Author: korrektpress

Një turiste i shpëtoi më të keqes pasi u përplas në shkëmbinj nga një valë, ndërsa po pozonte për një fotografi në një prag të rrezikshëm në një atraksion bregdetar egjiptian.Gruaja, nga Kina, po vizitonte zonën piktoreske Matrouh Eye në qytetin Mersa Matruh, kur ndodhi incidenti i tmerrshëm, transmeton Telegrafi.Pamjet e momentit, të shpërndara në mediat sociale, tregojnë gruan me një fustan portokalli veror të ulur në cep të një pragu pranë ujit, ndërsa një valë ngrihet pas saj.Vala e shkumëzuar mund të shihet më pas duke u përplasur drejt saj dhe përfundimisht mbi të, ndërsa e rrëzon dhe e…

Read More

Një makinë u përplas me një turmë në Elburgerweg në Nunspeet, Holandë, duke lënduar disa persona të hënën në mbrëmje, sipas faqes rajonale holandeze të lajmeve GelreNieuws.Përplasja ndodhi rreth orës 7 të mbrëmjes, me sa duket gjatë një parade me qirinj, dhe shumë autoambulanca dhe helikopterë përgjigjën ndërsa autoritetet punuan për të siguruar zonën.Detajet mbeten të kufizuara ndërsa hetuesit vazhdojnë të shqyrtojnë rrethanat dhe numrin e të lënduarve, transmeton Telegrafi.Nunspeet është një komunë e vogël në Holandën qendrore, e vendosur në provincën e Gelderland në buzë të Veluwe, një nga rezervatet më të mëdha natyrore pyjore të vendit. Shtëpi e…

Read More

Redaksia e Sportit në portalin më të madh vendor Telegrafi, ka ndarë çmimet për futbollistët më të mirë të vitit 2025 në Superligën e Kosovës në futboll.Redaksia e Sportit në portalin më të madh vendor Telegrafi, duke qenë gjithmonë pranë ndeshjeve dhe raportimit të përditshëm të ndeshjeve të futbollit vendor – ka vendosur t’i ndajë përsëri çmimet për futbollistët më të mirë të vitit 2025 në Superligën e Kosovës në futboll.Faton Maloku – Portieri më i mirë i vititPortieri i Dritës Faton Maloku në vitin 2025 ishte ndër lojtarët kyç për suksesin e jashtëzakonshëm që kaloi skuadra gjilanase. Me prite…

Read More

Babagjyshi dhe super-heronjtë e preferuar nga filmat vizatimorë zbritën me litar nga një helikopter dhe shpërndanë dhurata për fëmijët e shtruar në Klinikën Universitare për Sëmundjet e Fëmijëve.Bëhet fjalë për një ushtrim demonstrues të titulluar “Të dhurojmë një buzëqeshje”, ku mori pjesë ekipi i shpëtimit në mal si pjesë e ekipit për reagim ndaj katastrofave të Kryqit të Kuq të Shkupit. Ushtrimi u organizua në bashkëpunim me MPB-në dhe Njësinë e Helikopterëve.“Rreth 100 fëmijë aktualisht marrin trajtim spitalor dhe shumica e tyre do të duhet të qëndrojnë edhe gjatë këtyre ditëve para Vitit të Ri për shkak të gjendjes së…

Read More

Ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka reaguar pas ndarjes nga jeta të këngëtarit të njohur shqiptar, Shemsi Krasniqit – Shemit, duke e cilësuar humbjen e tij si një lajm të trishtë për kulturën dhe artin shqiptar.Në reagimin e tij, Çeku theksoi se si vokalist i grupit legjendar “Ilirët”, Shemi u shndërrua në një zë të rëndësishëm të identitetit muzikor shqiptar dhe në një figurë të pandashme të kujtesës kolektive.Ai nënvizoi se artisti la pas një krijimtari të pasur dhe një trashëgimi që do të jetojë gjatë në kulturën tonë.Ministri veçoi këngën ikonike “Xhamadani vija-vija”, duke…

Read More

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas ndarjes nga jeta të Shemsi Krasniqit – Shemit, vokalistit të grupit legjendar “Ilirët”.Në mesazhin e saj, Presidentja Osmani theksoi se me pikëllim të thellë është pranuar lajmi për vdekjen e artistit, i cili me zërin dhe krijimtarinë e tij la gjurmë të pashlyeshme në muzikën shqiptare. Ajo veçoi këngën ikonike “Xhamadani vija vija”, duke e cilësuar si një kujtim të fuqishëm dhe simbolik që vazhdon të bashkojë emocione, histori dhe identitet, ashtu siç bëri zëri i Shemit ndër dekada.“Xhamadani vija vija mbetet një kujtim i fuqishëm dhe simbolik, që vazhdon…

Read More

Sipas L’Equipe, Neymar udhëtoi të dielën drejt Belo Horizonte për t’iu nënshtruar një operacioni në gjurin e majtë.Ndërhyrja do të kryhet nga mjeku i Kombëtares së Brazilit, Rodrigo Lasmar, te sulmuesi 33-vjeçar, i cili ndërkohë mund të zgjasë kontratën me Santosin edhe për gjashtë muaj.Dr. Lasmar, i cili më parë ka kryer dy operacione te Neymar, tani do të përqendrohet në lehtësimin e lëndimit të meniskut, problem që e ka shqetësuar futbollistin gjatë ndeshjeve të fundit.Pavarësisht dhimbjeve, Neymar dha një kontribut të madh, duke shënuar pesë gola dhe dhënë një asist në katër ndeshjet e fundit të kampionatit, duke ndihmuar…

Read More

Viti 2026 i sfidon Binjakët të dallojnë mes kureshtjes dhe drejtimit, të mbyllin cikle të vjetra dhe të përqendrohen te marrëdhëniet, idetë dhe rrugët që ofrojnë thellësi, stabilitet dhe qartësi mendoreBINJAKËT (21 Maj – 20 Qershor)Pamja lozonjare dhe mendja e shpejtë janë tipare dalluese të Binjakëve. Te ky “fëmijë i përjetshëm”, mendimet janë të gjalla dhe të shumanshme, ndërsa prirja për të bërë disa gjëra njëkohësisht pasqyron natyrën e tyre të ndryshueshme. Edhe kur duken të shpërndarë, ata dinë instinktivisht si të përshtaten dhe të ecin përpara.Nën ndikimin e Merkurit dhe sundimit të shtëpisë së tretë, Binjakët janë komunikues të…

Read More

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Ernest Muçi, ka konfirmuar edhe një herë formën e shkëlqyer që po kalon në elitën e futbollit turk.Muçi ishte protagonist për Trabzonsporin, duke realizuar një gol dhe duke dhuruar një asistim, megjithatë kontributi i tij nuk mjaftoi për të shmangur humbjen 4-3 ndaj Gençlerbirligi, në ndeshjen e zhvilluar të hënën mbrëma dhe që i takoi xhiros së 17-të të kampionatit.Fillimisht, në minutën e 50-të, 24-vjeçari asistoi për golin e dytë të Trabzonsporit, të shënuar nga Felipe Augusto. Më pas, në minutën e 67-të, Muçi u tregua i saktë nga pika e bardhë, duke realizuar golin…

Read More

Pas 13 muajsh në gjendje paraburgimi në një burg anglez dhe pas afro 43 ditësh në grevë urie gjendja shëndetësore e një shqiptare të arrestuar si aktiviste e grupimit kontravers “Palestine Action”, është mjaft e përkeqësuar dhe sipas motrës së saj ajo mund të ndërrojë jetë, nëse qeveria britanikë nuk ndërhynë.Teuta Hoxha e lindur në Britani, këtë të hënë mbush 30 vjeç, dhe sipas motrës së saj 17 vjeçare, Rahma, në një deklaratë dhënë medias britanike vuan për shkak të grevës së urisë nga dhimbje të vazhdueshme koke, çështje të lëvizshmërisë dhe nuk mund të ngrihet dot për të bërë…

Read More