Author: korrektpress

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski sot priti ministren për Europë dhe Punë të Jashtme të Shqipërisë, Elisa Spiropalin me të cilën ka folur për marrëdhëniet bilaterale dhe proceset eurointegruese, përcjell Telegrafi Maqedoni.”Sot, u takova me Elisa Spiropalin, Ministren për Europë dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, në Qeveri.Në takim diskutuam për promovimin e marrëdhënieve dypalëshe midis dy vendeve, bashkëpunimin rajonal dhe përpjekjet e përbashkëta drejt integrimit evropian.Theks i veçantë u vu në rëndësinë e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, stabilitetit dhe zhvillimit të rajonit.Takimi u zhvillua në një frymë konstruktive dhe miqësore, me gatishmëri të ndërsjellë…

Read More

Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka kritikuar qeverinë për rënien e fuqisë blerëse të qytetarëve gjatë katër viteve të fundit, duke theksuar se paga prej 500 eurosh sot vlen ndjeshëm më pak se në vitin 2021.Sipas Rukiqit, me një pagë prej 500 eurosh në vitin 2021 ishte e mundur të blihej një shportë e plotë ushqimore, ndërsa në vitin 2025, e njëjta shumë mbulon shumë më pak shpenzime, ku pjesa më e madhe shkon për pagesën e faturave të energjisë elektrike.Ai ka vlerësuar se vlera reale e pagës prej 500 eurosh ka rënë…

Read More

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani takon të hënën në Uashington zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau, ka bërë të ditur Departamenti amerikan i Shtetit përmes një njoftimi zyrtar.Aty nuk janë dhënë më shumë hollësi se cilat do të jenë temat e diskutimit në takimin që zhvillohet pasdite, me orën lokale të Kosovës.Presidentja Osmani është takuar me zëvendëssekretarin Landau edhe në korrik të këtij viti, kur dy palët i kanë diskutuar fushat potenciale për bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve në të ardhmen.Ajo pati përmendur se dy vendet mund të përfitojnë nga bashkëpunimi në sektorin e energjisë, teknologjisë informative dhe atë të…

Read More

Spitali i Përgjithshëm i Prizrenit ka realizuar një investim të ri në kuadër të përmirësimit të kushteve për pacientët, duke furnizuar Njësinë e Dializës me 45 karrige moderne për dializë.Sipas njoftimit të spitalit, karriget e reja janë të dizajnuara për të ofruar komoditet, siguri dhe funksionalitet më të lartë gjatë trajtimit, duke ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore dhe përmirësimin e përvojës së pacientëve.Ky investim, po ashtu, synon të krijojë kushte më të mira pune për stafin mjekësor dhe infermieror, duke lehtësuar procesin e trajtimit dhe kujdesit ndaj pacientëve që i nënshtrohen dializës.Nga Spitali i Përgjithshëm i…

Read More

Pas shqetësimeve të shumta nga qytetarët mbi furnizimin jo të rregullt me energji elektrike në territorin e komunës së Vitisë, kryetari i komunës, Sokol Haliti, ka reaguar sot duke kërkuar ndërhyrje të menjëhershme dhe kthimin e furnizimit normal.Në reagimin e tij, kryetari Haliti thekson se ndaljet e shpeshta të energjisë dhe furnizimi i paqëndrueshëm po vështirësojnë jetën e qytetarëve dhe funksionimin e bizneseve. Ai ka shprehur shqetësimin për rrezikun ndaj pajisjeve elektrike dhe vështirësitë në ngrohje gjatë dimrit, sidomos për bashkatdhetarët që vizitojnë vendlindjen për pushime.Haliti ka bërë thirrje të hapur ndaj kompanisë KEDS që të ndërhyjë sa më parë…

Read More

Një operacion policor i udhëhequr nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës është duke u zhvilluar në qytetin e Pejës.Operacioni po realizohet në bazë të urdhrit për kontroll, nën dyshimet për kryerjen e veprave penale si: krim i organizuar, rrëmbim dhe armëmbajtje pa leje.Autoritetet bëjnë me dije se për detaje të tjera që mund të bëhen publike, ndërsa Telegrafi do t’iu mbajë të informuar. /Telegrafi/

Read More

Federata e Futbollit e Kosovës, në bashkëpunim me sponsorin zyrtar të Superligës, Albi Mall, vazhdon ndarjen e çmimit tradicional “Ylli i Javës”, i cili i dedikohet futbollistit më të dalluar të javës në Superligën e futbollit kosovar.Për javën e tetëmbëdhjetë të këtij edicioni, ky çmim i është ndarë futbollistit të FC Ferizajt, Betim Haxhimusa, i cili pati një paraqitje individuale shumë të mirë për skuadrën e tij gjatë 90 minutave të ndeshjes, duke shënuar dy gola të vlefshëm për tri pikë në ndeshjen kundër KF Llapi, e cila përfundoi me rezultat 2:1.Vlerësimi është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit.…

Read More

Kreu i ri i SPAK Klodian Braho ka marrë fjalën e tij këtë të hënë në ceremoninë e marrjes së detyrë. Braho ka falenderuar kolegët dhe ndërkombëtarët dhe ka thënë se SPAK do të vijojë misionin e tij përtej një mandati individual.“Së pari shpreh falënderimin për KLP për zgjedhjen në krye të SPAK dhe për besimin që më dhanë.Së dyti dua të falënderoj dy udhëheqësit e mëparshëm të SPAK, zotin Arben Kraja për hedhjen e gurëve të themelit të Prokurorisë e më pas zotin Dumani për guximin dhe integritetin e tij duke forcuar profilin e SPAK-ut dhe duke rritur besimin…

Read More

Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturina Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftësmesatarisht 1,18 % në raport me vendimin e datës 19.12.2025.Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 ulen për 1.00 den/litër.Çmimi i shitjes me pakicë i ЕURODIZELIT (D-Е V) nuk ndryshon. Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri I(ЕL-1) ulet për 2,00 den/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU…

Read More

Ndërsa Klodi vazhdon rrugëtimin e tij brenda shtëpisë më të famshme në Kosovë, jashtë saj vëmendja është kthyer te e kaluara e tij. Disa imazhe të rralla po qarkullojnë në TikTok, duke treguar se si dukej banori shumë vite përpara se të bëhej pjesë e ekranit.Në videot që kanë mbledhur mijëra shikime, Klodi duket krejt ndryshe. Me një stil flokësh të ndryshëm dhe tipare më të buta, transformimi i tij është aq i dukshëm sa shumë ndjekës mbeten të habitur: nga një djalosh i thjeshtë, ai ka arritur të krijojë një pamje të kuruar dhe të tonifikuar, siç shihet sot…

Read More