- Pse Irani dhe Emiratet e Bashkuara Arabe e urrejnë kaq shumë njëra‑tjetrën?
- Eva Longoria e quan Kim Kardashian “shumë qesharake” në filmin e ri komik
- Ambasadorja Ziv: Izraeli vlerëson gatishmërinë e Kosovës për mision paqeruajtës në Gazë
- Përurohe investimet e efiçiencës në 4 ndërtesa sociale në Obiliq e Drenas
- Vedat Muriqi mes lotëve: Doja të pensionohesha pas Botërorit, po vjen gjenerata e artë e Kosovës
- Kush do të jetë shkaktari i konflikteve të reja, sipas Erdoganit?
- Mbappe kujton periudhën te PSG me Messin dhe Neymarin: Messi është i pabesueshëm
- Ironizon Trump: Nëse s’ka marrëveshje me Iranin, fajtor JD Vance – në rast të kundërt, unë jam më meritori
Author: korrektpress
Sot mbi vendin tonë parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët, me reshje shiu dhe bore.Si pasojë e ndryshimeve në situatën meteorologjike, parashikimi i mëhershëm ka pësuar ndryshime të lehta, ku përveç rigave të shiut, në disa zona priten edhe reshje bore.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 dhe 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës pritet të arrijnë 1 deri në 2 gradë Celsius.Sipas meteorologëve, fuqizimi i vorbullës polare ka ndikuar në uljen e temperaturave, veçanërisht të atyre maksimale, duke sjellë ndryshime të lehta në parametrat meteorologjikë.Era do të fryjë kryesisht nga veriperëndimi, me shpejtësi 1 deri në 7…
Një person është arrestuar të martën pasdite në rrugën “Nëna Terezë” në Fushë Kosovë, nën dyshimin për blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të substancave narkotike.Sipas njoftimit të Policisë, gjatë kontrollit në trup dhe në banesën e të dyshuarit mashkull kosovar, njësitë policore kanë gjetur dhe konfiskuar 534.6 gram substanca të dyshuara narkotike, të paketuara në qese plastike. Po ashtu, nga i dyshuari është konfiskuar edhe një telefon celular.I dyshuari është intervistuar në prani të organeve kompetente dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/
Tyson Fury është gati të hyjë në ring me Anthony Joshuan vitin e ardhshëm, por ndeshja që tifozët e boksit kanë pritur për gati një dekadë do të ndodhë vetëm me një kusht, por vendimtar. Siç e ka konfirmuar promotori i tij, gjithçka varet nga një ofertë financiare.Ky spektakël i peshave të rënda është organizuar prej vitesh, gjatë të cilit të dy boksierët mbajtën tituj botërorë. Fury u bë kampion i unifikuar me një fitore ndaj Wladimir Klitschko, pas së cilës u tërhoq për disa vite. Ai u rikthye me stil, mori rripin e WBC nga Deontay Wilder dhe e…
Arnold Schwarzenegger u ribashkua me ish-bashkëshorten e tij Maria Shriver gjatë festave të fundvitit — 14 vjet pas skandalit të ashpër të tradhtisë. Ylli 78-vjeçar — i cili së fundmi zbuloi të ardhmen e tij në ekskluzivitetin Terminator — u pa duke buzëqeshur me Shriver-in ndërsa u bashkuan me fëmijët e tyre gjatë sezonit festiv.Kjo vjen pasi ish-çifti u nda në vitin 2011 pas zbulimit të lidhjes së tij me mirëmbajtësen e tyre të shtëpisë Mildred Baena — dhe faktit se kishte bërë një fëmijë jashtëmartesor me të. Çifti kishte qenë i martuar për 25 vjet përpara se Shriver të…
Nga 1 janari sipas ligjit të ri do të nisë të zbatohet norma progresive e tatimit në pronë. Në bazë të ligjit pritet që pronave komerciale t’u rritet tatimi, siç thuhet, deri 300%. Në këtë situatë, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, përmend ambientin e rënduar në Kosovës për bizneset.“Mes shumë sfidave që ka kaluar biznesi, sfidë e rradhës është edhe kjo, ligji i ri për tatimin në pronë që rrezikon bizneseve tu rritet tatimi në pronë deri në 200-300%…”, tha Rafuna për RTV21.Qeveria në vitin 2024 përmes ligjit për buxhetin kishte prolonguar ligjin e ri për tatimin…
Lidhja Auto Moto-Moto e Maqedonisë (LAMM), njofton se trafiku në rrugët tjera shtetërore po zhvillohet pa pengesa.Dukshmëri e zvogëluar për shkak të mjegullës deri në 40 metra ka në qafat malore Strazhë, deri në 30 metra në Pletvar, Presekë, Gjavato e Mavrovë si dhe deri në 50 metra në Krushevë.Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në pikat kufitare në anën maqedonase, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.
Forcat e Armatosura të Ukrainës pritet të marrin gjithsej tre milionë dronë FPV deri në fund të vitit 2025, gati 2.5 herë më shumë se vitin e kaluar, ka njoftuar Ministri i Mbrojtjes Denys Shmyhal.Njoftimi nënvizon përpjekjen e Kievit për të zgjeruar prodhimin vendas të armëve, ndërsa dronët luajnë një rol gjithnjë e më vendimtar në luftën në shkallë të plotë të Rusisë kundër Ukrainës.”Roli i sistemeve pa pilot në fushën e betejës po rritet dhe për këtë arsye prodhimi i instrumenteve inovative të luftës është përparësia jonë numër një”, tha Shmyhal .Sipas ministrit, shumica e dronëve të përdorur nga…
Dy persona janë ndaluar nga Policia e Kosovës në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, në dy raste të ndara që lidhen me vepra penale të vjedhjes.Në rastin e parë, është arrestuar një mashkull kosovar, i cili ishte në kërkim policor lidhur me një rast të vjedhjes së veturës, i ndodhur më 8 gusht 2025 në Gjermani. Pas arrestimit, vetura e vjedhur është sekuestruar, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.Në rastin e dytë, është ndaluar një femër kosovare, e cila ishte në kërkim policor për një rast vjedhjeje të ndodhur më 21 dhjetor 2025, rreth…
Evidencat e Sistemit të Menaxhimit të Integruar, flasin për rreth 500 mijë hyrje të qytetarëve të Kosovës përmes pikëkalimeve kufitare tokësore dhe ajrore. Ndërkohë një fluks i shtuar shihet në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.Bazuar në të dhënat zyrtare të Policisë, të nxjerra nga Sistemi i Menaxhimit të Integruar dhe raportimet nga rajonet përkatëse, gjatë javës së kaluar janë regjistruar rreth 500 mijë hyrje të qytetarëve të Kosovës përmes pikëkalimeve kufitare tokësore dhe ajrore.Zyrtar për informim në ANP ” Adem Jashari ” në Prishtinë bëjnë të ditur që festat e fund vitit janë duke i sjellur shumë bashkëkombës tonë, ndërkohë që…
Ditën e enjte Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme.Moti parashikohet me vranësira mesatare të dendura.Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët e lokalisht mesatar në pjesën më të madhe të territorit që në orët e para të 24-orëshit deri në mëngjes, hera-herës shtrëngata afatshkurtra. Gjatë ditës reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët të karakterit lokal. Në Alpe dhe në lartësitë 700-800 metra në verilindje dhe 900 metra në juglindje reshje dëbore me intensitet të ulët, lokalisht mesatar.Mjegull e dendur përgjatë zonave luginore në orët e mëngjesit si dhe në momentin e reshjeve të…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari