Author: korrektpress

Nga: Rajan Menon / The Guardian Përkthimi: Telegrafi.comKonferenca maratonë për shtyp e Vladimir Putinit më 19 dhjetor, një ngjarje e përvjetshme në fund të vitit, nuk ofroi asnjë dëshmi se Rusia mund të braktisë qëllimet të cilat presidenti i vendosi për “operacionin e posaçëm ushtarak” kundër Ukrainës në shkurt të vitit 2022: pushtimin e Donjeckut, Luhanskut, Zaporizhias dhe Hersonit. Si gjithmonë, Putini nuk u duk i shqetësuar nga fakti se, pothuajse katër vjet pas nisjes së luftës, ushtria e tij kishte arritur të pushtonte plotësisht vetëm Luhanskun – ndonëse kishte marrë nën kontroll më shumë se një të tretën e…

Read More

Kryeministri Albin Kurti, njëherësh kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidat për kryeministër takoi anëtarët e mbështetësit e IRDK, të cilët i kishte edhe partner koalicioni në këtë qeverisje.Kurti lëvdoi bashkëpunimin me kryetarin e IRDK, Elbert Krasniqi, duke e quajtur këtë një bashkëpunim të suksesshëm.Ai potencoi se fitorja e 28 dhjetorit do të jetë e përbashkët, duke vazhduar shtrirjen e sigurisë e jetëgjatësinë e begatisë.

Read More

Në një nga momentet qesharake të Big Brother VIP Albania, Kristi dhe Xhodi zhvilluan një bisedë që shkaktoi shumë të qeshura. Ai tha se kur njerëzit i flisnin, zakonisht e shikonin në sy për të parë ngjyrën e tyre.Por, biseda mori një kthesë të papritur kur Kristi shtoi se në kohët e fundit ka vënë re diçka të ndryshme. BBVA/InstagramAi tha “Në fillim më shihnin në sy, tani më shohin nga dhëmbët”.Kristi ka dhëmbë të rregulluar, të bardhë të cilët tërheqin menjëherë vëmendjen.Xhodi nuk mundi të mbante të qeshurën dhe biseda mes tyre u kthye në një moment shumë të…

Read More

Presidenti i La Ligës, Javier Tebas, e ka kritikuar sërish Real Madridin, duke folur për konkurrencën në ligë, polemikat e arbitrimit dhe tensionet që përfshijnë klubin dhe Florentino Perezin.Tebas beson se tensioni kundër gjyqtarëve vjen nga Real Madridi, jo nga klubet e tjera. “Sipas mendimit tim, nuk është Barcelona ajo që po shkakton tensionin në këtë rast. Është Real Madridi kundër gjithçkaje, domethënë kundër Barcelonës, kundër gjyqtarëve… Kundër gjithçkaje”, ka thënë fillimisht Tebas. Trajneri i La Ligës kritikoi gjithashtu narrativën që lidh gabimet aktuale të arbitrimit me polemikat e së kaluarës. “Narrativa është se ajo që po ndodh sot me…

Read More

Punëtorët e KRU “Hidrodrini” po vazhdojnë grevën paralajmëruese, e cila sot hyri në ditën e pestë, si pjesë e ushtrimit të së drejtës për grevë në përputhje me ligjin.Në një njoftim për media, Shoqata Sindikale e Punëtorëve të KRU “Hidrodrini” theksoi: “Greva gëzon përkrahje të gjerë nga punëtorët, por rrugët e dialogut dhe negociatave mbeten të hapura për adresimin e kërkesave të punëtorëve, në kuadër të kompetencave të palëve përgjegjëse”. Greva zhvillohet çdo ditë nga ora 09:00 deri në 10:00 dhe do të vazhdojë deri në ndërmarrjen e hapave konkretë për zgjidhjen e kërkesave ose deri në një njoftim tjetër…

Read More

Komuna e Fushë Kosovës ka njoftuar se gjatë procedurave për dy konkurset publike të shpallura më 8 gusht 2025, janë konstatuar shkelje të dispozitave ligjore, çka ka sjellë vendimin për anulimin e tyre në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe procedurat administrative.Konkursi i parë, me Nr. 849, ishte shpallur për pozitat në sektorin shëndetësor dhe administrativ, duke përfshirë: mjekë të përgjithshëm (6 pozita), mjek stomatolog (1 pozicion), infermier/e (18 pozita), teknik/e stomatologjie (4 pozita), teknik/e laborant (4 pozita), teknik/e i farmacisë (1 pozicion), administrator i sistemit informativ shëndetësor (1 pozicion) dhe jurist/e (1 pozicion).Konkursi i dytë, me Nr. 850, përfshinte…

Read More

Një person ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga dy persona të tjerë. Sipas raportit 24 orësh të Policisë thuhet se rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 07:35 në fshatin Dumnicë të Podujevës. Tutje në raport thuhet se njëri nga të dyshuarit është arrestuar, ndërsa tjetri nuk është hasur. “Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se pas një mosmarrëveshje, është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar meshkuj kosovarë. Njëri nga të dyshuarit është arrestuar, ndërsa tjetri nuk është hasur. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Read More

I ftuar në emisionin Debat Plus, nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe i dyti në listën zgjedhore, Uran Ismaili, ka folur për programin zgjedhor të PDK-së dhe gjendjen ekonomike të qytetarëve.Ismaili tha se sot gjendja ekonomike e familjeve në Kosovë është e rënduar dhe se çmimet e larta janë një nga shqetësimet kryesore të qytetarëve. Sipas tij, ulja e kostos së jetesës është një ndër prioritetet kryesore të programit të Bedri Hamzës, në kuadër të zhvillimit ekonomik dhe rritjes së mirëqenies.Ai theksoi se qeverisja e ardhshme e udhëhequr nga Hamza parasheh masa konkrete, përfshirë heqjen e TVSH-së nga produktet…

Read More

Peco Trajkoski nga OJQ thotë se ekziston një “frikë” midis autoriteteve të Maqedonisë se dërgimi i trupave në Ukrainë do të thoshte “marrje anësie”.”Në komunikimin publik, Ministria e Mbrojtjes e lidh vendimin me një qëndrim parimor se Maqedonia “gjithmonë ka qenë për paqe dhe siguri” dhe se siguria e qytetarëve është një përparësi, prandaj ushtarët e Maqedonisë nuk do të dërgohen në Ukrainë. Nëse e lexojmë vendimin “nën sipërfaqe”, arsyet zakonisht janë më praktike sesa ideologjike.Së pari, për ushtritë e vogla, çdo vendosje e re do të thotë një zgjedhje që do të sakrifikohet në vend ose në misionet/detyrimet ekzistuese,…

Read More

Një glaciolog francez me përvojë ka paralajmëruar se akullnajat e Alpeve kanë humbur më shumë se gjysmën e vëllimit të tyre që nga fundi i shekullit të 19-të, duke theksuar ndikimin përshpejtues të ndryshimeve klimatike në vargmalin më të lartë të Evropës.Në një intervistë si pjesë e raporteve speciale të Anadolu-t “Maja e Evropës: Alpet”, Sylvain Coutterand detajoi ndryshimet e thella që ndikojnë në rajonin e Alpeve të Francës. Ai theksoi një transformim të thellë në peizazhin e Alpeve.Duke kujtuar vizitat e tij të verës së fëmijërisë në vitet 1970 dhe 1980 në Les Houches, një fshat në rajonin Auvergne-Rhone-Alpes…

Read More