- Publikohet traileri i filmit “Mother Mary” të Anne Hathaway, i përshkruar si një “operë pop psikoseksuale”
- Tuchel paralajmëron se ylli i madh i Anglisë mund të mos ftohet në Kupën e Botës
- Kryetari i New Yorkut, Zohran Mamdani shijon ushqimin me kuzhinierin dhe reperin shqiptar Action Bronson
- Bebe Rexha nderohet me çmimin ‘Female Icon Award 2026’ nga EDMAwards
- VRR, teknologjia që po bëhet thelbësore për televizorët modernë
- Mot me shi në Shqipëri, shtrëngata afatshkurta
- Sot vranët dhe me reshje shiu
- Mal Retkoceri eliminohet nga Big Brother VIP Albania 5
Author: korrektpress
Komuna e Istogut, përmes Drejtorisë për Buxhet dhe Financa – Sektori i Tatimit në Pronë, ka bërë të ditur se po afrohet afati për përfundimin e vitit fiskal 2025 dhe njëkohësisht afati ligjor për pagesën e Tatimit në Pronë.Në njoftimin zyrtar të datës 22.12.2025, Komuna u bën thirrje të gjithë qytetarëve që obligimet e tyre për Tatimin në Pronë t’i përmbushin brenda afatit të përcaktuar me ligj, me qëllim të shmangies së gjobave dhe interesit për vonesë, të cilat llogariten për çdo muaj vonesë në përputhje me legjislacionin në fuqi.Për informata më të detajuara lidhur me shumën e saktë të…
Presidenti i SHBA-së, Trump, njoftoi të hënën planet për një “klasë të re luftanijesh” të tipit “Trump”, duke shënuar fillimin e një ndërtimi të zgjeruar detar dhe duke sinjalizuar një kontroll më të madh të kontraktorëve të mbrojtjes mbi vonesat në prodhim dhe tejkalimet e kostove.Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Trump tha se luftanijet e reja do të jenë më të mëdha, më të shpejta dhe “100 herë më të fuqishme” se çdo anije e ndërtuar më parë, duke formuar pjesën qendrore të asaj që ai e quajti një “Flotë e Artë” e zgjeruar që synon të çimentojë dominimin…
E para e shtetit, Vjosa Osmani ditë më parë është takuar me Zëvendës Sekretarin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Christopher Landau.Në këtë takim u diskutua çështja e sigurisë, dialogu strategjik, të drejtat e shqiptarëve në Luginë dhe çështje tjera. Presidenca e Kosovës ka dhënë detaje për takimin, gjersa ka bërë të ditur se presidentja Vjosa Osmani ka shprehur mirënjohjen e popullit të Kosovës për nënshkrimin nga Presidenti Donald Trump të Ligjit për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare (NDAA), për mbështetjen amerikane ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës, për vizionin e Presidentit Trump që dialogu të bazohet në…
E ëma e Benita Zenës ka qenë për surprizë në shtëpinë më të famshme në Kosovë, Big Brother VIP.Nëna i ka kërkuar asaj që të largohet nga shtëpia dhe të kujdeset për të.Kjo pasi tha se është në gjendje jo të mirë shëndetësore dhe ka nevojë për të, marrë parasysh se janë shumë të lidhura. Foto: YouTubeMirëpo, vajza ka refuzuar të largohet nga shtëpia, sepse sipas saj, nëna është mirë, po nuk i ka pëlqyer loja e saj.Benita e refuzoi disa herë pasi tha se e njeh të ëmën dhe se nuk ka të bëj me shëndetin.Ajo madje i kërkoi…
Në kuadër të programit “Mbështetje për fuqizimin e menaxhimit të qëndrueshëm dhe shumëqëllimor të pyjeve për të përmirësuar jetesën në vendet rurale dhe për të adresuar ndryshimin klimatik në Kosovë”, të zbatuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqim dhe Bujqësi – FAO me mbështetje nga Bashkimi Evropian dhe Suedia, është publikuar episodi i pestë i serisë së podcasteve “Duaj e Ruaj Pyjet”.Përdorimi i sistemeve digjitale për menaxhimin e pyjeve ka ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e transparencës, përmirësimin e monitorimit dhe forcimin e qeverisjes mjedisore në Kosovë. – YouTube www.youtube.com Nexhmije Kamberi, Zyrtare për biodiversitet në Agjencinë për Mbrojtjen…
Komuna e Pejës ka bërë publike Listën e bursistëve përfitues për vitin 2025, në kuadër të mbështetjes financiare për studentët e dalluar dhe ata në nevojë sociale që vijojnë studimet universitare.Sipas njoftimit zyrtar, lista përfshin 60 studentë përfitues, të cilët studiojnë në fusha të ndryshme akademike, me theks të veçantë në Mjekësinë e Përgjithshme, Matematikë dhe Fizikë, në universitete brenda dhe jashtë vendit. Çdo bursist përfiton një mbështetje financiare në vlerë prej 500 euro, ndërsa shuma totale e ndarë për këtë program arrin në 30,000 euro.Komuna thekson se përzgjedhja e përfituesve është bërë në përputhje me kriteret dhe procedurat e…
Rusia ka intensifikuar sulmet e saj në rajonin jugor ukrainas të Odesas, duke shkaktuar ndërprerje të gjera të energjisë dhe duke kërcënuar infrastrukturën detare të rajonit.Zëvendëskryeministri ukrainas Oleksiy Kuleba tha se Moska po kryente sulme “sistematike” në rajon, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi. Javën e kaluar, ai paralajmëroi se fokusi i luftës “mund të jetë zhvendosur drejt Odesas”.Presidenti Volodymyr Zelensky theksoi se sulmet e përsëritura ishin një përpjekje nga Moska për të bllokuar qasjen e Ukrainës në logjistikën detare.Më parë në dhjetor, presidenti rus Vladimir Putin kërcënoi të ndërpresë qasjen e Ukrainës në det si hakmarrje për sulmet me…
Aktori anglez, Idris Elba, ka ringjallur spekulimet se ai mund të jetë James Bond i ri, pasi ndau një video të bërë në ‘Madame Tussauds’, ku pozonte me figura dylli të aktorëve që e kanë luajtur më parë këtë personazh.Që nga filmi “No Time To Die” – vazhdimi i fundit i historisë së James Bond në vitin 2021 – ka pasur spekulime se kush do të jetë pasardhësi i Daniel Craig dhe Idris Elba ishte një nga ata, emri i të cilit u përmend.Me një video të re të xhiruar në muzeun ‘Madame Tussauds’, ai tërhoqi shpejt vëmendjen e ndjekësve,…
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se sot Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të kryesisht të paqëndrueshme.SHMU njofton se moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura. “Reshjet e shiut pritet të bëhen prezentë në orët e mëngjesit fillimisht përgjatë vijës bregdetare dhe gradualisht do të shtrihen në të gjithë vendin. Reshjet parashikohet të jenë me intensitet kryesisht të ulët e lokalisht reshje shiu në formën e shtrëngatave afatshkurtra kryesisht përgjatë ultësirës perëndimore dhe në jugperëndim të vendit”, thuhet në njoftim. Tutje, SHMU bën të ditur se në Alpe e relievet malore në verilindje-lindje-juglindje duke filluar prej orëve…
Një grup aktivistësh ka pretenduar se ka mbledhur miliona këngë nga Spotify dhe po përgatitet t’i publikojë ato në internet.Vëzhguesit thanë se rrjedhja e dukshme mund të nxisë kompanitë e inteligjencës artificiale, që kërkojnë materiale për të zhvilluar teknologjinë e tyre.Një grup i quajtur Anna’s Archive tha se kishte mbledhur 86 milionë skedarë muzikorë nga Spotify dhe 256 milionë rreshta meta të dhënash, të tilla si emrat e artistëve dhe albumeve. Spotify, e cila pret më shumë se 100 milionë këngë, konfirmoi se rrjedhja nuk përfaqësonte të gjithë inventarin e saj, transmeton Telegrafi.Kompania me seli në Stokholm, e cila ka…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari