- “Mbani kokën lart”, Hoffenheimi ngushëllon yjet e Kosovës pas humbjes
- Po kërkon shtëpi me oborr? Kjo pronë në Hajvali tani në shitje #14946
- Zhernovski: Sa para po humbasim për spitale, shkolla dhe reforma duke pritur hyrjen në BE
- Gjashtë yjet e mëdhenj që nuk do t’i shohim në Kupën e Botës 2026
- Një javë nga vendimi i Kushtetueses, pa zgjidhje për presidentin – rriten zërat për krizë politike e zgjedhje të reja
- Fisnik Asllani reagon pas humbjes: Dhimbja është e madhe, ishim afër historisë
- Obiliqi miraton Kodin e Etikës për zyrtarët publikë, Thaçi falënderon asamblistët
- Pas fitores ndaj Italisë, Dzeko hidhet në krahët e gruas dhe shkëmbejnë puthje pasionante
Author: korrektpress
Në Bağcılar të Turqisë, dy fëmijë ia kthyen pronarit të saj një çantë që e gjetën në rrugë, e cila përmbante ar me vlerë 1 milion e 300 mijë lira. Pronari i arit i shpërbleu fëmijët për sjelljen e tyre shembullore.Një ngjarje prekëse ndodhi në Bağcılar të Stambollit. Ndërsa ecnin në rrugë, dy fëmijë gjetën një çantë që përmbante ar me vlerë afërsisht 1 milion e 300 mijë lira, dhe menjëherë ua raportuan situatën dyqanxhinjve aty pranë pa hezitim.Falë një karte biznesi të gjetur brenda çantës, ata arritën të arrinin te argjendari nga i cili ishte marrë ari, dhe çanta…
Për shkak të mjegullës së dendur, të gjitha fluturimet e mëngjesit nga Aeroporti i Shkupit janë anuluar dhe atë fluturimet drejt Dortmundit, Brukselit, Parisit, Lubjanës, Bazelit, Memingenit dhe Venecias. Po ashtu është anuluar fluturimi drejt Zagrebit i Croatia Airlines, si dhe ai drejt Stambollit.Asnjë nga gjashtë avionët e Wizz Air të stacionuar në bazën e Shkupit nuk arriti të ulej dje në aeroport. Për shkak të mjegullës, avionët u devijuan drejt aeroporteve në Prishtinë, Sofje, Tiranë, Selanik dhe Ohër. Ekipet e Wizz Air këtë mëngjes udhëtuan drejt aeroporteve ku avionët u ulën dje dhe prej atje do të fluturojnë drejt…
Në kuadër të Turneut Dimëror Pro Liga – Edicioni i Parë, vajzat e KFV Prishtina U11 shënuan një moment të rëndësishëm për futbollin e vajzave në Kosovë, duke u bërë i vetmi ekip i vajzave që garon në këtë ligë së bashku me bashkëmoshatarët e tyre. Debutimi i tyre nuk ishte vetëm simbolik. Në ndeshjen e parë kundër ekipit të Vllaznimit të Gjakovës, vajzat e KFV Prishtina treguan lojë të organizuar, disiplinë dhe vetëbesim, duke triumfuar bindshëm me rezultat 4–0. Një fitore që flet për punën e vazhdueshme, përkushtimin dhe besimin tek potenciali i vajzave në sport. Ky sukses shkon…
Elon Musk sapo është afruar edhe më shumë me të qenit trilioneri i parë në histori, pasi një gjykatë rivendosi opsionet e tij të aksioneve të Teslës me vlerë miliarda.Sipas indeksit të miliarderëve të Forbes, pasuria neto e drejtorit ekzekutiv të Teslës u rrit në 749 miliardë dollarë të premten, duke e bërë Musk personin e parë që tejkalon pikën e arritjes prej 700 miliardë dollarësh, transmeton Telegrafi.Ai është tashmë njeriu më i pasur në botë dhe rreth 500 miliardë dollarë më i pasur se i dyti më i pasur, bashkëthemeluesi i Google, Larry Page, raporton indeksi.Kjo vjen pas vendimit…
Kryetari i LVV-së njëherit kryeministër në detyrë, Albin Kurti vizitoi fabrikën e stiroporit Kosova Plast. Pronari Refik Luri, i cili numëron 30 punëtorë, përveç në vend, eksporton edhe në Zvicërr e Itali. Ai tha se ai ka përjetuar drejtpërsëdrejti përfitimet nga politikat qeveritare, në veçanti nga programi “Superpuna”, program ky i cili ka mundësuar angazhimin e punëtorëve të rinj në fabrikën e tij.Kurti u zotua se mbështetja e qeverisë për bizneset që investojnë, prodhojnë dhe eksportojnë do të vazhdojë edhe në mandatin tjetër, sepse është synimi i tyre që përmes masave të tilla të rrisin prodhimtarinë dhe të shtojnë aktivitetin…
Ndeshja e fundit e Daniele De Rossit për këtë vit do të jetë e veçantë: Roma do të përballet me klubin e tij të lindjes, Genoan, të hënën më 29 dhjetor në Stadio Olimpico. Ish-legjenda e Giallorossëve ka lënë gjurmë të pashlyeshme në kryeqytetin italian, me 616 paraqitje, 63 gola dhe 60 asiste gjatë karrierës së tij të shkëlqyer.Në një intervistë për DAZN, e cila do të publikohet zyrtarisht në ditën e Krishtlindjeve, De Rossi ndau ndjenjat e tij për këtë përballje speciale. “Kujtova kohën kur do të kisha luajtur për Romën. Është një ndjenjë unike. Si fëmijë e përjeton…
Policia e Kosovës ka arrestuar gjashtë persona në Brezovicë, nën dyshimin për organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të kundërligjshëm, si dhe për posedim të paautorizuar të substancave narkotike. Ngjarja ka ndodhur më 20.12.2025, rreth orës 22:50.Sipas raportit policor, njësitë policore gjatë kontrollit kanë hasur të dyshuarit në disa lokale ku po zhvilloheshin lojëra fati në kundërshtim me ligjin. Nga gjashtë të arrestuarit, njëri është shtetas i Serbisë.Gjatë kontrollit trupor, te njëri nga të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar rreth 1.01 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.Me vendim të prokurorit kompetent, të gjithë të dyshuarit janë dërguar në…
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë njoftoi se për shkak të ndryshimit të vetive organoleptike dhe pranisë së konstatuar të larvave dhe insekteve, Inspektori i Ushqimit këtë javë ndaloi importin e 22,3 tonë kivi të destinuara për përpunim industrial dhe nxori vendim për asgjësimin e padëmshëm të tyre. Siç njoftojnë nga AUV, bëhet fjalë për 22.340 kilogramë kivi, të importuara nga Republika e Serbisë, për të cilat, pas kontrollit organoleptik nga inspektori i ushqimit, është konstatuar se nuk janë të sigurta për import dhe për përpunim të mëtejshëm.“Importuesit i është lëshuar vendim me urdhër për asgjësimin e padëmshëm të sasisë së…
Natën e kaluar, në Big Brother VIP Kosova, disa aludime dhe reagime në rrjetet sociale kanë ngritur shqetësime rreth gjendjes së banorit Londrim Mekaj, pasi u raportua se ai kishte humbur ndjenjat për pak.Sipas informacioneve që qarkulluan në rrjete sociale, transmetimi ishte ndërprerë për pak, ndërsa Londrimi u largua për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor. Shumë ndjekës shprehën shqetësimin e tyre, duke përdorur ‘hashtag’dhe komente si: “Londrimit i paska rënë të fikët”. Foto: Instagram“Londrimit i ka rënë të fikët në BBV nga ushqimi. Çfarë po ndodh me këtë Big? Drejtësi për Londrim Mekaj”, tha një tjetër.Edhe faqja zyrtare e…
Agjencitë amerikane të inteligjencës thuhet se nuk besojnë se Moska ka aftësinë për të pushtuar Ukrainën – një pretendim që ka ngjallur debat mes përpjekjeve të vazhdueshme të SHBA-së për të negociuar paqen në rajon, shkruan Kyiv Post.Tulsi Gabbard, drejtoresha e Inteligjencës Kombëtare, theksoi se inteligjenca amerikane nuk e sheh Moskën si të aftë për të pushtuar Ukrainën, duke kundërshtuar drejtpërdrejt vlerësimet e aleatëve evropianë dhe të NATO-s në lidhje me qëllimet ruse, transmeton Telegrafi.Gabbard përdori mediat sociale të shtunën për të sfiduar narrativën mbizotëruese, duke pohuar se, “Luftënxitësit dhe mediat e tyre propaganduese po përpiqen përsëri të minojnë përpjekjet…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari