regjistruar jashtë…
Fitorja ndaj Deportivo Alaves i ka dhënë pak frymë Xabi Alonsos, i cili, megjithatë, do të duhet të luftojë sërish për vendin e tij në dy ndeshjet e ardhshme të Real Madridit para mbylljes së vitit. Mbrëmë, Los Blancos triumfuan ndaj Alaves në një përballje ku niveli i lojës së tyre ishte më shumë se modest. Ky triumf mban ekipin në garë për titullin e La Ligës dhe rihap pak kreditin e trajnerit të tyre, Xabi Alonso, i cili pas disa humbjeve në kampionat dhe disfates ndaj Manchester Cityt në Ligën e Kampionëve, dukej pothuajse i shkëputur nga drejtimi i…
Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka pritur sot në takim Anu Prattipati, Zëvendës-Shefe e Misionit në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë. Gjatë vizitës, Prattipati përcolli urimet për mandatin e ri të kryetarit dhe riafirmoi mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së për zhvillimin e kryeqytetit.Në postimin e tij në Facebook, Rama theksoi se bashkëpunimi me SHBA-në mbetet një nga shtyllat më të rëndësishme të zhvillimit, stabilitetit dhe vizionit afatgjatë të Prishtinës. “Ky partneritet përfaqëson shumë më tepër sesa bashkëpunim institucional, ai është një aleancë vlerash, e ndërtuar mbi demokracinë, besimin reciprok dhe vizionin e përbashkët për të ardhmen”,…
Vëllai i Rexhep Selimit, Ramadan Selimi, ka kritikuar publikisht diferencimin e çlirimtarëve të UÇK-së në protestat dhe veprimet simbolike kundër Dhomave të Specializuara në Hagë.Në një reagim të fundit, Selimi thekson se çlirimtarët nuk maten me flamuj selektiv, por me unitet dhe qëndrim të përbashkët politik e shoqëror.Ai shpreh shqetësim mbi flamurin e ngritur së fundmi në Drenicë, i cili sipas tij “simbolikisht i kushtohet vetëm dy prej tyre, Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit”Selimi pyet se a është i drejtë ky diferencim?“A është e moralshme dhe politike që disa oponentë, madje edhe brenda spektrit politik që i ka nxjerrë këta…
Një vajzë 8-vjeçare u dërgua mbrëmë në Repartin e Emergjencës pa shenja jete nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Suharekë.Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, bëri të ditur për Telegrafin se patrullat policore dhe hetuesit kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes. Sipas mjekut kujdestar, fëmija nuk kishte shenja jete në momentin e pranimit në urgjencë. Një grua dërgohet pa shenja jete në QKMF në Suharekë, rasti po hetohet “Më datën 14.12.2025, rreth orës 21:50, nga QKMF-Suharekë është raportuar se një fëmijë i gjinisë femërore, rreth 8-vjeçare, nga fshati Greiçevcë, është sjellë në Repartin e Urgjencës…
Mëngjesi i sotëm në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova ka nisur me shumë energji për dyshen Londrim dhe Dolce. Të dy janë parë së bashku në dush, duke tërhequr vëmendjen e publikut për formën e tyre fizike të dukshme dhe të mirëmbajtur.Ky moment i përbashkët vjen pas bisedave të fundit në shtëpi, ku Edi ka vërejtur një ftohje në raportin e tij me Dolcen. BBVK/InstagramAi ka komentuar se që nga rikthimi i saj nga Grande Fratello, ajo duket më e distancuar dhe duket se po mendon të vazhdojë lojën në një mënyrë më të pavarur.Megjithatë, duket se tensionet nuk…
Federata e Futbollit e Kosovës, në bashkëpunim me sponsorin zyrtar të Superligës, Albi Mall, vazhdon ndarjen e çmimit tradicional “Ylli i Javës”, i cili i dedikohet futbollistit më të dalluar të javës në Superligën e futbollit kosovar.Për javën e shtatëmbëdhjetë të këtij edicioni, ky çmim i është ndarë futbollistit të SC Gjilan, Armend Thaqi, i cili pati një paraqitje individuale shumë të mirë për skuadrën e tij gjatë 90 minutave të ndeshjes, duke shënuar një eurogol që barazoi rezultatin në derbin e qytetit kundër FC Drita, i cili përfundoi me rezultat 1:1.Vlerësimi është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit.Pasi…
Integrimi evropian i Maqedonisë, sipas ish-ambasadorit maqedonas Risto Nikovski, ka hyrë prej kohësh në një bllokim nga i cili dalja nuk mund të kërkohet me lëvizje kozmetike, por vetëm me një ndryshim rrënjësor në qasjen ndaj Brukselit.Në një intervistë për “Lokalno”, Nikovski vlerësoi se modeli aktual i integrimit evropian është praktikisht i shteruar dhe se vendi nuk ka asnjë shans real për t’u bërë anëtar i Bashkimit Evropian nëse vazhdon në të njëjtën rrugë, pa afate të qarta dhe duke pranuar vazhdimisht kushte të reja.Ai beson se Maqedonia nuk ka më hapësirë për taktika dhe se duhet të rishqyrtojë në…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari