- E futi në “Range Rover” dhe rrahu disa herë – detaje nga rasti i sulmit të 11 vjeçarit në Deçan
- A mund Trump ta nxjerrë SHBA-në nga NATO dhe si e bëri më të vështirë Sekretari i tij i Shtetit?
- “Nuk ia dolëm, por kjo nuk na ndalë”, Gallapeni reagon me një mesazh emocional pas humbjes nga Turqia
- Drejtoi veturën në mënyrë të rrezikshme, policia e Vlorës reagon për arrestimin e 14-vjeçarit
- Aliu: Do të përkrah veprimtarin shtesë të mjekëve, por mos lejojmë të keqpërdoren
- AKK reagon mbi raportin e MAPL: 23 milionë euro rritje buxheti, por mbi 126 milionë euro humbje për komunat
- Rrihen mes vete dy shtetas të Turqisë në Prishtinë – njëri dërgohet në mbajtje
- Real Madridi vihet pas yllit të Atalantas
Author: korrektpress
Franca do të ndërtojë një aeroplanmbajtëse të re për marinën e vendit, njoftoi të dielën presidenti Emmanuel Macron.”Ne duhet të jemi të fortë që të na kenë frikë, dhe veçanërisht të fortë në det. Kjo është arsyeja pse, në përputhje me dy ligjet e fundit të programimit ushtarak dhe pas një shqyrtimi të plotë dhe tërësor, kam vendosur ta pajis Francën me një aeroplanmbajtëse të re”, ka thënë Macron ndërsa iu drejtua trupave franceze në një bazë ushtarake në Abu Dhabi të dielën.Ai vuri në dukje se vendimi për të nisur programin “në shkallë të gjerë” u mor këtë javë,…
Janë mbyllur të gjitha ndeshjet e javës së 18-të në Superligën e Kosovës, ku nuk munguan golat dhe përballjet e forta.Prishtina mori një fitore të rëndësishme, të parën në epokën e Afrim Tovërlanit, duke mposhtur Drenicën me rikthim, me rezultat 2-1. Ramiz Bytyqi dhe Mario Ilievski i shënuan golat për Prishtinën, ndërsa Ronaldo Chacon shënoi për Drenicën.Ferizaj po ashtu mori një fitore shumë të rëndësishme, përballë Llapit të Tahir Batatinës, dhe atë në kohën shtesë, me rezultat 2-1. Betim Haxhimusa ishte heroi i Ferizajt me dy gola, ndërsa për Llapin shënoi Muhamet Hyseni.Sot Dukagjini dhe Ballkani zhvilluan një ndeshje të…
Një pamje e rrallë dhe emocionuese është regjistruar këtë të diel në plazhin e Vlorës, ku disa delfinë u shfaqën pranë bregut, duke dhuruar një spektakël natyror për qytetarët dhe pushuesit.Të pranishmit ndaluan për të ndjekur lëvizjet elegante të delfinëve në det, duke kthyer shëtitjen buzë detit në një moment të veçantë, ndërsa shumë prej tyre nxituan të kapnin pamjet me video. Pamja e delfinëve u kombinua me qetësinë e valëve të detit, duke krijuar një skenë të paqtë dhe të bukur për syrin e kujtdo që ndodhej pranë bregdetit të Vlorës.
Përcaktimi i qartë i përgjegjësive dhe forcimi i koordinimit ndërinstitucional janë thelbësore për suksesin e reformave. Ky është përfundimi i takimit javor të mbajtur sot nga kryeministri Hristijan Mickoski.Fokusi i diskutimeve ka qenë dinamika e zhvillimit të proceseve dhe respektimi i afateve të përcaktuara. Kryeministri informoi për rrjedhën e takimit përmes rrjeteve sociale:“Sot mbajtëm takimin javor me temë agjendën reformuese. Gjatë takimit u shqyrtuan prioritetet aktuale dhe afatet për zbatimin e reformave kyçe, duke u theksuar nevoja për koordinim ndërinstitucional dhe shpërndarje të qartë të përgjegjësive. Për zbatimin e suksesshëm të agjendës reformuese, është thelbësore që ta kryejmë detyrën tonë…
Situata në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova është tensionuar ndjeshëm gjatë ditës së sotme. Një debat mes Labinot Rexhës dhe Klodit ka dalë jashtë kontrollit, duke përfunduar në një incident serioz. Sipas pamjeve dhe raportimeve, Klodi i ka hedhur pije energjike në fytyrë Labit, ndërsa ky i fundit ndodhej në shtrat. Labinot/InstagramPas kësaj ngjarjeje ka ardhur reagimi i familjes dhe menaxhmentit të Labinotit, të cilët kanë publikuar një deklaratë zyrtare në Instagram, ku e dënojnë ashpër veprimin.Në reagimin e tyre, incidenti cilësohet si i papranueshëm dhe i rrezikshëm për shëndetin. Në deklaratë thuhet: “Ndaj Labit është ushtruar presion psikologjik,…
Deklaratat dhe raportimet e fundit nga analistë serbë dhe media pro-regjim në Serbi e kanë kthyer në temë kryesore publike blerjen e sistemeve amerikane dhe investimet e Kosovës në mbrojtje dhe armatim, duke i paraqitur këto zhvillime përmes një narrative alarmuese dhe paniku.Shkaku kryesor i këtyre reagimeve lidhet me marrëveshjen e nënshkruar në muajin dhjetor ndërmjet Kosovës dhe kompanisë amerikane AM General për blerjen e sistemeve moderne të artilerisë së lëvizshme HUMVEE Hawkeye 105 mm.Marrëveshja u bë publike më 17 dhjetor nga ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, dhe u pasua menjëherë nga reagime të ashpra në mediat dhe…
Lajme tronditëse kanë përfshirë qarqet e futbollit anglez, me Arsenalin që, sipas raportimeve, është i gatshëm të shesë një nga lojtarët e tij kryesorë, Gabriel Martinellin, gjatë afatit kalimtar të janarit. Nëse këto thashetheme rezultojnë të vërteta, bëhet fjalë për një nga transferimet më të bujshme të afatit të dimrit.Sipas mediave angleze, trajneri Mikel Arteta ka marrë vendim për të nxjerrë në shitje anësorin brazilian. Gazetari turk Sercan Hamzaoglu shkon edhe më tej, duke deklaruar se Martinelli tashmë i është ofruar gjigantit turk, Fenerbahce.“Arsenali vendosi ta shesë Gabriel Martinellin dhe ai iu ofrua Fenerbahces. Është një lojtar i shtrenjtë,” ka…
Senatori amerikan Lindsey Graham, gjatë një vizite në Izrael ka thënë se Hamasi dhe Hezbollahu po riarmatosen dhe akuzoi se grupi palestinez po konsolidonte gjithashtu pushtetin në Gaza.Pas dy vitesh lufte midis Izraelit dhe Hamasit në territorin palestinez, një armëpushim i brishtë ka qenë në fuqi që nga tetori, pavarësisht se të dyja palët shkëmbejnë akuza për shkelje.Veç kësaj, një armëpushim i veçantë midis Izraelit dhe lëvizjes libaneze Hezbollah hyri në fuqi në nëntor 2024 pas më shumë se një viti armiqësish, megjithëse Izraeli vazhdon të kryejë sulme në territorin libanez.Izraeli e ka bërë çmontimin e arsenaleve të të dy…
Nënkryetari i PDK-së dhe i dyti në listën zgjedhore të kësaj partie për zgjedhjet e 28 dhjetorit, Uran Ismaili, ka mbajtur një takim me fermerë, ku ka shpalosur programin garues të Partisë Demokratike të Kosovës, me theks te ulja e kostos së jetesës.Ismaili theksoi se qytetarët dhe fermerët po përballen me rritje të vazhdueshme të çmimeve, ndërsa presionet ekonomike pritet të rriten edhe më shumë në vitet e ardhshme, përfshirë inflacionin, faturat e energjisë elektrike dhe tatimin në pronë. Ai tha se kjo gjendje kërkon ndryshim të menjëhershëm dhe masa konkrete, duke theksuar se programi i kandidatit për kryeministër Bedri…
Përballja e shumë pritur mes bokserit shqiptar të MMA Eduard “Drenica” dhe serbit Petar Jakovljevic nuk do të zhvillohet.Eduard “Drenica” përmes disa videove në rrjetin social “Instagram” ka njoftuar të gjithë se meçi i zjarrtë është anuluar vetëm katër orë para se të niste.Të gjitha detajet ishin kompletuar, përfshirë edhe matjen zyrtare, megjithatë serbi nuk është shfaqur fare në vendin ku ishte paraparë të zhvillohet meçi.Jakovljevic përmes një postimi gjithashtu pretendoi se është sulmuar fizikisht nga katër persona dhe që policia e kanë dërguar në mbajtje, prandaj edhe përballja nuk do të zhvillohet.Ndërkohë, Eduard “Drenica” shkroi se ky i fundit…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari