Author: korrektpress

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë pjesë në ceremoninë e shënimit të natës së Krishtlindjes që u mbajt në Katedralen “Nënë Tereza” në Prishtinë.Osmani u është drejtuat qytetarëve duke rikujtuar rëndësinë e bashkimit, solidaritetit dhe humanizmit në shoqëri.Presidentja tha se Krishtlindja është frymëzimi që na kujton se edhe përballë sfidave duhet të triumfojë shpresa. “Magjia e Krishtlindjes na bën sonte të kthejmë vëmendjen edhe drejt atyre që janë larg, në shërbim, por mbi të gjitha drejt atyre që kanë më së shumti nevojë për kujdesin tonë,” tha Presidentja, duke shtuar se shembulli i Nënë Terezës na frymëzon të kujdesemi…

Read More

Dimri sjell shumë gëzime, por edhe sfida për lëkurën tonë. Ajri i ftohtë, era dhe ajri i thatë në dhomat e ngrohta mund ta thajnë atë, duke e bërë të ndjeshme dhe të prirur ndaj acarimit. Megjithatë, shumë njerëz bëjnë një gabim kyç në kujdesin e lëkurës gjatë muajve të ftohtë. Dermatologia Dr. Tiffany J. Libby zbuloi për Parade se çfarë duhet të kemi kujdes në dimër për ta mbajtur lëkurën të shëndetshme dhe të hidratuar.Pse kujdesi dimëror është i ndryshëm?Gjatë dimrit, lagështia e ulët thith lagështinë nga lëkura jonë. Ajri i ftohtë dhe i thatë jashtë dhe ajri i…

Read More

Një qen pit bull sulmoi një fëmijë të vogël në zonën e Union Square në Manhattan, duke shkaktuar panik edhe mes kalimtarëve.Ngjarja ndodhi rreth orës 11:10 pranë një banke, ku disa qytetarë ndërhynë për të ndihmuar familjen dhe për të larguar qenin.Në pamjet e shpërndara në rrjetet sociale dëgjohet nëna e fëmijës duke kërkuar ndihmë dhe duke u lutur që të thirrej urgjenca. View this post on Instagram A post shared by Bharat Squad (@thebharatsquad)Pas ndërhyrjes së kalimtarëve, fëmija u dërgua me urgjencë në spital, ku u trajtua për plagë në këmbë dhe ndodhet në gjendje stabile.Policia tha se pronari…

Read More

Xabi Alonso po has vështirësi për të ruajtur rendin në dhomat e zhveshjes së Real Madridit, pasi aty ka plot lojtarë me emër të madh që besojnë se “e meritojnë” të jenë titullarë në çdo ndeshje, sipas ish-shokut të tij te kombëtarja e Spanjës, Cesc Fabregas.Trajneri i Comos ka shpjeguar arsyet pse mendon se bashkatdhetari i tij është vënë nën presion në “Bernabeu” këtë sezon. Sipas Fabregasit, i cili ka luajtur për Barcelonën, Arsenalin dhe Chelsean, vështirësia kryesore e Alonsos lidhet me faktin se ka në dispozicion një dhomë zhveshjeje të mbushur me yje.Në deklarata të cituara nga e përditshmja…

Read More

Kryeministri Albin Kurti zhvilloi një takim me profesionistë të fushave të ndryshme në Mitrovicë, ku foli për zotimet e tij dhe vendimet e para që do të miratohen qysh në mbledhjen e parë të qeverisë.Sipas Kurtit, këto vendime do të ndikojnë direkt në mirëqenien e qytetarëve dhe përfshijnë:Buxhet rekord prej 4 miliardë euro për vitin 2026.Ligji i ri për çmime tavan për produktet bazë.Heqja e kufizimit të punësimit për veteranët e UÇK-së që përfitojnë beneficione.Paga e 13-të për zyrtarët publikë në fillim të vitit 2026.Pakoja për Përballje me Inflacionin 2.0 në vlerë 200 milionë euro, që mbështet pensionistët, studentët, fëmijët,…

Read More

Alban Zogaj ka deklaruar se Brezovica është pjesë e rëndësishme e programit zhvillimor të LDK-së.Ai ka bërë të ditur se janë planifikuar investime prej 80 milionë eurosh për zhvillimin e kësaj qendre turistike.Zogaj ka theksuar se përveç fondeve publike, do të krijohen kushte edhe për partneritet publiko-privat në ndërtimin e hoteleve dhe faciliteteve turistike.Më poshtë mund të shihni mesazhin e kandidatit për deputet nga radhët e LDK (123), me numrin 22 në këto zgjedhje, Dr. Alban Zogaj. /Telegrafi/

Read More

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe i dyti në listën zgjedhore të kësaj partie për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit, Uran Ismaili, ka vazhduar serinë e videove përmes të cilave u drejtohet qytetarëve, duke shpjeguar pikat kyçe të programit zgjedhor të PDK-së.Në videon e publikuar sot, Ismaili flet për masat konkrete që, sipas tij, synojnë rritjen e mirëqenies ekonomike për qytetarët dhe familjet në Kosovë, në kuadër të programit të kandidatit për kryeministër, Bedri Hamza. “Programi i Bedri Hamzës parasheh rritjen e pagave për 50 për qind për të gjithë punëtorët e shërbimit publik. Po ashtu, do…

Read More

Kancelari gjerman Friedrich Merz nënvizoi angazhimin e qeverisë së tij për të siguruar që paqja dhe siguria të mbizotërojnë në Evropë, në mesazhin e tij video të Krishtlindjeve.”Në këto muaj dhe vite, bëhet fjalë për paqen, për sigurinë dhe për prosperitetin e të gjithë kontinentit tonë”, tha Merz, i cili është shfaqur si një mbështetës i flaktë i Ukrainës.”Në këtë frymë, ne ndihemi të përkushtuar ndaj Gjermanisë dhe Evropës. Varet nga ne”, shtoi ai.Qeveria do të bëjë detyrën e saj dhe do të punojë me durim dhe këmbëngulje për të çuar përpara interesat e Gjermanisë, tha ai.Në fjalimin e tij…

Read More

Gjykata Kushtetuese hapi procedurë për uljen e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Sipas Kushtetueses, me këtë vendim Qeveria dhe Kuvendi kanë vepruar në kundërshtim me parimin e ndarjes së pushteteve pasi janë përzier në punën e pushtetit gjyqësor. Kjo, siç theksoi kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski është në kundërshtim me standardet ndërkombëtare.“Shumica e gjyqtarëve vlerësojnë se me atë ligj, ndërhyhet në pavarësinë e pushtetit gjyqësor nga ana e pushtetit ekzekutiv dhe legjislativ…Për uljen e pagave të gjyqtarëve ekzistojnë standarde të pranuara ndërkombëtare”, deklaroi Darko Kostadinovski, Kryetar i Gjykatës Kushtetuese.Me këtë, nënkuptohet që Gjykata Kushtetuese në fazën e ardhshme mund…

Read More

Manchester United po vazhdon kërkimet për përforcime në repartin ofensiv dhe një nga emrat që ka dalë në plan të parë është anësori i RB Leipzig, Yan Diomande (19). Talenti i ri shihet si një alternativë interesante dhe një projekt afatgjatë për skuadrën e drejtuar nga Rúben Amorim.Sipas burimeve të Give Me Sport, Diomande është futur në krye të listës së dëshirave të “Djajve të Kuq”, të cilët po analizojnë mundësitë për ta forcuar sulmin në afatin e ardhshëm të transferimeve. Megjithatë, një marrëveshje e mundshme nuk pritet të jetë e lehtë, pasi RB Leipzig ka vendosur një çmim të…

Read More