- Muriqi i reagon një tifozi që e akuzoi për ndeshjen: Marre të qoftë, të dënoftë Zoti
- Pentagoni refuzon të konfirmojë mbrojtjen kolektive të NATO-s: Varet nga Trump
- Përditësohet lista e barnave esencial, përfshihen ilaçet më të rëndësishme të sëmundjeve
- “Do të pranoja ulje page te ky klub”, Cancelo paralajmëron largimin nga Barcelona
- Komuniteti i Suharekës angazhohet për një mjedis më të pastër
- Valon Berisha emocionon me gjestin pas humbjes nga Turqia, lë të kuptohet pensionimin nga Kombëtarja e Kosovës
- Coachella 2026: Artistët që do të performojnë këtë edicion të festivalit
- Në Maqedoni rriten pagat në arsim për 7.5%
Author: korrektpress
Nga janari i këtij viti e deri në muajin nëntor, 101 persona kanë vdekur nga aksidentet në komunikacion. Sipas të dhënave nga Policia e Kosovës, është shënuar numër më i madh i viktimave në aksidente, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Njohës të komunikacionit u bëjnë thirrje institucioneve që të marrin masa parandaluese, në mënyrë që të kemi ulje të numrit të aksidenteve në trafik.Vetëm brenda periudhës janar–nëntor të këtij viti, 101 persona kanë humbur jetën si pasojë e aksidenteve në komunikacion. Ky numër është më i lartë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar,…
Trajneri Diego Simeone ka paralajmëruar se Atletico Madrid duhet të japë shumë më tepër se maksimumi nëse dëshiron ta sfidojë realisht Barcelonën dhe Real Madridin për titullin në La Liga, pavarësisht fitores bindëse 3-0 ndaj Gironës.Atletico e dominoi plotësisht përballjen e së dielës, duke marrë tri pikë të mëdha që e ngjitën në vendin e tretë në tabelë. Megjithatë, trajneri argjentinas mbetet realist dhe i vetëdijshëm për hendekun që ende ekziston mes skuadrës së tij dhe dy gjigantëve spanjollë.“Sezonin e kaluar konkurruam shumë mirë në Ligën e Kampionëve, por në La Liga na mungoi ai shtytje shtesë, vendosmëria dhe bindja.…
Duke hequr sanksionet, Shtetet e Bashkuara me shumë gjasa synuan të ulnin paqëndrueshmërinë dhe tensionin në rajon, i cili është ende një pikë e nxehtë – jo të financonin një “shfaqje kukullash”.Kështu shkruan SlobodnaBosnja, sipas të cilit portal, ndërsa zyrtarët e RS teknikisht mund të respektojnë kushtet jozyrtare të SHBA-së për lehtësimin e sanksioneve, do të jetë interesante të shihet se si do të reagojë administrata e Donald Trump kur ata shkelin frymën e këtij rregullimi.Por, rikujton ky medium, duke cituar një shkrim të revistës amerikane Washington Examiner, presidenti Donald Trump nuk heziton të rivendosë dënime të ashpra kur ndjen…
Kandidati për deputet nga PDK-ja, Xhavit Haliti, ka ndarë një foto ku shihet me ish-komandantin e përgjithshëm të UÇK-së, Azem Syla, veprimtarin e shquar Nait Hasanin dhe kryetarin e komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci.”Me Dajën, Ramizin dhe Naitin, emra që mishërojnë UÇK-në, lirinë dhe atdhedashurinë. Bashkë, për vlerat e luftës, për nderin e dëshmorëve dhe për të ardhmen e brezave tanë”, ka shkruar Haliti në llogarinë e vet në Facebook. Xhavit Haliti mban numrin 14 në listën e PDK-së.
Kryeministri Albin Kurti, ishte dje në Elezaj, të Kaçanikut, e pastaj në njërën nga kafiteritë e qytetit. Banorët e mërgimtarët nga Kaçaniku, të cilët e priten ngrohtë Kryeministrin, i rikonfirmuan edhe një herë mbështetjen e tyre të fuqishme për Lëvizjen VETËVENDOSJE! Kryeministri më pas vizitoi kryetarin e parë të komunës së Kaçanikut pas çlirimit të vendit, Tahir Çakën. Kurti kujtoi se familja Çaka ka dhënë dy dëshmorë, vëllezërit e Tahirit, si dhe prindërit martirë të vrarë nga forcat armike serbe. Ai e cilësoi si shtyllë të qëndresës, përkushtimit e rezistencës, e Kaçanikun simbol të kujtesës dhe sakrificës kombëtare.
Një bisedë e sinqertë dhe e qetë ka ndodhur së fundmi në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova mes Hygertës dhe Fjollës, ku temat kryesore kanë qenë pendesat dhe dëshirat për të ardhmen.Hygerta ka treguar se ka një pendesë të thellë në jetë: “Jam penduar shumë dhe realisht e kam peng që nuk kam bërë një fëmijë”. Më tutje thotë: “Nganjëherë janë momente në jetë që nuk i gjykon gjërat si duhet dhe ke pendesa shumë vonë”. BBVK/YouTubeFjolla, nga ana tjetër, shprehu dëshirën e saj të madhe për të pasur shumë fëmijë dhe inkurajoi Hygertën, duke i thënë se gjithmonë…
Ministria e Punëve të Brendshme u ka bërë apel të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të drejtojnë automjetet e tyre me kujdes maksimal në kushte të dukshmërisë së reduktuar, si dhe në asnjë mënyrë të mos ulen pas timonit nëse kanë konsumuar alkool në ahengje para Vitit të Ri apo në festa familjare.MPB sqaron se për pesë ditë, nga 15 deri më 20 dhjetor në territorin e Shkupit janë konstatuar 53 aksidente trafiku, ndërsa kontrollet policore në komunikacion po vazhdojnë me intensitet të pandërprerë.“Apelojmë gjithashtu që pjesëmarrësit në komunikacionin rrugor të jenë të kujdesshëm dhe t’i respektojnë plotësisht rregullat dhe…
Avokati Arianit Koci ka bërë thirrje publike që qytetarët e Kosovës dhe bashkatdhetarët të shmangin kalimin tranzit nëpër Serbi me emblema apo ngjitëse me shkronjat UÇK në veturat e tyre, duke paralajmëruar rrezik për veprime arbitrare nga autoritetet serbe.Sipas Kocit, një bashkatdhetar është arrestuar së fundmi nga autoritetet serbe vetëm për shkak se në veturë i ishte vërejtur një emblemë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai e ka cilësuar këtë veprim si arbitrar dhe juridikisht të pajustifikueshëm.“Mos kaloni nëpër Serbi me emblema apo ngjitëse me shkronjat UÇK në veturë. Sapo më erdhi informacioni se një bashkatdhetar ynë është arrestuar, pasi…
Beyonce ka thyer heshtjen për turneun e saj historik “Cowboy Carter”, që u bë turneu country më fitimprurës i të gjitha kohërave. Në një intervistë për Pollstar, ylli 44-vjeçar foli për fillimet e vështira, përfshirë javët me shitje të ngadaltë të biletave dhe sfidat teknike të hershme.“Kjo lindi nga dashuria dhe respekti im për muzikën country”, tha ajo. “Qëllimi ishte të festonim qëndrueshmërinë amerikane”. Beyonce shpjegoi gjithashtu se turneu ishte i lidhur ngushtë me rrënjët e saj në Teksas dhe historinë e anashkaluar të kaubojve të zinj, duke përfshirë elemente nga salloni i flokëve i nënës së saj dhe tregtia…
M-NAV informon se sot me sukses ka përfunduar aktiviteti për çmontimin e plotë të radarit të vjetër në Aeroportin ndërkombëtar të Shkupit.Punimet, siç informojnë ata, janë kryer gjatë një periudhe me mjegull dhe dukshmëri të ulët e cila është shfrytëzuar në mënyrë optimale për përfundimin e plotë dhe të sigurt të aktiviteteve, pa asnjë ndikim në zhvillimin e qarkullimit ajror.Kjo fazë rrumbullakon procesin e çmontimit të radarit të vjetër dhe të papërdorshëm, si parakusht për aktivitete të mëtejshme që lidhen me instalimin e sistemit të ri modern të radarit.“M-NAV mbetet plotësisht i përkushtuar ndaj sigurisë dhe vazhdimësisë së qarkullimit ajror,…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari